Ja si te kuroni semundjet e stomakut

fb1tw1go1

Te gjithe kemi preferencat tona per frutin me te shijshem. Kjo edhe pa e ditur se brenda nje kokrre lajthie apo ulliri, gjenden vitamina te shumta, qe ndihmojne organizmin te punoje ne menyre te shendetshme. Pa e ditur se me lengun e degeve te dardhes, mund te ulim temperaturen qe i ka kaluar te 40 gradet, edhe pse kemi pire antibiotike pa fund. Apo, se me çajin qe perftohet nga thana, manat, deget e ullirit mund te kurohen semundje te tilla si melçia, ulcera ne stomak, skleroza, etj.

Madje ka fruta te cilat rekomandohen nga Mjekesia Popullore edhe per kurimin e semundjeve me te renda, si ato te zemres, stomakut, tensioni, anemia, kanceri. Ajo qe eshte me e rendesishme, mbi te cilen bien dakord, si Mjekesia Popullore, ashtu edhe ajo moderne e diteve te sotme, lidhet me faktin se ne tryezen tone nuk duhet te mungojne ne asnje vakt frutat. Larmia e tyre duhet te jete e madhe, kjo edhe per faktin se organizmi i njeriut asimilon gjithçka, duke i shnderruar ato ne vitaminat dhe karbohidratet baze per mirefunksionimin e te gjitha organeve.

Ja cilat jane keshillat me te fundit qe japin mjeket, qe nese çdokush do t’i zbatoje nuk do te jete i rrezikuar nga semundjet e stomakut. Bananet ulin aciditetin e stomakut. Lakra turshi parandalon ulceren. Hudhren parandalon shfaqjen e ulceres ne stomak. Cilat jane vetite kuruese te mjaltit, molles dhe bimeve kurative. Si ndikon menyra e te ushqyerit ne shfaqjen e semundjeve te stomakut. Keto dhe shume keshilla e rekomandime te tjera te mjekeve, ne suplementin e sotem prej pese faqesh, per t’u mbrojtur nga semundjet e stomakut. Keshtu, ne numrin e se shtunes ju do te keni mundesi te lexoni gjithçka per menyren se si duhet te ushqeheni ne shekullin e XXI per te mbajtur larg semundjet e stomakut.

Keshillat e mjekeve, pergatitja dhe perdorimi i kurave popullore

Semundjet e stomakut jane te shumta dhe te ndryshme. Per mjekimin e tyre mjekesia popullore ju vjen ne ndihme me disa kura popullore, te cilat mund t’i pergatitni lehtesisht. Stomaku gjendet ne pjesen e siperme te barkut, nen brinje dhe diafragme, dhe lidhet me gurmazin dhe zorret si nje kanal i perbashket, i cili vazhdon deri ne anus. Stomaku ka formen e nje qeseje, ndersa madhesia e tij ndryshon sipas moshes dhe gjinise. Stomaku eshte ne gjendje te zgjerohet dhe te mbaje lende ushqimore ne sasi deri ne disa litra. Mjeket popullore kane shpjeguar semundjet qe shfaqen ne stomak, si dhe kurat popullore per sherimin e tyre.

Çfare semundjesh mund te shfaqen ne stomak?

Ne stomak mund te shfaqen disa lloje semundjesh si gastrit akut dhe kronik, ulcera dhe hiperacidet. Ne semundjen e gastritit akut, cipa e stomakut infektohet, pezmatohet. Gjithashtu, cipa e stomakut, dobesohet nen veprimin e mikroorganizmave, nga substancat kimike, nga ushqimet e prishura dhe sidomos kur veprohet kundra rregullave te higjienes.

Si ndikon ushqyerja ne gastritin akut?

Menyra e te ushqyerit dhe ushqimi qe konsumon çdo njeri eshte jane shkaktaret kryesore te kesaj semundjeje. Ngrenia e tepruar, mospertypja mire e ushqimit nga goja, kur perdoren ushqime te renda, te nxehta, te ftohta, ngacmuese, shume te embla, mish, peshk, patate, perime te kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salce, shkaktojne gastrit akut. Gastriti akut ka keto shenja dobesim trupor, te vjella, dhimbje ne pjesen e siperme te barkut, ndjesi thartire dhe djegie ne stomak. Gastriti kronik eshte pezmatimi i stomakut per nje kohe te gjate, si pasoje e proceseve akute, sidomos kur stomaku rendohet me ushqime te teperta, te nxehta dhe te forta. Semundja shkaktohet nga humbja e oreksit, te vjellat, rendimi i ushqimit ne bark, thartia ne stomak, dhimbjet e kokes, etj. Ulcera e stomakut shkaktohet si pasoje e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra ne cipen e stomakut, ose ne pjesen fillestare te zorres se holle (duoden). Kjo eshte nje semundje nga e cila stomaku preket me shpesh.

Djathe dhe qumesht

Per ulceren ne mjekesine popullore perdoret kjo metode kurimi. Merrni 1 kg djathe te ri pa kripe, 1 kg qumesht te zier dhe te ftohte. I perzieni bashke derisa te formohet nje forme kremi. Pergatesen e mbani ne nje ene plastike ne frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga nje luge gjelle para buke.

Nenexhik

Nje luge çaj nenexhik i copetuar e vendosni ne nje cope leukoplasti, te cilin duhet ta ngjisni mbi kerthize. Leukoplastin duhet ta mbani aty per disa ore derisa t’u pushoje dhimbja e barkut nga shqetesimet e stomakut.

