Damaret ne kembe, si kurohen

fb1tw1go1

Shume gra mbi moshen 30 vjeç vuajne nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetem duke mbajtur sistemin digjestiv ne levizje, mund te gjeni çelesin e shmangies se ketij problemi. Keshilla e mjekeve per grate eshte te parandalojne shfaqjen e varikozes duke zgjedhur ushqime te pasura me produkte te bimeve me kercell, (fibra) gruri, orizi, etj., te cilat ndikojne ne funksionimin e rregullt te organeve te brendshme si dhe rregullojne levizjen e muskujve, ne rastet kur vuani nga gjymtyret e poshtme. Evitoni dhe qendrimin ulur me kembet kryqezuar si dhe mbajtjen per shume te kepuceve me taka te larta.

Keshillat
Mjeket rekomandojne qe kembet te vihen sa me shume ne levizje, por levizjet duhet te jene te ekuilibruara dhe te behen ne hapesira te rrafsheta dhe jo me gure. Nga ana tjeter sipas specialisteve qe merren me kete çeshtje, eshte e rendesishme qe femrat te mos perdorin taka me shume se tre ose kater centimeter dhe meshkujt te mos ngrene pasha te renda. Per te dyja gjinite eshte e keshillueshme qe gjate nates kemba te lidhet me nje korse najloni, e cila nuk lejon perhapjen e gjakut neper te gjithe damaret. Shfaqja e venave varikoze mund te jete e trashegueshme, por edhe mund te ndodhe pas moshes 30-vjeçare, kryesisht tek grate shtatzena, pasha trupore e te cilave behet relativisht e madhe dhe trupi bie ne qetesi, si mungese e levizjeve te perditshme. Po ashtu ato mund te shfaqen pas kesaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek keta te fundit, zhvillimi i variçeve eshte veçse i trasheguar.
Trashegimia
Venat varikoze trashegohen brez pas brezi dhe ato nuk mund te eliminohen plotesisht. Ne rast se personi ka pune te rende, ose mban pasha te renda gjate dites, rishfaqja e damareve eshte e shpejte, madje edhe ne te njejtat vende, ku mund te jete kryer nderhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen ne moshen 20 deri 30-vjeçare, pas kesaj moshe shfaqja e variçeve eshte me e vogel. Specialistet rekomandojne qe kembet te trajtohen çdo dite me xhel freskues (edhe ne rast se nuk jane shfaqur ende variçet), te masazhohen nga specialiste here pas here dhe te trajtohen me medikamente te ndryshme sipas porosive te mjekeve.
Parandalimi
Shume kohe me pare njerezit perdornin korse najloni per t’i mbajtur venat te shtrenguara fort. Por ilaçet kunder dhimbjeve dhe korsete e ngushta te kembeve ka kohe qe nuk japin ndonje rezultat te mire. Enjtja e venave mund te behet edhe shkak per bllokimin e qarkullimit te gjakut. Imazhet me ultratinguj tregojne se ne çfare gjendjeje ndodhen keto vena. Nderhyrja me reze thuajse nuk ndjehet fare. Rezet lazer ne kete rast zevendesojne bisturine e kirurgut. Kjo eshte edhe arsyeja, qe shume paciente kerkojne te trajtohen me kete metode. Nepermjet rezeve lazer, venat çahen dhe pasi behet zhbllokimi i tyre, vendi i çarjes mbyllet perseri. Shkencetaret thone se operacione te tilla me reze lazer jane te suksesshme ne 95 per qind te rasteve. Shkaktari i enjtjes se venave nuk dihet dhe ne disa raste kjo semundje eshte gjenetike.

