Nuk e urrej shoqen qe me mori te dashurin

Kurre nuk e kam bere nje gje te tille, qe te shkruaj ne nje gazete gjerat e mia personale. Ndoshta eshte nevoja te nxjerr kete qe kam brenda meje. E gjithe kjo me detyron te shkruaj. Do te perpiqem te flas shkurt ne menyre qe te mos merziteni. U transferova nga nje qytet me i madh ne nje qytet me te vogel sipas vendimit te nenes sime. Fillova vitin tim shkollor ne nje shkolle province ku gjithsej kishte ne klase 20 nxenes. Si ne te gjitha vendet, nuk ka rendesi nese je njeqind, apo dhjete vete, kurre nuk mungon Don Zhuani i shkolles. Duke qene se une isha e re, ardhja ime terhoqi vemendjen e shume djemve. Ne klasen time ishte ky Don Zhuani, per te cilin ju fola me siper. Sinqerisht nuk me ngjallte asnje interes, e dija qe ishte i tille dhe qe do te me genjente vetem per te pasur nje emer tjeter ne listen e tij te femrave. Ne fund te ketij viti shkollor kisha ndjenja per te, por qe nuk i shfaqja dhe nuk doja te bindesha as vete. Kurre nuk kam besuar tek dashuria dhe duke qene se kam qendruar gjithmone me persona me te medhenj, me kane sherbyer pesimet e tyre. E dija qe dashuria sjell vetem vuajtje dhe keshtu ndodhi. Ne nje ballo i dhashe atij puthjen e pare. Ate kohe ai me betohej dashuri te perjetshme dhe une i betohesha per indiference absolute. Me premtoi se pas asaj puthje nuk do te kerkonte asgje me mua, por nuk e permbushi premtimin, sepse ne klase perpiqej te me bindte qe te takoheshim me qellime me shume se shoke. Ate vit nuk i thashe asgje, por ndonjehere ndonje puthje edhe e jepnim. Ish-it te tij, te cilen e donte shume, ardhja ime nuk i pelqeu. Sa me shume i afrohesha une atij, aq me shume flirtonte ajo me te. Une nuk jam aspak xheloze qe te me bezdiste kjo gje. Perfunduan oret e mesimit dhe nuk kishim shkuar asgjekund. Ne pushime zura disa shoqe te reja. Filloi vit i ri shkollor, une tashme ndjeja per Don Zhuanin nje dashuri qe kurre nuk e pranoja deri tani. Keshtu qe diten e pare te shkolles para kerkeses se pare te tij per te qene te dashur pergjigja ime ishte pozitive. Edhe pse qe ishim te lidhur e ndjenim qe nga puthja pare ne nje fare menyre. Ndoshta kishim frekuentuar persona te tjere, por ne na interesonte vetem vetja jone. Ai vazhdonte te me betohej per dashuri, te cilen thelle kurre nuk e besova, por zemra ime po. Ndersa une e mohoja dashurine time te madhe ne menyre te pavullnetshme largohesha prej tij. Kjo gje provokoi ndarjen tone. Kishim nje muaj te lidhur. Njera nga shoqet me beri te shihja shume gjera qe une i shihja, por nuk i jepja renesi. Afrimi i ish-it te tij me te ishte i qarte, ajo jetonte duke e ngacmuar. Nje dite ngacmimet e saj filluan te ndikonin edhe tek mua, sepse ajo duke qene pas tij beri qe ai filloi te me evitonte. Nuk ka asgje me te shemtuar, sesa te shohesh se personi qe do nuk i do me puthjet e tua. Eshte nje nga arsyet e vetevleresimit te ulet tek shume persona. Nuk durova ate dite dhe kur perfundova nje nga oret e mesimit fola me te. Ai m’u pergjigj se ishte konfuz. Une jam shume krenare, keshtu qe i thashe se eshte me mire te ndahemi. E kishim vendosur te qendronim si me pare, pa lidhje dhe puthje, pa qene te kapur prej dore. Por une e dija qe nuk mundesha. Mund t’ju siguroj se kurre nuk kam qare per asnje. Gjithnje kam menduar se jam e forte, por sapo perfundova duke folur me te u takova me vajzat dhe fillova te qaja. Qava gjate gjithe asaj fundjave. Duke menduar se do te me dergonte ndonje mesazh, por asgje. Te henen shkova ne shkolle e qeshur duke fshehur dhimbjen time dhe kur u ula ne banke me vjen nje mesazh nga ai. “Me fal, e kuptova se nuk mund te jetoj pa ty”. Kjo shkaktoi nje inat brenda meje qe nuk mund ta shpjegoj. Kisha frike se do te me bente te njejten gje. Nuk pranova qe te ktheheshim, por vazhdoja te shpresoja se do te tentonte serish. Ndjeja shume gjera per te. Ai e dinte qe une e doja. Zura nje shoqe te re. Me te shfryja dhimbjen time, i tregoja se sa vuaja dhe i tregoja per viktimat e reja. Flisja çdo gje me te. Pas dy javesh pas sherrit tim, mora vesh se shoqja ime ishte takuar me Don Zhuanin. Kur shkova te henen ne shkolle e konfirmova. Ishte e vertete qe kishin kaluar tre ore bashke. Ai erdhi te flase me mua duke me kerkuar falje dhe ne nje fare menyre duke hequr fajin e tij dhe duke me thene se une nuk u ktheva me te. Pas kesaj i pashe edhe per dore si te dashuruarit e vitit. Kurre nuk do te poshterohem duke qare ashtu siç bera ate dite. Ne kete histori une mund te them vetem qe deshtovac sepse pata frike dhe nuk dita te shfaq dashurine qe ndjeja. Por dhimbja qe nje mike te lidhet me te dashurin ishte e madhe. Shpesh pyes veten nese ndonjehere ka ndjere ato qe me thoshte se ndjente. Ishte nje lidhje e çuditshme, ai nuk me donte, por shtirej une e desha, por e fshihja. Tani une po dal me nje djale tjeter dhe nga ajo lidhje kane kaluar me shume se nje vit, por vazhdojne mesazhet dhe vazhdojme te takohemi ne festa. Kur e shoh e di qe ai eshte personi qe do ta dua pergjithmone dhe e di qe ai kurre nuk do te me harroje. Shpresoj ta heq nga mendja dhe qe te me lere te qete. Nuk ndjej urrejtje per asnje, por vetem zhgenjim.

Gazeta Game Over