Dhimbja e qafes, si te shmangin dhimbjen

fb1tw1go1

Mjeket terheqin vemendjen te tregoheni te kujdesshem ne drejtim te stilit te jetes dhe rekomandimeve te mjekeve, ne menyre qe te mund te shmangni rishfaqjen e semundjes. Por si mund te ndalohet rikthimi i semundjes dhe çfare keshillash mund t’u jepen ketyre personave gjate kesaj periudhe te vitit? Ja çfare thote ne nje interviste per gazeten, mjekja reumatologe Aida Nica: Doktoreshe, pse gjate stines se vjeshtes riaktivizohen rastet e spondiloatrozave? Stina e vjeshte perkon me ndryshimet klimaterike dhe rritjen e nivelit te lageshtires ne ajer. Kjo e fundit se bashku me ndryshimin e presionit te ajrit, ndikojne ne ndryshimin e kriperave ne kocka dhe per pasoje dhe rishfaqjen e dhimbjeve. Megjithate perveç efektit te klimes, ne rishfaqjen e dhimbjeve ndikojne dhe nje sere faktoresh te tjere, te tille jane: ngritja e peshave te renda, mungesa e aktivitetit fizik, korrentet e ajrit etj. Si rishfaqet semundja? Fillimisht semundja nis me kercitjen e kockave, qe pason me dhimbjen qe eshte dhe tipar dallues i semundjes. Perveç kesaj mund te ndodhe te shfaqen probleme me ekuilibrin, gje qe zgjat pak sekonda dhe me pas zhduket. Ne te njejten kohe mund te shfaqet temperature lokale ne vendin ku shfaqet dhimbja. Çfare nderlikimesh mund te shfaqin? Kjo eshte nje semundje degjenerative kronike dhe qellimi yne eshte shmangia sa te jete e mundur e perkeqesimit te saj. Megjithate nder nderlikimet qe mund te shfaqen jane invaliditeti dhe pamundesia e pacientit per te levizur dhe kryer nje jete normale. Çfare rekomandohet per te parandaluar rishfaqjen ne kete periudhe te vitit? Se pari, rekomandohet eliminimi i faktoreve qe ndikojne ne shfaqjen e semundjes. Keshtu, se pari, rekomandohet kujdes gjate sforcimeve fizike dhe ngritjeve te peshave. Duhet treguar kujdes per mbajtjen nen kontroll te peshes trupore, qe te evitohet mbipesha, e cila eshte nje faktor qe ndikon ne shfaqjen dhe acarimin e semundjes. Po ashtu rekomandohen trajtime me kalcium dhe vitamine D per gati 3 muaj. Ne te njejten kohe rekomandohet fizioterapi, e cila behet dy here ne vit, me seanca nga 7-10 dite. Fizioterapia eshte mjaft efikase ne trajtimin e kesaj semundjeje, veçse nuk mund te perdoret nga personat qe perveç spondiloatrozes kane probleme kardiake. Mund te shkojne ne llixha keta persona? Po. Llixhat jane mjaft te rekomandueshme, sidomos gjate muajit tetor, qe eshte dhe periudha me e pershtatshme per te shkuar. Ne momentin qe shfaqen dhimbjet, çfare mund te perdoret per t’u qetesuar? Se pari, mund te perdoren qetesues si: paracetamol, kodein etj., antiinflamator josteroide dhe qetesues per muskujt. Nderkohe rekomandohet vendosja e akullit dy here ne dite, per nga 10 minuta ne vendin ku shfaqet dhimbja.

Keshilla
kujdes ne ngritjen e peshave te renda
kujdes me korrentet e ajrit
perdorni medikamente antidhimbje dhe antiinflamatore, kur ju shfaqen dhimbjet
eliminoni mbipeshen
mbanin nen kontroll peshen trupore
beni fizioterapi
shkoni ne llixha
shkoni rregullisht te mjeku specialist

Artikuj te tjere