Si e lashe alkoolin dhe drogen pas lajmit te shtatzenise

fb1tw1go1

Para se t’ju tregoj historine time dua te prezantohem. Emri im eshte Visi. Jam 21 vjeçe dhe kam nje djale tre vjeç. Historia ime filloi kur isha 17 vjeçe. Ne jeten time kam pasur shume te dashur, por me kohen u lodha dhe fillova te kerkoja gjera te tjera. Kur isha ne moshen 14-vjeçare fillova te pija çdo lloj alkooli, pija edhe cigare. Kur shkoja ne shtepi me vinte shume keq, sepse nena ime merzitej shume. Nuk jetoja me babane tim, ai iu largua kur isha pese vjeçe dhe sigurisht qe ia hidhte te gjithe fajin nenes sime dhe nuk e kuptonte qe ajo nuk ishte fajtore per ate qe po me ndodhte. Pas pak kohesh i premtova se nuk do te pija me dhe e permbusha premtimin tim. Ne vitin e pare gjimnaz fillova te konsumoja marijuane. Gati çdo dite lija oret e mesimit dhe kur shkoja ne mesim shkoja me sy te kuq. Isha shume keq me mesime dhe sigurisht qe vitin e pare ngela.

Vitin tjeter perserita vitin ne te njejten shkolle dhe u bera mike me Ketin dhe Marinen, por sigurisht qe vazhdoja shoqerine edhe me shoqet e mia te kursit qe tani ishin ne vit te dyte. Vellai im Kliton nuk jetonte me ne, sepse kishte probleme me vellain me te madh. Nje dite e takova ne rruge dhe me kerkoi qe te flisja me nenen tone qe te vinte te jetonte edhe ai me ne. Keshtu bera dhe vellai erdhi te jetonte ne shtepine tone. Pas pak kohesh u semur rende. Me 27 maj te 2007 nena na dha lajmin e trishtuar se vellai yne kishte vdekur. Per mua ishte shume e dhimbshme, gjithmone enderroja me te dhe i kerkoja qe te me merrte me vete. Ne enderr ai me thoshte se ende nuk kishte ardhur koha ime. Me 18 shtator te 2007 provova per here te pare kokainen dhe me pelqeu, keshtu qe e lashe marijuanen per te konsumuar kokaine. U njoha me nje djale qe per momentin nuk kishte asnje rendesi per mua. Me kalimin e kohes fillova ta njihja me shume dhe po me pelqente. Ai ishte 23 vjeç dhe kishte filluar te konsumonte droge ne moshen 14-vjeçare. Pas pak kohesh fillova te dilja me djalin e ri qe njoha. Por, nje lajm shokues erdhi per te dy ne atehere: une isha shtatzene. Per fat te mira rrita ta lija drogen dhe ndihmova qe edhe ai te bente te njejten gje. Pas kesaj filluan problemet ne çift. Ai nuk me kushtonte rendesi, rrinte gjate gjithe kohes me shoket dhe nuk punonte. Keshtu qe vendosa ta lija. Ne MSN njoha nje djale me te vogel se une. Dolem disa here dhe mendoja se isha e dashuruar me te, por ne fakt isha thjesht e lenduar per ate qe me kishte bere ish i dashuri im i pare. U ndava me djalin qe kisha njohur ne chat kur Dani me kerkoi. I tregova te gjithe te verteten. Me tha se do te me falte, sepse gjithçka kishte qene faji i tij. Tani kemi nje jete te re, une ai dhe femija yne tre vjeç. Do te martohemi shume shpejt. Nuk konsumojme asgje, mbarova studimet dhe po punoj si sekretare. Mendoj se tani jam shume e lumtur. Dashuria kur eshte e madhe dhe e sinqerte i kapercen te gjitha problemet. Kjo eshte historia ime, uroj qe t’ju kete pelqyer dhe te mos merrni shembullin tim negativ.

Gazeta Game Over

Artikuj te tjere