logo

Chateau Linza Resort Tirane

Ju mirepresim ne mjediset tona shlodhese me nje larmi ofertash per ditet tuaja te vecanta, per seminaret, konferencat dhe mbledhjet. Megjithese vetem 15 minuta nga qendra e qytetit, ndodhemi mes gjelberimit, ajrit te paster dhe qetesise se Malit te Dajtit dhe kodrave perreth.
Ju keni ne dispozicion kater sallat tona te seminareve, te pajisura me mjete moderne per te lehtesuar sado pak trasmetimin e informacioneve gjate mbledhjeve, seminareve dhe konferencave.

Per te mirepritur mysafiret tane qe vijne nga larg, ofrojme cmime te arsyeshme ne 21 dhomat e hotelit dhe 45 apartamentet, te cilat jane te pajisura me nga 2 dhoma fjetjeje, 2 banjo, salle ndejtjeje, kuzhine dhe dy ballkone qe shohin nga qyteti i Tiranes dhe nga Mali i Dajtit. Ndersa per te ftuarit nga Tirana, minibusat tane jane te gatshem t’ju asistojne ne transport.
Urojme qe me ambjentin e ngrohte dhe kuzhinen e larmishme te restorantit tone dykatesh, ku mbizoteron pamja e kryeqytetit, te ndihmojme vazhdimin e diskutimeve neper sallat nen nje fryme me produktive dhe shoqerore.

Adresa:
Rr Porcelanit, Qesarake/Linze, Tirane, Shqiperi
Tel: +355 692030009/692020430
+35548201985
Website: http://www.chateaulinzahotel.com