logo

Nje te dashur per shtepi dhe nje per kenaqesi

Pershendetje miq te dashur te kesaj gazete me te cilen jam rritur! Nuk e kisha menduar kurre se do behesha edhe une pjese e saj me historine time. Ne kete periudhe te jetes gjendem para nje dileme te madhe, te cilen nuk po mundem ta zgjidh dot vete, prandaj nje mendim do me ndihmonte shume. Une dua dy persona njekohesisht. Ose me sakte, njerin e dua, por nuk e di a eshte ai i duhuri per mua. Nderkohe qe ai qe me do mua eshte djali perfekt, ideal, qe çdo vajze do ta donte, por qe mua s’me rreh shume zemra per te. Do t’ju tregoj me gjate historine time, qe ta kuptoni mire.

Une jam 17 vjeçe dhe nje vit me pare kam njohur nje djale qe me beri per vete. Ai eshte 4 vjet me i madh se une dhe gjithmone ka qene i rrethuar nga femra qe e kishin qejf. Te them te drejten e kane mbajtur gjithmone per rrugaçin e lagjes, por une nuk e kam zakon qe t’u besoj fjaleve te te tjereve. Dhe ne kete rast nuk i mora ne konsiderate fjalet qe degjoja per te. Nga ana tjeter, nuk e di pse femrat gjithmone, madje edhe ne filma, dashurohen gjithmone me keta tipa qe eshte e veshtire t’i kesh vetem per vete. Edhe une rashe ne dashuri me te koke e kembe. Ai dinte te me bente per vete. Kishte shume humor dhe kjo pjese me pelqente shume. Ne fillim bera te veshtiren. Nuk doja qe te mendonte se une isha nje nga shume te tjerat, qe mund ta fuste ne kurth lehte. Dhe me duket se strategjia ime funksionoi. Sa me shume e kontrolloja veten, aq me shume me vinte ai nga pas. Madje filloi ta kalonte gjithe kohen para e mbrapa meje, sa ra ne sy edhe te shoket e tij, te cilet filluan ta ngacmonin e t’i thoshin se kishte rene brenda me mua. Me dergonte gjithe kohen mesazhe ne telefon dhe me bente komplimente pa fund, derisa une u dorezova.

Keshtu filloi lidhja jone. Ishim shume te dashuruar dhe rrinim gjithe kohen bashke. Ai nuk rrinte dot nje dite pa me pare dhe une detyrohesha te gjeja lloj-lloj justifikimesh per te dale perdite e per t’u takuar me te. Çmendesha pas tij dhe nuk e imagjinoja veten me askend tjeter. Isha e bindur qe kisha gjetur njeriun e duhur.

Kur kishim 2 muaj te lidhur ai filloi pune. Ne kete kohe nisi te ndryshonte marredhenia jone. Ngaqe kalonte shume kohe ne pune, nuk takoheshim dot aq shpesh sa me pare. Ne fillim merzitesha, pastaj u perpoqa qe ta mirekuptoja. Mirepo me fillimin e punes se re, ai njohu edhe njerez te rinj, mes tyre edhe vajza qe ishin me te rritura se une dhe qe benin jete nate. Filloi te dilte me shoqerine nate per nate. U bera shume xheloze. Kisha frike se do ta humbja per ndonje prej atyre vajzave qe shoqerohej. Por sa me shume xheloze behesha une, aq me indiferent ndaj meje behej ai. Ziheshim gjithe kohen ne telefon dhe me mesazhe. Kur takoheshim e nisnim duke u zene dhe perfundonim duke u puthur. Edhe pse i thosha vetes se do shkoja ta takoja qe t’i thosha se do te ndahesha prej tij, nuk arrija ta beja. E doja çmendurisht.

Keshtu lidhja jone vazhdoi per muaj te tere. Ai u ftoh dhe me e keqja ishte kur mbyllte telefonin dhe une nuk kisha mundesi as qe te debatoja me te. Kur takoheshim, pajtoheshim perseri. M’u be normale kjo lloj marredhenieje.

Megjithate, nuk mund ta fsheh se me vinte plasja kur shikoja shoqet e mia qe shkonin mire me te dashurit e tyre dhe ata i trajtonin plot respekt dhe dashuri. Ndersa ky i imi behej i gjalle njehere ne disa dite, per te mos thene njehere ne jave dhe shumicen e kohes e kalonim duke u zene.

