logo

Kanceri ne mushkri, lidhja me duhanin

Eshte pare se nje burre me moshe 35 vjeç, qe pi me teper se 25 cigare ne dite, ka nje risk 20 here me te larte, se nje bashkemoshatar i tij qe nuk ka pire kurre duhan. Rreziku shtohet ne lidhje me: Numrin e cigareve qe pihen (sa me shume, aq me i madh eshte rreziku); moshen e fillimit te duhanit (sa me i ri, aq me i larte eshte rreziku); dhe trashegimine. Ne personat qe heqin dore nga duhani rreziku ulet gjate 10-15 viteve qe pasojne, duke u barazuar me ate te nje personi qe nuk ka pire kurre duhan. Por dhe pirja pasive e duhanit shton rrezikun per shfaqjen e karcinoma polmonare (shton me 19 per qind riskun ne personat jo duhanpires qe te semuren me kancer te pulmonit). Faktori me i rendesishem perfaqesohet nga tymi i duhanit: Ekziston nje raport i qarte doze-efekt, dhe kjo vlen edhe per piresit pasive te duhanit. Kjo shpjegon se sa me shume te pihet duhan (ose sa me shume duhan te jete thithur gjate jetes), aq me e madhe eshte mundesia per t’u semurur.