Lakra turshi

Lengu i lakrave turshi ka dhene rezultate te mira per semundjet e stomakut dhe per ulceren. Ky leng duhet te pihet çdo 2 ore nga 1 luge gjelle per 1-2 muaj rresht. Gjate ketij mjekimi nuk duhet te pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumesht dhe lengje frutash mund te pini sipas deshires.

Panxhari i kuq

Per sherimin e stomakut, merrni 50 gr leng panxhar te kuq, 50 gr leng patatesh te shtrydhura, 50 gr leng boronice. Keto perzihen ne nje ene dhe lihen aty per 7 dite rresht. Ky leng perdoret per mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe per sherimin e ulcerave ne stomak e duoden.

Perzierje bimesh

Per mjekimin e gastriteve hiperacide perdoret kjo kure. Merrni 10 gr rrenje çikoreje, 10 gr fruta te dellinjes se zeze, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 luge çaj nga kjo perzierje dhe e valoni me 1 gote uje per 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gote çaji ne dite.

Lule basani

Ne 2 litra uje hidhni 3-4 lule basani te thara e te grimcuara. Keto i zieni per 20-30 minuta. Pasi pergatesa te ftohet e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjate dites nga 1 ose 2 gote uje, pak i vaket dhe i embelsuar sipas deshires.

Majdanoz

Merrni 1 luge gjelle majdanoz, po 1 luge gjelle rrenje grami dhe nje dore mustaqe misri. Perzierjen e zieni per me 3 gota uji per 15-20 minuta. Pergatesa pihet 2 here ne dite nga 1 gote e gjysme uji para buke per 5-6 dite rresht.

Raki

Per mjekimin e ulceres, merrni çdo mengjes esell 30-40 gr raki rrushi te forte 19 grade. Kjo pihet me gllenjka. Gjysme ore pas pirjes se rakise hani 1 luge gjelle me mjalte, kurse ne darke para gjumit, merrni 1 luge gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon per 30-40 dite.

Hudhra

Njerezit qe konsumojne shume hudhren jane me pak te prekur nga semundja e ulceres ne stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund te konsumohet e gatuar, e njome, por edhe e thate. Ne rastet kur ajo gatuhet, mundesisht jo shume te bute, por me e mira do ishte te skuqet fare pak per te mos i humbur vlerat e saj.

Kura te dobishme per ulceren e stomakut

Personat me te prekur nga semundja e ulceres ne stomak jane pikerisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vertete i shfaqjes se saj. Por, meqenese ulcera ne me te shumten e rasteve eshte e pranishme te personat qe konsumojne pije alkoolike, mendohet se mund te jete kjo arsyeja, pse ajo eshte me e perhapur te meshkujt. Njerezve qe vuajne nga ulcera ne stomak nuk u rekomandohet te pine kafe. Konsumimi i saj do te ishte e demshme per shendetin e tyre. Gjithashtu, nuk u keshillohet perdorimi i aspirinave. Njerezit qe konsumojne alkool dhe qe vuajne nga kjo semundje duhet te tregojne nje kujdes te veçante. Alkooli i marre me aspirinen ose analgjezike te ngjashem rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku.

Mjalti

Nje prej mundesive te pakta qe perdoret per kurimin e ulceres ne stomak eshte mjalti. Vetite e tij kuruese jane te dukshme, nese ai perdoret te pakten 4 luge çaji mjalte ne dite. Ky perfundim u be i ditur pas shpalljes se rezultateve te nje studimi te kryer ne Zelanden e Re. Ne te moren pjese me shume se 2000 pjesemarres, ne te cilin u vertetuan efektet pozitive te tij. Mjalti kishte ne perberje te tij elemente, te cilat kishin efekt rigjenerues, sidomos te plaget. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Per kurimin e kesaj semundjeje shpesh mjalti mund te perdoret me lengun e gjetheve te murrizit. Çaji ketyre gjetheve duke u perzier me nje sasi mjalti duhet lene per 24 ore ne nje ene dhe me pas pihet nga 1 luge çdo mengjes.

Çfare duhet te kene kujdes personat qe vuajne nga stomaku

Alkooli

Personat qe preken me shpesh nga semundja e ulceres ne stomak jane meshkujt. Kjo vihet re sidomos te ata qe konsumojne ne menyre te rregullt pijet alkoolike. Ende nuk eshte zbuluar se cilat jane shkaqet.

Aspirina

Njerezit qe vuajne nga ulcera ne stomak dhe qe jane perdorues te pijeve alkoolike duhet te tregojne kujdes. Alkooli i marre me aspirinen ose analgjezite te ngjashem rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku.

Kafeja

Te semureve, qe vuajne nga ulcera ne stomak, u ndalohet rreptesisht pirja e kafese. Madje, nuk u rekomandohet te konsumojne as produkte qe kane ne perberje te tyre kafene. Konsumimi i saj çon ne keqesim te shendetit.

Ulliri veti kuruese per stomakun

Jo me kot, ulliri eshte cilesuar si nje nder bimet mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe levoret e degeve permbajne tanime dhe kane shije te hidhur. Ato kane veti rrudhese, tonike dhe antipiretike. Perdoren me rezultate shume te mira kunder arteriosklerozes, tensionit te larte te gjakut dhe ne rastet e semundjeve me temperature. Ato kane veti direkte dhe pakesojne sasine e sheqerit ne gjak.

