Jam e pafat ne dashuri

fb1tw1go1

Disa muaj me pare u njoha me nje djale te cilin ma prezantoi shoqja ime e ngushte. E pelqyem njeri-tjetrin qe ne fillim dhe vendosem te krijonim nje lidhje. Historia jone shkonte shume mire dhe ne kishim filluar te mendonim qe historia jone te ishte me serioze. Une natyrisht si çdo vajze e dashuruar fillova te krijoj iluzione per nje jete perkrah tij. Ai kishte mbaruar shkollen e larte per juridik, ndersa une isha ende ne shkolle. Rastesisht familja ime e mesoi qe une po njihesha me nje djale dhe duke qene se isha ne nje moshe te pjekur nuk me thane asgje, vetem me uruan qe ishte djali i duhur. Ata shpesh me pyesnin se si vazhdonte lidhja me te. Ne fillimet e saj, ashtu si ne çdo lidhje çdo gje shkonte shume mire, kur papritur diçka u shkaterrua. Te dy nuk ishim me si ne fillim, ishim si te heshtur. Po e kuptoja se lidhja jone nuk po shkonte si ne fillim, por mendoja qe do te kishte edhe probleme te tjera, ndaj nuk doja ta bezdisja shume. I shkruaja mesazhe, i telefonoja por ai nuk me pergjigjej. Kjo gje po me shqetesonte pa mase dhe i kerkova qe te takoheshim dhe te vendosnim nje here e mire per kete lidhje. E pyeta se çfare problemi kishte, pse nuk me pergjigjej ne telefon. Ai vetem me shihte dhe nuk dinte se çfare te thoshte. Me bezdiste shume menyra sesi me shihte. Pas shume druajtjesh me tha se do te largohej nga Shqiperia. Edhe pse kishim shume pak kohe qe njiheshim fjalet e tij me trishtuan pa mase. Me erdhi shume keq qe historia jone do te perfundonte me aq. U perpoqa ta bindja qe te mos largohej, por ishte e pamundur. Ai e kishte vendosur. Ndarja me te me shkaterroi. Kalova ne nje gjendje merzie qe nuk di ta shpjegoj. Prinderit e kishin vene re kete ndryshim timin dhe me pyesnin se çfare me shqetesonte. Nuk doja ta flisja me ta sepse edhe ata do te vuanin nga kjo histori. U mundova te behem e forte. Ju riktheva jetes normale. Fillova te dal sa me shume, te argetohesha por per fat te keq ai ishte ende i pranishem ne mendjen time. Pas pak kohesh u njoha me nje djale tjeter. Me qendronte shume prane dhe mundohej te me largonte merzine qe kisha. Pas tre muajsh nga ndarja ime e pare vendosa te lidhesha me te. Dashuria nuk ishte e njejte, por vendosa t’i jape vetes nje mundesi gjithashtu edhe atij. Ne fillim çdo gje shkonte shume mire, por me pas çdo gje filloi nga e para, historia jone po mbetej ne vend, gjerat u ftohen. Bisedova me shoqet e mia dhe ata me thane qe mos t’i bija me telefonit te tij, sepse nuk ia vlente. Une arrij t’i kuptoj shume qarte ato dhe e di qe kane te drejte, sepse as mua nuk me dukej normale nje lidhje e tille, po me vjen shume inat me veten, se perse qe te dy ish te dashurit e mi kane zgjedhur pikerisht kete menyre per te me larguar nga vetja. Jam shume e deshperuar, sepse zhgenjimet vazhdojne ende te me ndjekin nga pas.

Gazeta Game Over

Artikuj te tjere