Ne kete faze ishte marredhenia ime kur vajza e dajes me prezantoi me nje shokun e saj. Ai ishte ndryshe nga T-ja. Ishte natyre e shtruar dhe me serioz. Jo se nuk bente humor, por kishte nje lloj finese, qe e bente te dukej si çun mami. Megjithate, ai ishte djale shume i zgjuar dhe dinte t’i vleresonte njerezit. Pasi dola tri here me kusheriren dhe me shoqerine e saj, ky shoku i saj ishte interesuar per mua. Per nje moment e hoqa mendjen nga T. E., shoku i kusherires, kishte gjithçka qe i mungonte T-se. Ishte i sjellshem dhe nuk ishte natyre qe vraponte pas te pares qe i dilte perpara. Ishte tamam tipi qe do te doja te kisha ne krahe. Pasi dola disa here me E-ne vendosa te lidhesha me te. Te pakten keshtu do te kisha nje lidhje normale.

Por me pare duhej te ndahesha nga T-ja, te cilin, edhe pse nuk e takoja shpesh, vazhdoja ta kisha te dashur. E mora ne telefon dhe i kerkova te takoheshim sepse kisha diçka shume te rendesishme per t’i thene. Ai sikur e kishte parandiere arsyen e takimit dhe ndryshe nga heret e tjera erdhi buzagaz dhe me solli edhe nje dhurate te vogel. Megjithate, une i thashe se doja te ndahesha prej tij. Nuk di si ta shpjegoj, por kisha nje deshire te madhe qe te hakmerresha ndaj tij. Me vinte inat qe ai dilte çdo nate me femra te tjera. Doja ta beja qe te kuptonte se edhe une mund te kisha meshkuj te tjere, me te mire se ai. Prandaj kur me pyeti per arsyen e ndarjes i thashe se kisha njohur dike tjeter, qe me pelqente.

Ai u xhindos. Me tha se nuk do te lidhesha me askend tjeter. Nuk e di pse m’u be qejfi qe u be xheloz. Pastaj filloi te zbutej dhe me kerkoi te mos nxitohesha, por t’i jepja edhe nje mundesi tjeter. U dorezova, ashtu siç beja gjithmone perpara tij. Ai nisi te behej perseri i dashur si dikur dhe te me kushtonte shume vemendje. Por ne te njejten kohe, E. nuk terhiqej nga perpjekjet per te me bere per vete.

Kaluan disa dite dhe T. u kthye te zakoni i vjeter. Fiku telefonin dhe doli me shoqet e tij. Une dyshoj se ka marredhenie me njeren prej tyre, edhe pse ai nuk e ka pranuar kurre. Kur me doli telefoni i fikur me iku truri. Mora E-ne ne telefon dhe dola me te. Nuk doja te beja asgje, por ja qe nuk e di se si ndodhi dhe shkembyem nje puthje. I thashe E-se se nuk duhej te mendonte se ajo puthje do te thoshte se ishim te lidhur.

Te nesermen u zura perseri me T-ne. Kur i thashe se do te ndahesha prej tij, ai u zbut perseri dhe nisi te sillej mire. U bene kaq kohe qe perpiqet te sillet mire, te jete i dashur dhe i perkushtuar ndaj meje. Me pelqen shume kur eshte keshtu, por kam frike se nje dite ai do te kthehet perseri tek zakoni i vjeter.

Tani qe po shkruaj kete leter jam ende e lidhur me T-ne. Ai ka ndryshuar per mire, por hera-heres kam frike se nuk do t’i harroje zakonet e vjetra. Ne te njejten kohe flas vazhdimisht me E-ne. Nuk jam e lidhur me te, por nuk e mohoj qe kam nje lloj simpatie. Ai me ben te ndihem shume e rendesishme. Ështe gati te me ofroje gjithçka vetem e vetem qe te lidhem me te. Nganjehere nuk arrij ta kuptoj nese e dua me te vertete T-ne apo jo. Here te tjera mendoj se po bej gabim qe nuk po lidhem me E-ne sepse keshtu po humb mundesine per te ndenjur me nje djale te mrekullueshem. Jam plot dilema. Shumicen e rasteve e ndiej qe jam çmendurisht e dashuruar me T-ne, edhe pse E. eshte shume me i dhene pas meje.

Te dashur lexues te gazetes “Paloma”, kjo eshte situata ne te cilen ndodhem. Ju lutem me jepni nje mendim se çfare duhet te bej. Mos me paragjykoni qe po i jap shprese dy meshkujve ne te njejten kohe. Dua te bej zgjedhjen e duhur, per te cilen nuk do te pendohem neser.

Kerkoj te me jepni mendime te pjekura qe do te me ndihmojne te marr nje vendim te drejte.

Gazeta Paloma