Kontabiliteti

Kontabiliteti eshte discipline qe merret me mbledhjen, pershkrimin, klasifikimin, dhe komunikimin e rezultateve financiare. Kontabiliteti si discipline eshte nje fushe shume e gjere dhe ne kohen e sotme ne vete ngerthen disa dege. Ne pergjithesi roli i kontabilitetit eshte qe t’iu ndihmoje menaxhereve, investitoreve, autoriteteve shteterore te taksave dhe njerezve apo grupeve te njerezve vendim marres te marrin vendime me te sigurta duke u bazuar ne te dhenat kontabel.

Auditimi eshte discipline e nderlidhur por e ndryshme nga kontabiliteti. Auditimi ka dy nen disciplina qe jane: auditimi internal dhe auditimi eksternal.

Me auditimin eksternal nenkuptojme analizen dhe kontrollin e te dhenave kontabel nga njerez, grupe njerezish apo institucione qe jane nga jasht kompania se ciles i behet auditimi. Ky lloj auditimi behet me se shumti nga ana e shtetit edhe ate nga ana e institucionit per taksa dhe tatime si dhe nga investitore te mundeshem ne kompanine qe auditohet.

Me auditimin internal nenkuptojme mbledhjen dhe analizen e te dhenave kontabel te kompanise nga ana e njerezve apo grupeve te njerezve qe cilet jane pjese e asaj kompanie. Gjat ketij auditimi tentohet gjithmone te arrihet nje neutralitet i vleresimit te te dhenave nga auditimi sepse keto te dhena menaxhmentit te kompanise i nidhmojne qe te shohe nivlein ne te cilin gjendet kompania qoft krahasuar mes kompanive te tjera, qofte krahasuar mes periudhave te ndryshme kohore te vet kompanise ose krahasuar me planet e parakrijuara. Profesionisti qe merret me kontabilitet quhet kontabilist. Ne vendet tona si dhe ne bote gjenden shume trupa profesionale te kontabilitetit.

Burimi: Wikipedia