Alergjia e lekures

fb1tw1go1

Dermatiti alergjik i kontaktit (alergjia e lekures) eshte nje semundje e shkaktuar nga lende te ndryshme qe kontaktojne me lekuren tone. Keto lende ndryshe quhen alergjente. Nese personi qe kontakton me to dhe eshte alergjik, karshi tyre, tek ai shfaqen kruajtje dhe fllucka te vogla te mbushura me uje.
Acidet, lendet alkalite, treteset, sapunet dhe detergjentet e fuqishem nuk shkaktojne dermatit alergjik te kontaktit. Keto lende tek lekura e cilido personi shkaktojne nje reaksion dhe per kete arsye quhen joalergjent, por irritues. Megjithate disa lende te veçanta mund te jene ne perberjen e tyre edhe alergjent edhe irritues. Zakonisht lekura eshte e skuqur, me edem (e fryre, e enjtur) dhe me fllucka uji. Keto fllucka pelcasin duke u thare e formuar kore me pas. Me vone ngjyra e lekures erret dhe ashpersohet. Eshte e veshtire te dallosh dermatitin alergjik te kontaktit nga disa semundje te tjera te lekures.

Shkaktaret
Lendet me te cilat ka kontaktuar pacienti ne pune apo shtepi vleresohen nga dermatologu. Nje pjese e mire e ketyre lendeve njihen sipas vendodhjes se plageve. Ndonjehere kur nuk zbulohet shkaku gjate bisedes me pacientin atehere dermatologu ben nje test alergjik te quajtur “PATCH”. Testi “PACHT” eshte nje test i lehte per tu kryer dhe i besueshem per gjetjen e alergjentit. Nje sasi shume e vogel e alergjentit te mundshem praktikohet mbi lekure dhe mbyllet per tu hapur pas dy ditesh. Nese alergjenti i vertete eshte ai i aplikuar atehere mbi lekure do te shfaqet nje pulle e vogel e kuqe. Disa nga alergjentet me te shpeshte jane nikeli, llastiku, bojerat, parfumet, disa lule dhe ruajteset e ndryshme te hedhura neper ushqime.

Nikeli
Nikeli eshte nje lende qe gjendet shpesh tek sendet metalike. Shume sende te mbuluara me krom permbajne nikel te mjaftueshem per alergji. Sendet prej çeliku te pandryshkur gjithashtu, por ne kete rast eshte i besueshem pasi nikeli eshte i lidhur fort. Vathet qe permbajne nikel shpesh krijojne dermatit ne vesh rreth zones ku eshte shpuar. Madje edhe gjilperat e perdorura per shpim mund te krijojne reaksion keshtu qe ato duhet te jene prej çeliku te pandryshkur. Pas shpimit te vesheve, minimumi per tri jave duhet te perdoren vathe pa nikel. Edhe kopsat prej metali, sustat, zinxhiret apo aksesoret e ndryshem mund te shkaktojne reaksion. Mire eshte qe keta persona te ndjeshem te perdorin aksesore prej najloni. Tek individet e ndjeshem ndaj nikelit djersitja e perkeqeson reaksionin. Afro 15-20 minuta pas kontaktit te lekures se djersitur me nje send qe permban nikel fillon kruajta e lekure. Flluckat dalin brenda dy ditesh. Nese nuk do te ishte djersitja, ndoshta nje kontak i tille dhe me ore te tera nuk do te shkaktonte problem.

Llastiku
Shpesh prodhimet e llastikut shkatojne alergji. Lendet kimike qe i shtohen atij gjithashtu. Sidomos Latex (Lateksi) shkakton nje reaksion te menjehershem me kruajtje dhe percellim te lekures. Rralle ndodh edhe marrje fryme ose lotim te syve. Kjo ndodh shpesh tek personeli mjekesor qe perdor dorashka Latex. Edhe dorashkat prej llastiku krijojne dermatit nga kontakti me lekuren. Ato pa puder jane me pak alergjike. Grate e ndjeshme gjate puneve te shtepise duhet te perdorin dorashka me astar pambuku. Llastiku i perdorur tek kepucet gjithashtu mund te shkaktoje alergji. Edhe ngjitesat e kepuceve mund te shkaktojne probleme.

Bojerat
Shume persona i lyejne floket pa asnje problem ndersa disa jane te ndjeshem karshi parafenilendiamine (PPD). Kjo eshte nje lende brenda bojerave te qendrueshme te flokeve. Kjo lende perpara se te aplikohet ne floke perzihet me disa lende kimike si peroksiti. Personat me ndjeshmeri karshi PPD-se nuk duhet t’i perdorin keto bojera. Rreth ¼ e ketyre personave kane alergji edhe ndaj bojerave gjysme te qendrueshme. Keshtu qe para perdorimit te tyre eshte mire te bejne testin “PACHT”, siç e pershkruan dhe vete paketa e bojes. Ose te perdorin bojera te perkohshme. Disa rroba ne bojerat e tyre permbajne PPD-ne, kurse disa kane bojera qe japin reaksion kryqezues me PPD-ne. Keta persona nuk duhet te veshin rroba te zeza qe jane te perbera nga lende sintetike si najloni apo poljestra. Ne 25 per qind te rasteve keta persona me ndjeshmeri karshi PPD-se jane te ndjeshem edhe karshi nje lende qe perdoret si anestezik lokal me emrin benzokain.

Neomicina
Neomicina eshte nje antibiotik qe gjendet ne brendesi te shume kremave, pomadave, pikash veshi dhe syri me perberje antibiotiku. Ndonjehere mund te jete i kombinuar me ndonje antibiotik tjeter ose me kortizon.

Kozmetiket
Kozmetiket e ndryshem si parfumi apo lengjet e ndryshme mund te shkaktojne dermatit. Disa njerez jane te ndjeshem karshi ererave te tyre. Ndersa disa te tjere jane te ndjeshem karshi lendeve qe futen brenda ketyre solucioneve per t’i ruajtur ato qe te mos prishen. Ata persona qe ndikohen nga ererat duhet te perdorin materiale kozmetike pa ere megjithese materiale te tilla jane te pakta. Kurse ata qe kane alergji karshi lendeve ruajtese, duhet te bejne testin “PACHT” per ta zbuluar ate.

Kromatet
Jane materiale qe permbajne krom dhe qe shpesh behen shkak per dermatit alergjik te kontaktit. Ato gjenden ne materiale si çimento, lekure, shkrepse, bojera dhe lende kunder ndryshkjes. Kontakti me keto lende eshte me i larte tek punetoret e ndertimit dhe shtrimit te rrugeve. Keto lende gjenden edhe tek kepucet apo veshjet e lekures me ngjyre kafe te hapur. Dermatitet e kembes shpesh shkaktohen nga produktet e lekures (kepucet) qe permbajne ne vetvete kromate.

Keshilla
Qendroni sa me larg lendeve qe ju japin reaksion
Vizitohuni tek nje dermatolog per tu keshilluar rreth shkaqeve dhe si te ruheni
Perdorimi i lendeve qe nuk permbajne alergjent pengon nje reaksion te mundshem
Pyesni dermatologun tuaj rreth ketyre produkteve

Artikuj te tjere