Kolesteroli, ja si luftohet

kolest1Mes armiqve te arterieve, veçojme ate qe drejton diabetin: kolesterolin. Per çdokend qe nuk e ka idene per ekzistencen e tij, le te lexojne 6 pyetje te thjeshta e praktike rreth tij.

Çfare eshte kolesteroli dhe si ta luftojme?
I domosdoshem per funksionimin e trupit. Kolesteroli eshte yndyre qe prodhohet nga dy te tretat e melçise dhe nga ushqyerja. Ai eshte i pranishem ne siperfaqen e brendshme te qelizave duke iu dhene atyre fleksibilitet dhe fuqi, ndersa i siguron ne te njejten kohe mbrojtjen nga agjentet e jashtem veprues.
Per te arritur tek organet e ndryshme kolesteroli perdor transportues qe e lejojne te qarkulloje ne gjak.
HDL (Low Density Lipoproteins), ose “kolesteroli i mire” arrin edhe ne melçi, ku perpunohet dhe behet eliminimi i tepert i tij. LDL-te transportojne kolesterolin nga melçia ne drejtim te te gjitha qelizave. Kur LDL-te funksionojne keq, ose jane manget, niveli i kolesterolit ne gjak rritet. Ne kete pike kolesteroli akumulohet per te formuar pllaka qe gradualisht bllokojne arteriet. Kjo eshte arsyeja pse LDL njihet ndryshe edhe si “kolesteroli i keq”.

Pse rritet kolesteroli?
Ne vend te pare qendron menyra e keqe e te ushqyerit, nder shkaqet e rritjes se kolesterolit. Ushqimet me yndyra te ngopura ne veçanti, por edhe stresi, trashegimia gjenetike, semundjet e caktuara (semundje te veshkave, semundja e tiroideve), marrja e disa barnave nxisin rritjen e kolesterolit ne gjak. Perveç kesaj, ndikojne edhe pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, hipertensioni, diabeti, mbipesha, menyra sedentare e jeteses jane te gjithe faktoret qe bejne aleance me kolesterolin e tepert, duke rritur rreziqet per semundjet kardiovaskulare.

Teprica e kolesterolit eshte e lidhur me peshen?
Kolesteroli dhe pesha mund te kene lidhje mes tyre. Per peshen e tepert qe eshte depozituar kryesisht ne pjeset e siperme te trupit (qafa, supet, barku), vijne nga pas anomali te shumta: hipertensioni, diabeti i tipit 2, rritja e triglicerideve dhe hiperkolesteroli. Nje renie ne peshe, edhe modeste, permireson shendetin e njerezve qe kane nje indeks te mases trupore (BMI) me teper se normalja.
Ushqimet me yndyre, duhen ndaluar rreptesisht?
Per te zvogeluar kolesterolin, nuk eshte me nje sekret, ju duhet te filloni te ndryshoni zakonin e te ushqyerit. Jo te gjitha ushqimet yndyrore duhen hequr. Kur hani, duhet t’u jepni prioritet yndyrave te pangopura ne krahasim me te ngopurat.

Çfare nenkuptohet me “yndyrna te mira”?
Ne duhet se pari te sqarojme faktin se nuk ka ne te vertete “yndyrna te mire” ose “te keqija”, jane sasite e tyre, te teperta apo te pamjaftueshme, te cilat mund te çojne ne pasoja te rrezikshme per organizmin. Acidet yndyrore te pangopura, te quajtur keshtu “yndyrna te mira”, jane gjetur kryesisht ne vajra, ne vaj dhe ne peshk. Degjojme shpesh te flitet per Omega 3. Keto acide yndyrore te pangopura kontribuoje ne funksionimin efikas te sistemit kardiovaskular. Gjenden veçanerisht tek ushqimet (nuk prodhohen nga trupi), ne veçanti tek peshqit e medhenj, tek vaji i kanolas, tek arrat dhe soja.
Te tjera acide yndyrore te pangopura jane Omega 6, Omega 9, te dobishme. Omega gjendet veçanerisht ne vajin e lulediellit, te misrit ose sojes. Per nje ushqim te mire dhe te ekuilibruar, studiuesit rekomandoje konsumimin e ketyre acideve yndyrore te pangopura, Omega 6 dhe Omega 3, ne dieten tone, por ne sasi te ekuilibruara (shembull: raporti mes Omega 6/ Omega 3, afersisht 5).

Cilat jane avantazhet e konsumimit te frutave dhe perimeve ne nje diete anti-kolesterol?
Te varfra ne yndyrna dhe kalori, frutat dhe perimet na mbushin me mikroushqyes, vitamina, minerale, oligominerale, fibra, thelbesore per organizmin. Ato permbajne ne veçanti antioksidante qe parandalojne oksidimin e kolesterolit dhe evitojne formimin e pllakave ne arterie. Te varfra ne yndyrna te ngopura, frutat dhe perimet mbrojne shendetin kardiovaskular.

Burimi: Gazeta Shqiptare