Kuron

1-Arteriosklerozen

2-Tensionin e larte

3-Ul temperaturen e larte

4-Pakeson sasine e sheqerit ne gjak

5-Rregullon metabolizmi

6-Rekomandohet per ekzemat ne lekure

Bananet ulin aciditetin e stomakut

Bananet jane shume te rendesishme ne perdorimin kunder hemorragjise cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e larte, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojne kunder diarrese. Ne qofte se vuani nga tensioni i larte, duhet te mendoni gjithmone per frytin tropikal te bananes. Dielli eshte ai qe ngre tensionin, ndersa banania ben te kunderten e tij. Studimet kane treguar se banania eshte nje frute shume e pasur me kalium, dhe si e tille ajo ndihmon ne uljen e rrezikut te hemorragjise cerebrale. Banania eshte burim kaliumi, nje frute e tille ka 396 miligrame ose 11 per qind te mineraleve te nevojshme te nje dite. “Dy deri tre banane ne dite jane optimale”, thote Biofisikanti David Young. Nepermjet kesaj frute ndodh ulja e ndjeshme, qe shkakton kunder aciditetit te larte ne stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin te bllokoje bakteret qe mund te jene aktive ne te.

Kuron

1-Ulin tensionin e larte

2-Jane kunder diarrese

3-Ul rrezikun e hemorragjise cerebrale

4-Banania mbron stomakun

Dieta qe mbron stomakun, keshilla per stomak te rrafshet

Edhe pse hani pak dhe levizni shume, prape nuk mund te hiqni qafe shtresat e dhjamit ne stomak. Ndoshta, per te gjitha keto fajtor eshte kripa. Ky mineral lidh ujin dhe me kete fryn fibrat. Njera nga zonat me te shpeshta ku grumbullohen kilet e teperta, eshte stomaku dhe, çka eshte me e tmerrshmja, me vone kilet e teperta nga kjo zone veshtire hiqen. Nese filloni diete pa ushtrime, do te humbisni kilograme, por stomaku do te jete i leshuar. Nese vetem ushtroni dhe vazhdoni te hani ushqime te njelmeta te dimrit, nuk do te arrini shume sukses. Ushtrimet e sugjeruara, ushqimi dhe truket, te cilat do t’u ndihmojne te humbni ne peshe.

Pini uje te pa gazuar

Asgje me lehte se kjo: evitoni pijet e gazuara qe fryjne stomakun. Eshte ideale te pini dy litra uje te pa gazuar ne dite dhe stomaku ne mase te madhe do t’u zvogelohet.

Asgje pa ushtrime

Per djegien me te mire te dhjamit, me se miri eshte te ushtroni aerobik. Ne kete grup bejne pjese te gjitha aktivitetet qe angazhojne grupe te medha te muskujve – vrapimi, ecja e shpejte, noti. Ushtroni çdo dite 30 minuta.

Shmangni kripen

Edhe pse hani pak dhe levizni shume, prape nuk mund te hiqni qafe shtresat e dhjamit ne stomak. Ndoshta per te gjitha keto fajtor eshte kripa. Ky mineral lidh ujin dhe me kete fryne fibrat. Per kete arsye, mos e teproni me kete melmese dhe sa here qe eshte e mundur, zevendesojeni me melmese bimesh. Konsumoni ne menyre te matur djathin dhe perpunimet e mishit.

Tundja neper stomak

Njeri nga fajtoret qe stomaku juaj mund te jete i theksuar, eshte edhe tretja e keqe. Shume femra vuajne nga ky problem, por pse? Kur ushqimi ne kohe te gjate qendron ne zorre, vjen deri te fryrja dhe krijohen gazrat te cilat e rrisin volumin e stomakut. Ja nje veprim i thjeshte, i cili do t’u ndihmoje ta zgjidhni kete problem: gjysme ore pas ushqimit, shtrihuni ne shpine dhe pastaj per pese minuta, me duar tundeni stomakun. Se pari, shtypeni stomakun me majat e gishtave nga kerthiza ne anen e majte dhe te djathte dhe pastaj tundeni stomakun me shuplaka. Keshtu do ta nxisni tretjen.

Terhiqeni brenda stomakun!

Efekti eshte i dyfishte: kur e terhiqni stomakun, automatikisht dukeni me vitale. Por kjo nuk eshte e tera! Perseriteni kete disa here ne dite, duke u munduar te qendroni ne kete pozite disa sekonda. Keshtu do te forconi muskujt dhe do te zgjidhni problemin e stomakut te theksuar.

Dushi relaksues per vije vitale

Zhytuni çdo nate ne vasken me uje. Ne menyre fantastike do te relaksoheni, ndersa mund te punoni edhe ne vijen tuaj trupore. Provoni menyren si ne vijim: beni nje perzierje prej gjashte pikave te lengut te limonit, dy lugeve ajke dhe tere kete hidheni ne uje. Ledhatojuni per 20 minuta. Temperatura e ujit duhet te jete 38 grade. Kjo larje do te nxise qarkullimin e gjakut dhe do te terheqe lekuren.

Termoterapia shkrin dhjamin

A do te deshironit qe per vikend te vishni nje fustan i cili thekson vijen trupore? Ne kete rast, do t’ju beje mire nje terapi e ngrohte, e cila largon lengjet e teperta nga organizmi dhe shpejt zvogelon masen e stomakut. Ferkojeni pakez losion kunder celulitit ne stomak, mbeshtilleni belin me folije plastike dhe lereni te veproje 15 minuta.

