logo

Bajraktaret

Pas disfratave qe pesuan gjate shek. XVII ne ekspeditat kunder kryengritesve malesore, sundimtaret turq me ne fund hoqen dore nga perpjekjet e metejshme per te vendosur me dhune ne krahinat malore regjimin e timareve. Ne vend te ekspeditave te armatosura ata u perpoqen te merrnin masa te tjera. Qellimi i ketyre masave nuk ishte me vendosja ne keto krahina e regjimit te timareve, i cili ne fakt po çthurej edhe atje ku ishte vendosur me pare. Turqit synonin te shfrytezonin per interesat e politikes se tyre autoritetin e kuvendeve dhe me anen e kuvendeve te rekrutonin ne sherbim te Turqise forcen luftarake te malsoreve te lire.

Nje nga masat me te rendesishme qe moren sundimtaret turq per kete qellim qe krijimi i institucionit te bajraqeve ne krahinat malore te Shqiperise veriore dhe verilindore.

Qysh ne pjesen e fundit te shek. XVII, ata i ndane krahinat malore te Shqiperise veriore ne njesi te vogla administrative teritoriale. Keto njesi u quajten bajraqe (nga turqishtja bajrak=flamur). Ne disa vise bajraku perputhej me shtrirjen teritoriale te fisit, kurse ne disa raste, per shkak te shtegetimeve te malsoreve te ndodhura ne shek. XVII, bajraku perfshinte nje varg fshatrash te aferta, banoret e te cilave nuk kishin lidhje fisnore midis tyre.

Ne krye te çdo bajraku u emerua nje bajraktar (flamurtar). Ky do te perfaqesonte banoret e bajrakut prane autoriteteve shteterore. Bajraktaret u futen nen vartesine ushtarake te mytesarifit te Shkodres, Dukagjinit, Pejes ose Dibres. Vetem bajraqet e krahines se Mirdites u bashkuan ne nje njesi administrative teritoriale me te gjere, ne krye te se ciles u emerua nje kryebajraktar qe mori tillullin kapidan.

Me qellim qe te pakesohej autoriteti i kreut te fisit, turqit. Zgjodhen si bajraktar nje nga malsoret e bajrakut, te cilin e veshen jo vetem me funsionet e perfaqesuesit te sanxhakbeut por dhe me ate te udheheqesit ushtarak. Per t’i lidhur bajraktaret pas politikes se saj, qeveria e Stambollit e beri funksionin e tyre te trashegueshem. Me vone ajo u dha atyre rroga, shperblime dhe grada.

Me krijimin e bajraqeve qeveria turke nuk ua cenoi malesoreve privilegjet e vjetra. Perkundrazi ajo ua konfirmoi edhe nje here keto privilegje me kusht qe malsoret te njihnin bajraktarin si udheheqes, ushtarak dhe ta pranonin ne kuvendin e tyre.

Malsoret ne fillim e kundershtuan pjesemarrjen e bajraktareve ne kuvend. Por me kohe filluan t’i pranonin, pasi bajraktaret nuk ua cenonin kanunet e tyre. Me anen e bajraktareve, malsoret benin me lehte presion prane mytesarifit per te ulur pagesen e haraçit, per te zgjidhur problemin e kullotave dhe per çeshtjet e tjera qe lindnin nga marredheniet me administraten turke. Pasi hyne ne kuvendet e malsoreve, bajraktaret ne shume raste zune aty kryet e vendit prane kreut te fisit. Por sado qe ishin perfaqesuesit e mytesarifit, bajraktaret ishin te detyruar te merrnin parasysh zerin e malsoreve, te cilet e ruanin te drejten e tyre te vjeter per te zgjidhur vete çeshtjet e brendeshme me anen e kuvendeve. Bajraktaret ishin te pafuqishem te shkelnin normat e kanuneve tradicionale te cilat perbenin pengesen kryesore per depertimin e ligjeve feudale-ushtarake otomane.

Duke perfitruar nga varferimi i metejshem i malesoreve sundimtaret turq munden te siguronin nje fare baze per depertimin tyre politik ne krahinat malore te Shqiperise se veriut me anen bajraktareve, te cilet tani rekrutonin me me lehtesi mercenare nga radhet e malsoreve te varfer. Duke marre pjese ne lufte si udheheqes te malsoreve mercenare, mjaft bajraktare u pasuruan me shperblimet qe moren prej turqeve. Me forcimin e pozitave, bajraktaret filluan t’i shfrytezonin malesoret me forma gjysem feudale. Keshtu ata fituan te drejten te merrnin gjoba nga malesoret kur keta nuk i respektonin kanunet.

Edhe ne fshatrat e tjera te lira te vendit, sidomos te Shqiperise se jugut u emeruan gjithashtu krere te tille qe u quajten jo bajraktare por koxhabashe. Edhe ketu koxhabashet u bene perrfaqesuesit e pushtetit ne fshat. Por instituciomi i koxhabashit nuk pati rendesi pasi ne radhet e fshatareve lidhjet patriarkale u çthuren shume shpejt. Vetem ne krahinen e Himares dhe te Sulit kreret e fshatareve, qe mbanin titullin kapedane, moren pak a shume tiparet qe kishin bajraktaret ne veri.