Dyfishohen rastet me SIDA ne Shqiperi

spital1Dyfishohet numri i personave te infektuar nga SIDA ne vendin tone. Krahasuar me tri vitet e fundit, te dhenat e ketij viti flasin per nje numer ne rritje te rasteve te reja.

Sipas raportit te pergatitur nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik (ISHP), deri ne muajin nentor te ketij viti, ne vendin tone jane regjistruar 96 raste te reja me virusin HIV, duke e çuar ne 671 numrin total numrin total te personave me SIDA ne Shqiperi. “Ndonese prevalenca e infeksionit HIV eshte e ulet, vihet re nje tendence ne rritje e numrit te rasteve te reja ne vitet e fundit. Viti 2013 shenon dhe numrin me te larte te rasteve te reja te diagnostikuar ne vite. Ne kete vit rezultojne 96 persona me HIV pozitiv, ku midis tyre 5 jane femije, ku infeksioni eshte transmetuar nga nena te femija, ndersa numri total i femijeve te infektuar shkon ne 33”, thuhet ne raportin e ISHP-se. Mjeket ngrene shqetesimin per nivelin e ulet te testimeve vullnetare per te zbuluar virusin HIV, çka e ka bere te veshtire njohjen reale te shkalles se perhapjes se tij ne popullate. “Nga 96 rastet e reja te diagnostikuara gjate vitit 2013, 53 prej tyre jane diagnostikuar ne stadin AIDS. Kjo diagnoze e vonshme tregon per shkallen e ulet te testimit vullnetar. Per pasoje, keta persona mund te kene infektuar, pa e ditur, edhe partneret e tyre gjate nje periudhe kohe relativisht te gjate”, shpjegojne specialistet e ISHP-se. Por, per shkak te mosdiagnostikimit, shume femra kane sjelle ne jete femije te infektuar me virusin HIV. “Transmetimi nga nena te femija eshte hasur ne 25 raste. Ne 6 raste ky infeksion eshte marre nepermjet transfuzioneve te gjakut dhe ne 2 raste ka disa hamendesime te lidhura me kujdesin shendetesor”, shpjegojne specialistet. Kapja e semundjes ne stadin AIDS, siç ka ndodhur thuajse ne gjysmen e rasteve te zbuluara, e ben edhe me te veshtire trajtimin e saj. Vetem pak dite me pare ne Spitalin Infektiv ne QSUT ka humbur jeten nje 26-vjeçare me SIDA, duke çuar ne kater numrin e rasteve qe kane perfunduar me mortalitet per kete vit. Persa i perket rruges se transmetimit te virusit, ne pjesen me te madhe te rasteve predominon ajo seksuale. Mjeket thone se shperndarja sipas rrugeve te transmetimit shkon paralel me shperndarjen sipas grupmoshave. Ne vendin tone grupmosha 25-45 vjeç perben 62.1% te totalit te rasteve me SIDA. Lidhur me shperndarjen gjeografike, numri me i madh i rasteve ose 48% e tyre jane raportuar ne Tirane. Me pas vijne qytete te tjera te medha, si Durresi, Elbasani, Vlora etj. Aktualisht numri i personave qe jetojne me SIDA dhe trajtohen me terapine antiretrovirale eshte 312, midis te cileve 292 jane te rritur dhe 20 femije.

RAPORTI I ISHP
Infeksionet e reja per vitin 2013
Totali 96
Meshkuj 66
Femra 30
Te rritur 81
Te rinj (16-25 vjeç) 10
Femije nen 15 vjeç 5
Vdekje nga AIDS 4
Te diagnostikuar deri ne nentor 2013
Totali 671
Meshkuj 469
Femra 202
Te rritur 558
Te rinj (16-25 vjeç) 80
Femije nen 15 vjeç 33
Vdekje maj 1993–nentor 2013
Vdekje ne te rritur 112
Vdekje ne femije 6
Vdekje ne meshkuj 87
Vdekje ne femra 31

Pergatiti: Jonida Tashi
Burimi: Gazeta Panorama