Te Drejtat e Njeriut

fb1tw1go1

Te Drejtat e Njeriut pershkruajne nje koncept sipas te cilit te gjithe njerezve iu takojne qe nga lindja te drejtat universale njerezore.

1. PER TE DREJTAT E NJERIUT NE PERGJITHSI

Termi “te drejtat e njeriut” eshte nje koncept qe ka ndryshuar (ne kuptim te evoluimit ) gjat gjithe historise. Nese shikohet ne menyre kronologjike, njerezimi nuk ka “luftuar” prej fillimit per te gjitha te drejtat qe sot egzistojne dhe i gezojme. Pra, lufta per te drejtat e njeriut fillon me perpjekjet per t’u njohur te drejtat e njeriut fillon me perpjekjet per t’u njohur te drejtat me themelore (elementare) te tilla si : e drejta per jeten dhe e drejta per te qene i lire.

2. HISTORIKU (FAZAT) E ZHVILLIMIT TE TE DREJTAVE TE NJERIUT Nese do te shohim zhvillimin historik per sa i perket te drejtave te njeriut, ndoshta do te mund te benim nje ndarje te zhvillimi te tyre ne tri faza,me ate rast kemi :

2.1. Fazen e te drejtes natyrore (rrenjet filozofike te te drejtave te njeriut ) Ne kete faze do te mbisundoje ideja e barazise se pretenduar te gjithe njerezve (e drejta natyrore), e cila vlen per te gjithe, eshte zhvilluar qysh ne filozofine antike greke, pra para me shume se 2000 vjetesh. Ne krishterimin e hershem dhe ne fete e tjera, kjo tradite e te drejtave te njeriut eshte zhvilluar me tej: Te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte nga Zoti dhe te gjithe kane detyrime te barabarta perpara tij. Apo,nga feja tjeter (myslimane) do te theksonim “te gjithe njerezit jane te barabart,sikurse dhembet e kraherit, nuk ka te drejta i bardhi mbi te ziun , apo arabi mbi jo-arabin…” Keto parime perbejne rrenjet e idese se te drejtave te njeriut. Megjithate, ne ate kohe, ato nuk kishin te benin shume me realitetin politik. Ato pasqyronin me shume mendime filozofike, te cilat edhe pse ne fakt kishin ngritur kerkesa universale, zbatimin praktik ne jeten politike e perjetuan hap pas hapi ne fillim te Epokes se Re. Shum jurist, politikan dhe filozof te shekujve XVI,XVII dhe XVIII (Hugo Grotius, Xhon Locke, Spinoza, Jean Jack Rousseau, Jefferson etj.), nen ndikimin e teorise te se drejtes natyrore , fillojne t’i trajtojne te drejtat e njeriut si te drejta te percaktuara me “ligj hyjnore” ose me “ligj te Perendise”. Sipas ketyre autoreve njerzit si individ lindin me disa te drejta (te cilat “u’a jep” e drejta mbishteterore , apo natyrore) dhe keto te drejta nuk mund te kufizohen me norma pozitive te krijuara nga shoqeria. Duke pasur parasysh mendimet e dhena nga autoret e lartecekur, zhvillimin e pastajshem te te drejtave te njeriut mund t’a shtrojme ne fazen e ardhshme.