Vetite e gjetheve te manaferres per stomakun

Ne mjekesine popullore perdoren frutat, gjethet, lastaret e njome dhe rrenjet. Gjethet e reja mblidhen ne qershor- korrik dhe thahen ne hije ne shtresa te holla. Frutat e manaferres konsumohen te fresketa pasi piqen mire; me to pergatitet reçeli i cilesise se mire. Me frutat e manaferres behet vere, uthull dhe raki. Vera ka vlera te mira mjekesore. Frutat e manaferres permbajne sheqerna, vitamine C, karotine, Vitamine E, acide organike, pektine etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj jane te pasura me vitamine C, acide organike, lende tonike dhe aromatike. Ne fara ndodhet vaji yndyror ne masen deri 12%. Te gjitha pjeset e bimes kane veti mjekesore shume te mire.

Vetite dietike dhe fitofarmacautike

Qysh ne lashtesi jane perdorur nga njeriu pjeset e bimes si gjethet e majat, per te bere çajra kunder semundjeve te aparatit tretes, si dhe ne forme kompresash (leckash) me perdorim te jashtem. Gjethet e manaferres kane veti rrudhese, djersitese dhe qetesuese. Ato ndikojne edhe ne uljen e temperatures. Ne keto raste perdoret infuzi, i cili pergatitet si vijon: Merren 6-10 grame gjethe dhe zhyten ne nje gote me uje te valuar, duke i lene aty per 10 minuta. Gjate dites pihen 1-2 gota te tilla, ne gjendje te vaket. Ky infuz (ose i pergatitur ne forme çaji) rekomandohet te pihet ne rastet kur personi ndien djegje ne stomak e ne zorre, ne raste thartirash, diarresh, si dhe ne forme gargarash (shperlarje e gojes dhe e grykes), kur ka djegie ne goje, ne mishrat e dhembeve. Ky çaj eshte shume rezultativ dhe kunder hemorroideve (majasellit) dhe ne semundjen e sheqerit.

Nje çaj shume i dobishem per organizmin

Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen ne nje liter uje. Keto zihen jo me shume se 10 minuta. Nga çaji i pergatitur, pihen tri gota ne dite, per tri dite rresht. Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastareve perdoret me efekt edhe nga kardiaket (ata qe vuajne nga zemra), ata me semundje te stomakut bile per çdo njeri, qofte edhe i shendoshe, çaji i permendur jo vetem qe eshte i parrezikshem, por, perkundrazi, eshte shume i dobishem per organizmin e tij. Gjethet e thara te manaferres jane perdorur ne semundjet e mushkerive per ndalimin e gjakut. Keto perdoren ne forme dekokti, duke i dhene te semurit nga 4-5 gota ne dite, me mjalte ose me sheqer. Keshilla per perdorim kunder semundjes se sheqerit: Merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen te zihen ne nje liter uje. Nga lengu i kulluar, i semuri merr tri here ne dite nga nje filxhan para buke. Perfundime te mira japin edhe frutat e manaferres, te cilat mund te konsumohen te fresketa, si dhe ne forme çaji me vere: Merren 150-200 grame fruta manaferre, zihen ne nje gote te mbushur me vere. Nga lengu i prodhuar merren çdo dite 1-2 gota te vogla, ne gjendje te ngrohte. Frutat e manaferres shuajne etjen, perdoren nga te semuret me diarre kronike, me dhimbje ne kyçe, me infeksione ne veshka e ne fshikezen e urines, me kolle etj. Kunder dizenterise perdoret kjo keshille praktike:

Merren rreth nje kg fruta manaferre dhe pasi shtypen, vihen te zihen per gjysme ore ne nje ene ku eshte hedhur nje gote me uje. Nga lengu i fituar, pasi kullohet, merren 3-4 luge gjelle ne dite.

Kunder astmes perdoret kjo keshille: Merren nje sasi frutash manaferre dhe thahen. Pastaj, bluhen ne mullirin e kafese. Nga pluhuri i perfituar merren 2 luge kafeje, esell duke percjelle me qumesht ose me uje. Pluhuri i formuar nga bluarja e manaferrave te thara perdoret edhe kunder hemorroideve:

Merren tri here ne dite, para buke, nga nje luge kafeje nga ky pluhur.

Kamomili

Perdoret kunder dhembjeve dhe shtrengimeve, inflamacioneve te lekures dhe mukozes se gojes, fytit, hundes, syve, po ashtu per rregullimin e tretjes se ushqimit, pastrimin e rrugeve urinare nga jashte dhe brenda, kunder hemorroideve, te kokedhembjet, per qetesim, per fshikezen e urines, zorre, stomak, kunder reres ne melçine e zeze, te urinimet me veshtiresi, çrregullimet e menstruacioneve, si mjet kunder qelbezimeve.

Dhimbja e stomakut

Nje zgjerim ose varg zgjerimesh ne pjesen pararendese te kanalit ushqyes, ne te cilin bluhet ushqimi. Sipas eksperteve kjo eshte pamja qe ka stomaku gjate keqfunksionimit te tij. Çdo 24 ore krijohen gjashte deri shtate litra lengje ne kanalin midis stomakut dhe zorres nga gjendrat e peshtymes, stomaku, pankreasi, temthi dhe zorra e holle. Megjithese njerezit me te shendoshe priren te kene oreks me te madh, madhesia e stomakut (dhe jo madhesia e trupit) duket se ndikon ndjenjen e ngopjes gjate dhe pas ngrenies. Efektet stimulatore te nikotines sjellin mbiprodhim te acidit te stomakut, duke kultivuar keshtu nje terren per ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut – gastriti – dhe ulcerat peptike jane me te perhapura ne alkooliket. Alkooli i marre me aspirinen ose analgjezike te ngjashem rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku, veçanerisht ne njerezit me ulcera te stomakut.