Keshilla per te shmangur varicet

1- Perdorni xhel freskues per kembet
2- Mos mbani kepuce me taka me shume se 4 centimeter
3- Mos perdorni kepuce te sheshta plotesisht
4- Perdorni produkte bimesh jeshile me kercell
5- Mos hiqni nga menyja orizin
6- Perdorni vazhdimisht grurin
7- Mos qendroni ulur per me shume se nje ore ne te njejten pozicion
8- Mos i mbani kembet e kryqezuara
9- Mos mbani pesha te renda
10- Perdorni korse najloni ne mbremje

Demtimi qe sjell qendrimi ulur
Edhe te qendrosh ulur per kohe te gjate demton damaret e kembeve.
Qendrimi ulur qofte edhe per nje ore, eshte teper i demshem per personat qe kane variçe. Damaret e enjtur te kembeve fillojne te pulsojne dhe shkaktojne dhimbje. Kembet dhe kyçet enjten thuajse dyfish dhe ne shume raste dhimbjet behen te padurueshme. Nisur nga kjo, mjeket keshillojne nje levizje per rreth 30 minuta ne mengjes dhe nje te ngjashme ne mbremje, eshte e rendesishme qe edhe gjendja shpirterore te jete e mire. Po ashtu kembet tuaja mund t’i ndihmoni me ane te nje xheli. Per kembet, ai ka efekt freskues. Ndikon ne kapilaret duke i dhene ndjesi freskie dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Kontribuon ne tonifikimin e mureve te eneve te gjakut.

Edhe meshkujt preken nga variçet
Semundja e variçeve eshte e trashegueshme. Madje ajo kalon nga brezi ne brez dhe ne kete rast shfaqja e simptomave dhe shenjave te para nis qe ne adoleshence, pikerisht ne kohen kur trupi i njeriut nis te ndryshoje. Kjo semundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialisteve, ata kane edhe dhimbje me te medha se femrat dhe ne shumicen e rasteve te operuarit meshkuj mbajne rekord. Per te parandaluar kete fenomen eshte e rendesishme qe femijet te dergohen here pas here tek specialistet, ne menyre qe ai te keshilloje edhe veprimet e duhura qe duhet te ndiqen. Ne rast se venat shfaqen, ato nuk mund te hiqen plotesisht perveçse te trajtohen here pas here. Mjeket ua rekomandojne xhelin freskues te gjithe personave qe ende nuk kane probleme me variçet, por qe e dine qe ne familjen e tyre ka plot raste te tilla.

Mosha tipike e shfaqjes se variÇeve
Shfaqja e venave varikoze mund te jete e trashegueshme, por edhe mund te ndodhe pas moshes 30-vjeçare, kryesisht tek grate shtatzena, pesha trupore e te cilave behet relativisht e madhe dhe trupi bie ne qetesi, si mungese e levizjeve te perditshme. Po ashtu ato mund te shfaqen pas kesaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek keta te fundit, zhvillimi i variçeve eshte veçse i trasheguar. Ne rast se personi ka pune te rende, ose mban pasha te renda gjate dites, rishfaqja e damareve eshte e shpejte, madje edhe ne te njejtat vende, ku mund te jete kryer nderhyrja kirurgjikale. Problemet qe shfaqen tek damaret e kembes mund te shfaqen ne periudha dhe mosha te ndryshme. Kryesisht ato zhvillohen ne moshen 20 deri 30-vjeçare, pas kesaj moshe shfaqja e variçeve eshte me e vogel.

Praktikat per trajtimin e variçeve
Shkencetaret po praktikojne nje menyre te re per trajtimin e enjtjes se damareve te kembeve, nje semundje e rrezikshme nga e cila preken jo vetem grate. Kjo menyre e re eshte eliminimi i damareve me rreze lazer, te cilat bejne te mundur djegien e damareve “te helmuar”. Por gjithashtu nuk eshte vertetuar ende nese edhe kjo menyre parandalon perseritjen e semundjes. Nga studimet e bera eshte treguar se bimet jeshile, kurojne variçet. Ashtu si per te gjitha semundjet e tjera, edhe per te trajtuar dhe kuruar venat varikoze, eshte e rendesishme qe te perzgjidhen ushqimet. Se fundmi, specialistet kane arritur ne perfundimin qe bimet jeshile me kercell, (fibra) gruri, orizi, kurojne variçet.

Artikuj te tjere