logo

Dieta Dukan

Çfare konsumohet dhe rezultatet befasuese

Dieta Dukan eshte nje prej dietave me te famshme ne France. Ajo eshte nje diete e pasur ne proteina e cila mban firmen e dietologut francez, Pierre Dukan. Edhe pse Dukan ka rreth 30 vjet qe e promovon dieten e tij, popullariteti i saj eshte rritur sidomos gjate dekades se fundit.

Libri i tij “The Dukan Diet” eshte nje prej librave bestseller ne France dhe me rreth 10 milion kopje te shitura ne bote. Ky liber eshte perkthyer ne 14 gjuhe dhe publikuar ne 32 vende te botes.

Pak histori

Me 1975-en, Pierre Dukan ishte nje praktikant i thjeshte ne Paris i cili u perball me nje çeshtje obeziteti. Ne ate kohe, te qenit mbipeshe apo obeziteti trajtohej duke ulur kalorite dhe duke konsumuar sasira te vogla ushqimi. Dukan mendoi per nje diete alternative, e cila do i krijonte mundesine personave qe do e praktikonin qe te mos i rifitonin kilet e humbura edhe pas perfundimit te dietes.

Ai krijoji nje regjim te te ushqyeri te ndare ne kater faza, ku gjeja me e rendesishme ishte qendrueshmeria gjate gjithe dietes. Pas rreth 20 vite eksperimentesh Pierre Dukan publikoi librin e tij ne vitin 2000.

Karakteristikat e dietes

Dieta eshte e perbere me rreth 100 produkte ushqimore te ndryshme dhe eshte e ndare ne kater faza qe jane: sulmi, ndjesia e te perzierit, konsolidimi dhe stabiliteti.

Gjate fazes se sulmit duhet te humben rreth 2 deri ne 3 kilogram per nje periudhe kohore rreth 5 ditesh. Gjate kesaj faze ushqimi nuk duhet te kaloje sasine prej 72 proteinash.

Gjate fazes se dyte, duhet te humben rreth 1-2 kg/jave. Gjate kesaj faze lejohet konsumimi i 28 perimeve te ndryshme.

Gjate fazes se konsolidimit meshohet fakti qe keto kile te humbura gjate periudhes se dietes nuk duhet te rimerren pas perfundimit te saj. Kjo eshte arsyeja se perse gjate kesaj faze rifuten produkte te tilla si frutat, djathi, buka.

Ne perfundim, gjate fazes se stabilitetit, eshte thelbesore qe te konsumohet çfaredo qe te keni deshire por duke iu permbajtur disa rregullave kyçe.
Kjo diete ka bere dhe po ben per vete nje numer te konsiderueshem grash te cilat ose shtyhen nga fakti qe eshte nje diete franceze dhe e bazuar ne proteina ose nga fakti qe eshte perdorur edhe nga shume femra te televizionit dhe ka dhene rezultate mbreselenese.

Persona te famshem qe e kane perdorur

Nje prej personave ne te cilin rezultatet e kesaj diete jane mjaft te dukshme eshte edhe princesha e Anglise, Kate Middleton. Qe ne momentin kur u hap lajmi se si ajo ashtu edhe princesha Diana kishin perdorur “Dieten Dukan”, ka qene te shumta femrat te cilat kerkonin te dinin me shume ne lidhje me kete diete dhe pse jo ta provonin.

Nuk mund te harrojme pa permendur edhe yjet e kinematografise si Penelope Cruz, e cila e zgjodhi per t’u dobesuar pas periudhes se shtatezenise, deri te Jennifer Lopez dhe Britney Spears, megjithese tek kjo e funidt nuk ka dhene rezultatet e deshiruara sepse ne te ka nderhyre alkooli.

Ushqimet qe konsumohen

Midis perberesve ushqimore qe jane te shumte mund te permendim: mish, peshk, fruta deti, proshuta, mish gjeli, pule etj. Gjate periudhes se dietes, duhet te konsumohet rreth 1 liter e gjysme uje dhe jane te lejueshme edhe pije te tjera si kafeja apo çaji me shije te ndryshme.

Nje prej rregullave kryesore eshte konsumimi i ushqimit ne orare te caktura dhe midis vakteve kryesore te konsumohet ndonje frut apo edhe kos i thjeshte apo me fruta te ndryshme.

Burimi: Revista Shqip