Çfare eshte ulcera ne stomak

Ulcera eshte nje lloj plage e lokalizuar ne stomak (ulcera gastrike) ose ne duoden (fillimi i zorres se trashe). Keto dy lloj ulcerash karakterizohen nga prekja e faqes se stomakut dhe te duodenit. Kjo “grope” fillestare, me pas zgjerohet nga inflamacioni i cili shpesh eshte i dhimbshem. Ne formen klasike (30% e rasteve) pikasim nje dhimbje qe i ngjan djegies ne bark, e cila e rrezaton kete dhimbje edhe anash apo ne kurriz. Dhimbja ka ritmin e vakteve te ngrenies dhe shfaqet nje çerek ore pas ngrenies. Pra, pacienti vuan pas çdo ngrenie dhe dhimbja zgjat 2-3 jave dhe me pas zhduket pas disa javesh apo muajsh

Kanceri ne stomak

Kanceri ne stomak ndodh kur qelizat ne nje pjese trupi fillojne te mos funksionojne mire. Ka shume lloje kanceri dhe zhvillimi i tyre do te vije vetem si pasoje e rritjes jashte kontrollit te qelizave jo normale. Lloje te ndryshme kanceri sillen ne menyre te ndryshme. Kanceri ne mushkeri, ne gjoks, ne vagine dhe kanceri ne stomak jane semundje shume te ndryshme. Semundja rritet me ritme te ndryshme dhe i kunderpergjigjet ne menyra te ndryshme mjekimit. Njerezit me kancer kane nevoje per nje mjekim qe i nevojitet llojit te kancerit ne stomak qe ata kane. Nese nje person mjekohet per nje lloj tjeter kanceri ne stomak, atehere semundja ekzistuese do te zhvillohet duke u rrezikuar edhe jeten. Kanceri i stomakut quhet ndryshe edhe kanceri gastrik dhe fillesen e tij e ka pikerisht aty, ne stomak. Stomaku eshte i ndare ne 5 shtresa te ndryshme. Kanceri mund te zhvillohet ne secilin prej ketyre seksioneve. Duke filluar nga shtresa me e jashtme, numerohen 5 shtresa dhe shtresa me e brendshme quhet mukoze. Acidi i stomakut dhe lengu tretes jane te perbera nga shtresa e mukozes. Shtresa tjeter quhet submukoza dhe eshte e rrethuar nga muskulature, nje shtrese muskujsh qe leviz dhe perzien stomakun. Dy shtresat e tjera jane subceroza dhe ceroza qe jane dhe pjesa mbyllese ose mbeshtjellese e stomakut. Shtresa me e jashtme e stomakut eshte ceroza. Pjesa me e madhe e kancerit ne stomak fillon be mukoze. Kanceri mund te zhvillohet edhe me thelle per shkak se infekton edhe shtresat e tjera. Sa me i thelle te behet demtimi aq me e veshtire eshte te kurohet kjo semundje. Kanceri ne stomak mund te zhvillohet me ngadale ne shume vjet. Ai nuk shfaqet ne menyre te papritur. Pasi kanceri zhvillohet ka shume ndryshime qe ndodhin ne pjesen e brendshme te tij. Ndryshimet e fillimit nuk sjellin shume simptoma ndaj dhe ne pjesen me te madhe te rasteve jane te pa kuptuara.

Keshilla

1- Perdorni sa me shume fruta dhe perime. Nje diete e pasur me futa dhe perime te fresketa, sidomos ato te pasura me shume vitamine C, kane rezultuar se kane nje ndikim te madh ne mbrojtjen kundrejt kancerit ne stomak.

2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Keta perberes nitrogjen njihen se jane shume te demshem dhe japin me shume mundesi zhvillimit te kancerit te stomakut. Gjenden me se shumti ne mish, sallam, salçiçe.

3- Limitoni duhanin, ushqimet qe permbajne djeges si dhe qe jane shume te kripesuara. Ne vendet qe tymoset shume dhe qe preferojne ushqimet me shume kripe eshte vertetuar se kane nje nivel me te larte te prekurve nga kjo semundje.

4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund te shkaktoje ndryshime ne qelizat dhe mund te çoje drejt kancerit.

5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive te medha te mishit te kuq, sidomos nese eshte i skuqur, rrit mundesine per zhvillimin e kancerit te stomakut.

6- Vizitohuni tek mjeku nese keni simptoma te ulceres, si dhimbja e stomakut, djegia apo te vjelat.

Ushqimet qe kurojne ulceren

Banania jo e pjekur. Ajo favorizon sherimin e ulceres gastroduodenale te lehte. Duhet te ndiqet nje ushqim i ekuilibruar, i pasur ne zarzavate dhe fruta qe te kene vitamina C, e njohur kjo per mbrojtjen e mukozes se stomakut. Ne te kunderten duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamerat. Mishi, peshku ose veza duhen marre vetem nje here ne dite. Duhet perdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletes.

Disa keshilla per te mos demtuar stomakun

1- Gjate nates trupi yne qendron ne pozicionin shtrire mbi krevat, dhe te gjitha lengjet e trupit, sidomos lengjet tretese te stomakut (acidet) qendrojne per efekt rendese dhe ene komunikuese ne te njejtin nivel. Ndersa me ngritjen nga pozicioni shtrire ne kembe te gjitha keto lengje fillojne te levizin per efekt rendese ne pjesen e poshtme te trupit, (fakti qe kur ecim shume apo qendrojme shume ne kembe na fryhen dhe na dhembin kembet eshte pikerisht per kete efekt). Ne rastin tone ajo qe na intereson jane acidet qe jane mbledhur ne stomak gjate nates, te cilat nepermjet valvoles se daljes se ushqimit nga stomaku hyjne ne zorren e trashe dhe prej aty duhet te neutralizohet nga lengjet e tjera, siç jane ato te temthit qe i ulin dhe ndryshojne shkallen e acidit per te mos demtuar vete organizmin.

