logo

Me premtoi se do me priste, por u martua me nje tjeter

Kurbeti i mallkuar me ndau nga e dashura ime. Edhe pse kane kaluar 5 vjet nga ajo kohe une ende e kujtoj me mall dhe vuaj per te. Vite me pare kam qene i dashuruar me nje vajze nga fshati im. Kemi qene ne shkolle bashke dhe ajo me donte po njelloj, vetem se nuk mund te qendronim gjate bashke dhe nese nuk fejoheshim lidhjen nuk mund ta mbanim gjate. Une ne ate kohe po perpiqesha qe te ikja ne Greqi per te punuar, por nuk mund te ikja pa marre fjalen e vajzes qe doja se do me priste, derisa te kthehesha dhe pastaj te benim fejesen. Ajo me dha fjalen, por premtimin e dhene nuk do ta mbante dhe kete do ta zbuloja disa muaj me vone. U nisa per ne emigrim me zemren e mbushur me dashuri dhe me deshiren per tu kthyer sa me shpejt qe te isha i lumtur me te dashuren time. I kisha premtuar asaj se do ta doja perjete dhe se do te kthehesha shume shpejt per ta marre edhe ate me vete dhe te ndertonim nje jete me te mire nga ajo qe gjendej aty ne fshatin tone te vogel, ku kishim lindur dhe ishim rritur. Kaluan pothuajse tre muaj qe nuk kishim folur, derisa me ne fund gjeta mundesine qe te flisja me te nepermjet kusherires sime, e cila e kishte shoqe. E pyeta nese vazhdonte te me priste, nese do ta mbante premtimin e dhene dhe me tha po. U gezua pa mase shpirti dhe zemra ime. Ndersa punoja ne Greqi mendoja gjithmone per ate dhe luftoja qe te grumbulloja sa me shume para, qe te kthehesha dhe te kisha mundesi ta merrja me vete. Mendoja per fejesen dhe nje nate i tregova nenes sime per deshiren qe kisha. Ajo u gezua dhe me tha se, sapo te gjeja mundesine te kthehesha ne shtepi babai do shkonte te kerkonte doren e vajzes. E dashura ime nuk kishte telefon dhe komunikoja shume rralle me te dhe gjithmone me kishte thene se po me priste mua, me thoshte se vazhdonte te me donte dhe tani qe isha larg me donte me shume. Me thoshte gjithmone se e kishte marre malli per mua, por une nuk e dija se te gjitha ato qe me kishte thene ishin genjeshtra. Nje dite mora ne telefon nenen time dhe me shaka e pyeta, “nusen si e ke?”, per vajzen qe doja. Nena me gjysme zeri me tregoi se e dashura ime ishte fejuar dy jave me pare. Ajo me tha se fejesa ishte bere me lajmesi dhe burri i saj ishte nga qyteti. Me rane lotet edhe pse u perpoqa te tregohesha i forte, qe nena te mos kuptonte asgje. Kam qare shume ate nate dhe nuk arrija ta kuptoja se ku kishin shkuar premtimet, fjalet qe me thoshte ajo. Po ate nate i kerkova kusherires sime qe te ma nxirrte ne telefon. Ajo nuk kishte pranuar, por kembengulja ime dhe e kusherires e kishte detyruar qe te me pergjigjej. Duhej te pakten te me jepte nje shpjegim, te me thoshte nese me kishte dashur ndonjehere, apo gjithçka qe me kishte thene ishte genjeshter. Ajo me tregoi se, djali me te cilin ishte fejuar kishte hyre ne shtepi dhe ajo nuk kishte mundur qe t’i dilte kunder babait te saj, i cili e kishte detyruar te fejohej. “Nuk mund t’i tregoja per ty”,- tha. “Nuk dija çfare t’i thosha per ta kundershtuar dhe nese i tregoja per lidhjen tone babai do te me kishte vrare”, me tha ajo. Isha i deshperuar dhe nuk e kontrolloja dot veten, pas çdo fjale qe i thosha ajo vetem qante dhe me thoshte, “nuk i thosha dot babit jo”. Kjo shprehje edhe sot e kesaj dite me buçet ne koke dhe akoma vuaj. U ktheva nje vit me vone ne fshat dhe vajza qe doja po pergatitej te martohej me ate, djalin e qytetit. Nuk shkova ne dasme edhe pse doja ta shihja nuse, ashtu siç duhej te vishej vetem per mua. Me lot ne sy i kerkova kusherires qe t’i jepte nje leter nga ana ime. Nuk e di çfare eshte bere me ate leter se ajo thjesht e kishte marre dhe nuk me eshte pergjigjur kurre. Tani kane kaluar 5 vjet nga kjo histori dhe une ende vazhdoj ta dua. Kam pasur lidhje dhe me vajza te tjera, por asnjeren nuk kam dashur si ajo. Nena me ka thene se ajo eshte bere me djale dhe vjen shpesh ne fshat, por une nuk e kam takuar me.

Gazeta Game Over