Periudha e erret mbaroi, tani fillon nje jete tjeter

Kam mbaruar shkollen e larte dhe tani punoj ne nje institucion te rendesishem ketu ne Tirane. Per momentin po jetoj nje histori shume te bukur dashurie dhe ndjej se partneri im eshte i dashuruar me mua dhe se na pret nje jete e gjate bashke. Por arsyeja qe mora guximin t’ju shkruaj ne gazeten tuaj eshte, sepse dua te tregoj nje histori dashurie qe une kam perjetuar para se te takoja te dashurin tim aktual. Dua te them se edhe pse kam kaluar momente te lumtura perkrah tij arrij ne konkluzionin se e gjithe historia ishte nje genjeshter e madhe. U njoha me N. kur isha ne vitin e dyte te shkolles se larte. Kurre me pare nuk isha dashuruar dhe as nuk kisha pasur nje lidhje. N. studionte ne te njejtin fakultet me mua, por qe ne fakt kurre nuk e kisha vene re. Me tregoi per te nje shoku im i klases. Nuk e mendova gjate dhe vendosa te njihesha me kete djale qe pretendonte se me pelqente dhe qe kishte kohe qe me studionte. Qe ne takimin e pare m’u duk simpatik dhe terheqes. Me ra ne sy xhentilesa e tij dhe menyra sesi kerkonte te me bente per vete. Mungesa e eksperiences ndoshta ben qe une t’u besoja shume kollaj fjaleve te tij. Filloi nje histori e bukur dashurie, sepse une fillova te dashurohesha marrezisht me te. Pas disa kohesh vendosa t’i dorezohem me mish dhe me shpirt dhe kryem marredhenie. Edhe pse ate kohe ndjehesha femra me lumtur ne bote tani qe kthehem pas dhe gjerat i shoh me nje sy tjeter mendoj se kjo ishte nje nga qellimet e tij. Nuk reshte se me thenuri se me donte, por pasi kaluan dhjete dite nga dorezimi i trupit tim, ne problemin e pare qe u shfaq vendosi te ndahej. Dua te them edhe pse nuk jam krenare per kete qe iu luta dhe iu pergjerova qe te vazhdonte lidhjen me mua. Pas nje periudhe kur kuptoi se une isha e gatshme te beja gjithçka per dhe ai mund te bente gjithçka me mua, sepse isha verbuar nga dashuria vendosi te kthehej. Gjerat dukeshin sikur po rregulloheshin por nuk vonoi shume dhe fillova te vija re disa telefonata te dyshimta. Te folura ne menyre te fshehte dhe mesazhe qe vinin dhe qe mundohej t’i fshihte. I kerkoja te me thoshte nese kishte ndonje tjeter ne jeten e tij, qe ishte me mire qe te tregohej i sinqerte, por ai vazhdonte te me thoshte se nuk kishte asgje dhe se me donte vetem mua. Dua te them se N. eshte nga ata meshkuj qe te trajtojne si mbreteresha ne sy te njerezve, por qe pas kraheve kane nje jete tjeter teresisht ndryshe nga ajo qe te kane treguar ty. Nje dite kur kishim dale pashe se ne telefonin e tij po vinte nje thirrje. Ishte nje femer, emrin e te ciles nuk e kisha degjuar ndonjehere. E pyeta se kush ishte ajo dhe m’u pergjigj se ishte nje kolege e punes. Atehere i besova, por telefonatat e saj femre filluan te beheshin edhe me te shpeshta. E pyesja shpesh se kush ishte ajo, por ai vazhdonte te mohonte duke thene se nuk kishte asnje lidhje me te. Ishte thjesht nje shoqe, madje ajo ishte e martuar dhe me femije. Koha kalonte dhe si pa kuptuar kishim nje lidhje tre vjeçare. Une mbarova shkollen dhe fillova te kerkoja pune. Duke qene se edhe ai ishte ne nje pune te mire i kerkova qe te mos e mbanim me lidhjen tone te fshehte, por te prezantoheshim me familjet perkatese. Me tha se nuk ishte ende gati dhe se duhet te prisja edhe disa kohe. Por koha kalonte dhe ai as qe nuk kishte ndermend te bente nje hap aq te rendesishem sa fejesa. Fillova te behesha e padurueshme dhe insistuese ne te njejten kohe. Perse ai nuk donte te kishte nje lidhje serioze me mua? Nje dite i thashe se familja ime e kishte marre vesh per ne, sepse na kishin pare bashke, prandaj duhet qe t’i takonte. Ai sapo mori vesh kete u nervozua, u inatos dhe me tha se duhet te isha kujdesur dhe si perfundim me tha qe te njoftoja familjen se nuk kisha asnje lidhje, sepse ishim ndare. Keshtu me la perseri. Kete here nuk shkova pas tij, nuk vrapova per t’iu lutur qe te kthehej me mua. Dyshimet ishin bere te medha edhe pse nuk arrija te merrja nje vendim vete, sepse isha e dashuruar. Pas disa ditesh qe nuk patem asnje kontakt me telefonoi dhe me tha se duhej te me takonte. Pa hezituar shkova ne takim. Perfunduam duke bere dashuri dhe pastaj u ndame perseri. Fillova te kthehesha ne nje dashnore. Sa here kishte nevoje per mua une vrapoja per tek ai per te ndenjur pastaj dite me radhe pa pasur asnje lajm nga ai. Prinderit e mi qe kishin marre vesh per te u interesuan. Pyeten dhe me informuan se mashkulli qe po dilja ishte nje mashtrues i vertete. E them kete, sepse ata besonin tek mua dhe nuk mund te mendonin se une po dilja me te me vetedije po te dija te verteten. N. kishte dy vjet qe ishte martuar dhe kishte nje djale. U martua sapo e dashura e tij kishte mbetur shtatzene. U ndjeva e tradhtuar, e deshperuar dhe doja te vdisja. Nuk arrija te kuptoja se si per kaq kohe ka arritur te me mashtronte dhe une te tregohesha aq budallaqe, saqe te mos e kuptoja. U betova se do te hakmerresha dhe mendova se do t’i tregoja gruas se tij gjithçka per historine tone. Por me pas mendova se ajo ndoshta nuk kishte asnje faj dhe nuk mund t’i prishja familjen edhe pse e di se burri qe eshte martuar eshte nje funderrine. Megjithate nuk ia lejoj une vetes te vendos per te. Pas shume vuajtjesh vendosa te kthej faqen dhe i dhashe mundesine dikujt tjeter per ta njohur. Ai eshte i vertete dhe kete e them me bindjen e plote. Familja ime eshte ne dijeni, ashtu si dhe familja e tij. Se shpejti do te fejohemi dhe uroj qe te kalojme vite te tera te mbushura me lumturi.

Gazeta Game Over