2- Ne dreke duhet ngrene vetem pjata e dyte, qe mund te jete peshk jo i skuqur (me vaj ose gjalpe), por mundesisht i pjekur ne furre apo zgare dhe nuk i hidhet limon apo vaj persiper. Ose te gjitha mishrat e bardha si ai i pules, gjeli i detit kur eshte i vogel te cilet treten me shpejt ne organizem, e shoqeruar me sallate jeshile pa asgje tjeter brenda, si ( qepe, domate, etj.) e sperkatur me kripe dhe me vaj ulliri te vjetruar, dhe me aciditet te ulet.

3- Ne darke nuk duhet ngrene asnjehere mish ose peshk per arsye se organet tretese dhe gjithe trupi mbas nje dite pune te lodhshme duhet te pushoje, si rrjedhim organizmi yne ngadaleson metabolizmin dhe punen e organeve te tij. Ndersa ne i japim ushqim klorik dhe bejme te punoje i sforcuar me ore te zgjatura ne nje kohe kur ne nuk kemi nevoje per ate energji ne ate moment. Prandaj ne rastin konkret duhet te marrim nje pjate makarona ose pilaf i sperkatur me vajin e ullirit. Makaronat dhe orizi duhet te ziejne vetem me uje dhe me asnje leng tjeter, pastaj ta shoqerojme me sallate jeshile. Ne fund nje kokerr molle.

4- Uji. Eshte shume i rendesishem per organizmin tone dhe uji me i mire eshte ai i burimit te malit ose uji i bores, por qe pihet ne burim dhe jo kur mbyllet ne shishe dhe transportohet ne vende te tjera, pasi humbet shume nga vetite e tij dhe behet i rende. Sepse kthehet ne uje te ndenjur duke u liruar edhe nga molekulat e ajrit qe ndodheshin ne te dhe duke depozituar ne fund te saj elementet perberes. Kjo ben qe ky uje te jete i rende per stomakun tone, pasi eshte kthyer ne nje mase unike pa molekula ajri. Prandaj qe uji i shishes te rifitoje vetite e tij fillestare duhet te pihet i fresket.

Ftohja e stomakut

Stina e veres me temperaturat e larta qe e shoqerojne dhe higjiena jo e mire, shton rrezikon per shfaqjen e gastro-enteriteve virale sezonal. Mjeket terheqin vemendjen qe çdo rast te trajtohet me kujdes, sepse mund te jene ngjitese dhe te krijojne formen e nje epidemie. Gastro-enteriti eshte inflamacioni i aparatit tretes qe perfshin: stomakun, zorret e holla dhe ato te trasha. Prandaj shpesh kjo konsiderohet si “ftohje stomaku”. Kjo semundje mund te shfaqet ne çdo periudhe te vitit, por gjate sezonit te temperaturave te larta merr formen e nje epidemie. Arsyeja e numrit te larte te rasteve shpjegohet me faktin qe temperaturat e larta krijojne terren te pershtatshem per zhvillimin e mikrobeve qe shnderrohen ne patogjene per aparatin tretes.

Simptomat:

Diarre e ujshme.

Te vjella.

Dhimbje koke.

Ethe.

Krampe abddominale (dhimbje stomaku).

Keputje trupi.

Temperature.

Mungese oreksi.

Dhimbje gjymtyresh dhe muskujsh.

Aciditeti provokon semundjet e stomakut

Eshte e njohur dhe pranuar nga shume autoritete mjekesore fakti qe shume semundje zhvillohen per shkak te uljes se intensitetit te punes se organeve tona dhe uljes se rezistences se organizmit per shkak te acidifikimit organik, duke patur parasysh kete Dr.George W Crile drejtor i klinikes Cril ne Cleveland, nje nga kirurget me te famshem ne bote shprehet se “Nuk ekziston vdekje natyrale. Te gjithe rastet e vdekjes jane vetem pika e fundit e acidifikimit te organizmit ne menyre progresive.

GASTRITI

Kufilme-pluhur. Rrenje kufirme mjekesore. Naten e pare te Henes se re, pas Solsticit te veres, germoni dhe nxirrni rrenjet e kufilmes. Asnjehere te gjitha rrenjet e nje bime, por vetem disa prej tyre, me qellim qe te mos kercenohet vazhdimesia dhe ekzistenca e tyre. Rrenjet lajini mire dhe lerini te thahen mire dhe shpejt ne rrezet e diellit pervelues, gje kjo qe pak a shume evitohet per barnat e tjera kuruese. Jko pasi tharja ne diell pengon mykjen dhe lengun mukoze te bimeve me shume uje. Ruajeni ne nje qese te linjte.

Perdorimi:

Sipas nevojes pluhurosni nje cope rrenje dhe merrni tre here ne dite nga nje maje luge. Para se ta gelltisni, pertypeni dhe rrotulloheni mire ne goje. Ky pluhur kufilme nga njera ane perforcon efektin e balsamit kufilme-rozmarine nga ana tjeter rekomandohet kunder shqetesimeve, dhimbjeve dhe semundjeve te tilla, si per shembull kunder urthit, gastritit dhe semundjeve te tjera te stomakut e zorreve.

