logo

Kerpudhat, prioritetet dhe perfitimet

kerp2Kerpudha eshte nje ushqim i cili po “humb” me kalimin e kohes. Ne Egjiptin e lashte, faraonet e konsideronin si ushqimin me te shijshem, i cili u sillte shume te mira per organizmin, ndersa ate e perdornin edhe ne mjekesine popullore. Vjeshta eshte sezoni i saj “kryesor”. E kush eshte ai qe nuk ka shkuar te pakten nje here te vetme ne ndonje pyll per te kerkuar kerpudha, i shoqeruar me ndonje ekspert, qe di t’i dalloje ato helmueset nga ato te ushqyese.

Ekzistojne me shume se 4.000 lloje

Nder 4.000 lloje kerpudhash qe ekzistojne, vetem 100 prej tyre jane te ngrenshme. Keto te fundit mund te zgjidhen te fresketa, te thata ose te grira. Te fresketat apo te thatat kane karakteristikat me te mira ushqyese. Mundesia per t’i thare apo per t’i ngrire ato e bejne kete ushqim te disponueshem gjate gjithe vitit. Nese kerpudhat i blini te fresketa, atehere duhet te beni kujdes qe te mos jene me myk, ndersa koka dhe bishti i tyre duhet te jene te forte.

Kalori te pakta

Shume mendojne qe kerpudhat jane nje ushqim i rrezikshem per linjat tona, por ne te vertete nuk eshte keshtu. Ato kane nje permbajtje kalorike vertet te ulet, 11 kcal/100 g per kerpudhat e fresketa dhe 296 kcal/100 g per ato te thatat. Gjithsesi kjo varet edhe nga shumellojshmeria e kerpudhave qe hame. Pra e sigurt eshte qe ato nuk kane yndyre. Keshtu qe kerpudhat jane te persosura per t’u perfshire edhe ne dieta te ndryshme dobesimi.

Kater kerpudha mjekesore

Pjesa me e madhe e kerkimeve mjekesore ka konfirmuar te mirat qe kerpudhat i sjellin organizmit tone. Studimet me te fundit jane perqendruar veçanerisht ne kater lloje te kerpudhave mjekesore, maitake, shiitake, reishi dhe krimet. Maitake e shiitake kultivohen ne veri te Indise dhe jane shume te shtrenjta, por edhe te veshtira per t’u gjetur. Ndersa disa lloje kerpudhash qe mund te gjenden lehte, te tilla si bisporus agaricus jane te njohura per aftesine e tyre per te luftuar fillimin e lloje te ndryshme te kancerit, kolesterolin e ulet, per te luftuar semundjet inflamatore dhe per te parandaluar semundjet kronike, ne saje te pranise se antioksidantit te fuqishem ergotioneines.

Ndihmojne zemren dhe sistemin imunitar

Kerpudhat jane te dobishme ne luftimin e semundjeve kardiovaskulare dhe ne frenimin e formimit te kolesterolit ne arterie. Jane konsideruar gabimisht si nje ushqim i varfer ushqyes. Por kjo gje u hodh poshte nga permbajtja e tyre e selenit, vetia ushqyese e te cilit mund te na mbroje nga semundjet infektive dhe nga shfaqja e tumoreve. Kerpudhat permbajne vitamine B3, e cila ndihmon ne funksionimin e duhur te sistemit nervor dhe vitamine B2, e nevojshme per prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut per metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.

Burimi: Gazeta Shqip