2.2. Faza e dyte: zbatimi politik ne kuadrin e shteteve kombetare: Ne kete faze eshte karakteristike marrja (akceptimi) i disa prej te arriturave ne lemin e te drejtave te njeriut (edhe te atyre nga e drejta natyrore) ne aktet e shteteve kombetare. Anglia ka luajtur rol vendimtar gjate ketij zhvillimi. E ashtuquajtura „Magna Charta Libertatum “, e cila i kufizoi mbretit disa te drejta, „Petition of Rights “, siguroi paprekshmerine e qytetareve, ndersa dosja „Habeas-Corpus” e vitit 1679 shenoi kalimin vendimtar ne fazen e shpalljes se idese se te drejtave te njeriut si te drejta te shprehura me ligj, ne te drejten konkrete te shtetit. Ne te, qytetari u mbrojt nga arrestimi i paarsyeshem: Detyrimi per t’u sjelle para gjykatesit brenda 20 diteve i te arrestuarit. Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne kuadrin e luftes per pavaresi, duke u mbeshtetur ne idene e Xhon Lokut, u formuluan katalogun e pare ne histori per te drejtat e njeriut, „Virginia Bill of Rights ” i vitit 1776, i cili bashke me “ Deklaraten Amerikane te Pavaresise” te po te te njejtit vit, numerohen si dokumentet me te rendesishme ne historine e te drejtave njeriut. „Virginia Bill of Rights” ngriti te drejtat e shenuara me poshte si te drejta te patjetersueshme te njeriut, te cilat qe nga ajo kohe perbejne thelbin e te drejtave te njeriut: E drejta per jete, liri dhe pasuri, Liria e mbledhjes dhe liria e shtypit, E drejta e peticionit, E drejta per mbrojtje juridike dhe E drejta e votes.. Ne France, zbatimi ne formen kushtetuese i idese se te drejtave te njeriut mori permasa te pershpejtuara. Revolucioni Francez i vitit 1789 pati ndikim shume te madh. Me 26 gusht 1789 u pranua „Deklarata per te Drejtat e Njeriut dhe atyre Qytetare”. Ne te bie ne sy perpjekja e theksimit te rendesise universale te te drejtave te njeriut. Me rendesi te veçante, ne fillim ishte perfshirja e te drejtave te njeriut si te drejta themelore ne kushtetutat kombetare, gje qe u arrit me sukses gjate shek.XIX ne thuajse te gjitha shtetet evropiane. Zbatimi i plote politik dhe juridik i idese filozofike te te drejtave te njeriut u arrit deri ne mesin e shekullit XX.

2.3. Faza e trete:Realizimi universal politik (Kombet e Bashkuara) Ishte lufta e dyte boterore ajo qe do te shpejtonte procesin e globalizimit te çeshtjes se te drejtave te njeriut. Tendencat ishin qe jo qe kishte ndodhur ne kete lufte, nuk duhet te perseritej me. Te gjithe njerezit ne bote duhet te gezonin te drejta dhe liri themelore. Kjo ishte njeherazi edhe arsyeja kryesore e themelimit te Kombeve te Bashkuara. Kjo gje u garantua me nenshkrimin e marreveshjes ndermjet shteteve, nepermjet te ashtuquajtures Karta e Kombeve te Bashkuara, e cila u aprovua me 26 qershor te vitit 1945. Me kete karte, te gjitha shtetet anetare detyrohen per bashkepunim te ndersjelle, dhe po ashtu çdo shtet i veçante eshte i detyruar te bashkepunoje me OKB-ne, me qellim qe te arrihen qellimet e saj (neni 56). Nder qellimet e Organizates se Kombeve te Bashkuara eshte edhe venia ne jete e te drejtave te njeriut. Sipas ketij neni, çdo anetar i Kombeve te Bashkuara eshte i detyruar te respektoje te drejtat e njeriut. Anetare te organizates, sot jane thuajse te gjitha vendet e botes. Per te perkufizuar sakte te drejtat e njeriut, eshte perpiluar edhe “Deklarata e Pergjithshme per te Drejtat e Njeriut”, e cila eshte aprovuar ne dhjetor te vitit 1948. Me vone do te miratohen edhe akte te tjera nga OKB, si : Pakti per te drejtat Civile dhe Politike (janar 1976) ,Pakti Nderkombetar per e Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (mars 1976), etj. Nese do te futnim ne kete faze edhe organizatat regjionale per sa i perket te drejtave te njeriut do te pemendim Keshillin e Evropes dhe disa nga aktet me te rendesishme te kesaj organizate si : Konventa evropiane e te drejtave te njeriut (me protokollet e saj ) , Karten Sociale Evropiane (me ndryshimet e bera ) etj.

Burimi: Wikipedia

Artikuj te tjere