Lengu i molles permireson tretjen

Lengu i molles ben mire per tretjen, si dhe per te shmangur problemet me jashteqitjen. Ata qe kane probleme me zorren e trashe duhet te pine nga nje here ne dite nga nje gote komposto frutash. Te semuret eshte mire qe larjen ta bejne ne vaske ne pozicionin ulur, duke i shtuar ujit levore te bungut dhe kamomil. Por, per t’u sheruar nga infeksionet ne zorre duhen ngrene qepe dhe hudhra te fresketa. Ngrenia e nje molle te embel para ushqimit liron zbrazjen e zorreve. Ata qe kane zorre pertace duhet te pine rregullisht tri here ne dite nga nje gote leng molle para ushqimit.

Mjalti lufton ulceren e stomakut

Personat me te prekur nga semundja e ulceres ne stomak jane pikerisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vertete i shfaqjes se saj. Por, meqenese ulcera, ne me te shumten e rasteve, eshte e pranishme te personat qe konsumojne pije alkoolike, mendohet se mund te jete kjo arsyeja pse ajo eshte me e perhapur te meshkujt. Nje prej mundesive te pakta qe perdoret per kurimin e ulceres ne stomak eshte mjalti. Vetite e tij kuruese jane te dukshme, nese ai perdoret te pakten 4 luge çaji mjalte ne dite. Mjalti ka ne perberje te tij elemente, te cilet kane efekte rigjeneruese, sidomos te plaget. Ai i pastron ato, dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme.

Brokoli ul rrezikun e kancerit te stomakut

Preferohet te konsumohet i zier, dhe pa asnje yndyre. Brokoli, nje nder bimet jeshile me te perdorura ne kuzhinen mesdhetare, veç te tjerash eshte edhe “medikamenti” baze per pakesimin e rrezikut te kancerit te stomakut dhe te tubit te ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumimi i brokolit kryesisht nga grate qe kane rrezikshmeri te larte ndaj kancereve te ndryshme.

Molla

Pergatitja e uthulles se molles dhe ndikimi i saj ne organizem…

Çfare eshte ulçera peptike, shenjat e saj dhe si kurohet

Çfare eshte ulçera? Ulçera eshte nje humbje e indit te stomakut ose te duodenit (zorra 12 gishtore) per arsye te demtimit prej acidit te stomakut dhe lengjeve tretese (p.sh pepsina).

Sa eshte shpeshtesia? Ulçera e duodenit shfaqet me shpesh se ajo e stomakut. Eshte me e shpeshte rreth moshes 30-50 vjeçare dhe 2-4 here me shume tek meshkujt. Ndersa ulçera e stomakut shfaqet me shpesh tek garte mbi moshen 60 vjeçare.

Cilat jane shenjat? Me e shpeshta prej tyre eshte dhimbja e siperme e barkut (epigastrium) dhe ndjenja e djegies ne kete zone. Zakonisht vjen midis vakteve te bukes. Mund ta ngrej te semurin prej gjumi (me se tepermi tek ulçera duadenale). Me ngrenien e ushqimit dhe perdorimin e tabletave antiacid dhimbja zakonisht kalon. Ne vjeshte dhe pranvere dhimbjet shtohen. Me te pakta jane nauzeja (perzierja e stomakut )dhe te vjellat. Eshte tipike qe kur villet dhimbjet pakesohen. Mund te kete renie ne peshe dhe humbje te oreksit.

Cili eshte shkaktari? Shkaktari kryesor eshte nje bakterie e quajtur HELICOBAKTER PYLORI ose perdorimi i disa ilaçeve si aspirina, NSAI, etj. Disa nga shkaqet e tjera jane trashegimia, stresi, ilaçet si kortizoni, alkooli, duhani, ndotja e ambientit.

Helicobakter pylori: Shumica e ulçerave shkaktohen nga kjo bakterie. Ulçerat duodenale pothuajse 100%. Porse meqe ne disa raste megjithese tek individi ka Helicobakter pylori por ulçera nuk shfaqet kjo te ben te mendosh se ka dhe faktor te tjere qe ndikojne si trashegimia. Helicobakter pylori eshte shkaktare edhe e gastritit. Bile edhe e kancerit te stomakut.

Si shihet kjo bakterie? Me ane te biopsise te marre gjate endoskopise(sonda ) dhe berjes se testit ureaz. Ose vrojtimi i saj patologjik ne mikroskop ose mbjellja e saj ne kultur (ambient i pershtatshem per tu rritur). Mund te gjenden ne gjak edhe antikoret (antitrupat) e formuar karshi kesaj bakterieje.( per te pare nese dy muajt e fundit a ka patur apo jo helicobacter pylori)

Ilaçet NSAI dhe ulçera: Nje nga faktoret e tjere kryesor te ulçeres jane ilaçet si aspirina, endometacina, naprokseni pra ata kunder dhimbjes dhe kunder reumatizmes. Ky efekt i demshem i tyre mund te parandalohet me ilaçe te tjera. Personat e semure duhet ta informojne doktorin se kane ulçer kur vene per tu vizituar. Por mund te perdorni edhe ilaçe qetesuese jo te demshme si paracetamoli.

Komplikacionet e Ulçeres

Hemoragjia e stomakut: Nje nga shkaktaret kryesor te hemoragjive (gjakderdhje) te sistemit tretes eshte ulçera. Keta persona vjellin nje material ne ngjyre kafeje ose nxjerrin nje feçes sterr te zeze. Duhet patjeter te shkojne ne urgjence. Edhe pa keto shenja nese djersisin djerse te ftohta dhe i bie vilani duhet te dyshojne per hemoragji.

Shpuarja e stomakut (Perforacioni): Ndjehet nje dhimbje e forte si thike ne bark e menjehershme. Barku forcohet .Levizja dhe nderrimi i pozicionit per pacientin veshtiresohet. Operacioni eshte zgjidhja e vetme.

Bllokimi(stenoza) Sidomos ulçerat ne duodenum dhe ato prane pylorit me edemen e shkaktuar mund te çojne ne nje bllokim te ushqimit. Kjo perfundon me te vjella pasi ushqimi nuk ka ku shkon. Nje vjellje e vazhdueshme dhe me teprice. Megjithese personi ushqehet mire perseri bie ne peshe pasi ushqimet nuk thithen. Duhet operacion.

Diagnoza:Vizita e pergjithshme dhe USG-ja (EKO-JA) nuk na japin ndonje te dhene per ulçeren por na japin mundesine e largimit prej disa diagnozave te tjera. Analiza me e mire eshte ajo radiologjike e sidomos EUZOFAGOGASTRODUODENOSKOPIA (sonda nga goja, me ane te nje tubi qe perthyhet duke nisur nga goja e deri tek zorra 12 gishtore mjeku mund te shohi çdo pellembe stomakun dhe duodenin duke marre biopsi ne raste nevoje. Gjate ketij proçesi nuk ndihet dhimbje)

Kurimi

Dieta: Se pari duhani duhet ndaluar sidomos nese pi shume. Duhani vonon sherimin dhe shton perseritjen e ulçeres. Nuk duhen perdorur ilaçet qe me siper thame qe jane shkaktar. Duhet ndaluar perdorimi i alkoolit pasi thyen rezistencen e mukozes mbrojtese te stomakut. Ndersa per nje diete fikse sipas te rejave te fundit nuk mund te flitet. Mire eshte qe dieta te individualizohet. Nese i semuri ndihet keq nga nje lloj ushqimi le ta lere ate. Perdorimi i qumeshtit nuk eshte dhe aq i dobishem bile ka dhe te dhena me te fundit se piperi, turshia, yndyrnat dhe ushqimet acidike nuk jane dhe aq te demshme sa mendohej. Megjithate mendimi im personal eshte te ruheni sa te mundeni prej ketyre lloj ushqimesh derisa te vertetohen plotesisht keto lloj kerkimesh.

Ilaçet: Tek ulçera ashtu sikurse edhe tek semundja e refluse perdoren ose bllokuesit e receptorit H2 (Ranitidin, Famotidin etj.) ose inhibitoret e pompes se protonit ( Omeprazol, Lansoprazol etj.) duke bllokuar keshtu prodhimin e tepert te acidit ne stomak. Nese tek i semuri eshte vene re Helicobakter pylori duhet perdorur bashke me ilaçet qe pengojne aciditetin edhe antibiotiket (amoksicilin dhe klaritromicin apo metronidazol)

Kur eshte i nevojshem operacioni? Pjesa me e madhe e ulçerave sherohet me ilaçe por ne rastet kur ilaçet nuk bejne dobi, ne raste e shpuarje te stomakut, bllokim dhe hemoragjie pra komplikacionesh duhet nderhyre kirurgjikisht.

Stomaku dhe pirja e ujit

Detyra e stomakut eshte qe ushqimet ti zbertheje, depozitoje dhe t’i transportoje per tek duodenumi (zorra 12 gishtore). Kete detyre e kryen me ane te levizjeve dhe lendeve qe sekreton. Pasi ushqimi hyn ne stomak ashtu sikurse dhe ne zemer edhe ketu ka nje vend i cili prodhon impulse elektrike. Qe ketej prodhohet nje impuls ne çdo 8-10 sekonda dhe si pasoj ndodh kontraktimi i muskulit te stomakut. Kjo dallge e krijuar perçohet drej zones se quajtur ‘’pilor’’. Kjo quhet levizje peristaltike. Keto levizje jane aq te fuqishme sa mund ta mbyllin komplet hapesiren e stomakun. Stomaku pasi e ka zbrazur ushqimin qe kishte zvogelohet. Ne te ngelet nje sasi lengjesh prej gati 50 ml.

Ushqimet qe hame si fillim grumbullohen ne pjesen e siperme te kurvatures se vogel (incisura inguinale). Vetem ushqimet e lengshme dhe ato gjysem te lengshme grumbullohen ne antrum. Kurse ne pjesen e siperme qe quhet fundus mbushet me gaz (ajer).Ushqimet startojne levizjet e stomakut. Ne muret e stomakut gjenden reseptore te ndjeshem ndaj levizjeve dhe pH-it te stomakut. Keta reseptore me ane te disa sitemeve nervore transportuese ( parasempatik nervus vagus + sempatik) e percjellin sinjalin drej trurit. Si pasoj levizjet e stomakut rriten ose zvogelohen.

Gjate kohes kur stomaku eshte bosh perseri stomaku kontraktohet me rreth 3 kontraktime ne minute. Kjo behet shkak qe te ndjejme dhimbje te stomakut apo ndjenjen e urise. Kjo gjendje zgjat rreth 10-60 minuta. Me pas stomakut shplodhet. Na duhet te permendim se pozicioni qe merr stomaku teksa njeriu eshte ne kembe dhe kur eshte ulur eshte i ndryshem. Nese nje njeri e pi ujin ne kembe atehere uji shkon me shpejt ne zorren 12 gishtore. Nese uji pihet ulur atehere se pari ai grumbullohet ne stomak perzihet me acidin e stomakut duke ngordhur mikrobet dhe me pas kalon tek zorra 12 gishtore. Kjo eshte dhe arsyeja qe te pish uje ulur eshte nje menyre parandaluese nga disa infeksione.

Burimi: Gazeta Shekulli

Artikuj te tjere