Menyrat per ta ndihmuar femijen te bjere nga pesha

Shpeshtesia e obezitetit ne femije sa vjen dhe rritet. Studimet e fundit tregojne nje rritje dhe te shpeshtesise se mbipeshes. Nuk ekziston nje rruge e shkurter dhe e thjeshte per te ndihmuar femijen tuaj te bjere nga pesha. Prandaj nevojitet nje modifikim afatgjate i menyres se jeteses dhe asaj te ushqyerjes se femijes, çka kerkon perfshirjen e tyre ne strukturen e familjes. Por si mund te te realizohet kjo? Me poshte mjeket pediater japin disa keshilla.

Obeziteti
Obeziteti eshte nje semundje kronike qe karakterizohet nga rritja e depozitimit te indit adipoz ne organizem. Ai konsiderohet si shkaktari madhor i shume patologjive serioze qe behen shkak per vdekje te papritur. Ne gjuhen mjekesore shpesh here perdoret termi obezitet malinj (morbid obesity) per te karakterizuar obezitetin qe paraqet rrisk te larte per shfaqjen e nje sere semundjesh. Normalisht indi adipoz (kalorite) perben burim energjie per organizmin dhe luan rol barriere mbrojtese per organet e brendshme dhe lekuren. Ai ndodhet normalisht ne sasi me te larte nenlekure, ne artikulacione dhe rreth organeve te brendshme. Shfaqja e obezitetit shkaktohet si pasoje e prishjes se disbalances se marrjes se kalorive dhe humbjes se tyre ne favor te rritjes se kalorive duke shkaktuar gradualisht akumulimin e tepruar ne organizem. Faktoret qe prishin kete disbalance jane te shumte, por me kryesoret jane si me poshte.

Faktoret
Faktori biologjik: ne disa paciente metabolizmi i ulet bazal behet shpesh here shkak per shfaqjen e obezitetit. Faktori gjenetik: ne disa raste luan rol kryesor ne shfaqjen e obezitetit. Leptin proteina eshte nje proteine e cila kufizon dhjamosjen. Ne shume persona obeze jane vene re defekte te receptoreve te leptines, duke u bere shkak per mosfunksionimin normal te mekanizmave qe evitojne dhjamosjen. Po ashtu, menyra e jeteses ne ditet e sotme konsiderohet si faktor madhor ne shfaqjen e obezitetit. Konsumimi i tepert i kalorive dhe ulja e aktiviteteve fizike jane dy element qe rrisin sasine e dhjamit ne organizem. Gjithashtu demtimet e berthamave qe ndodhen ne hipotalamus dhe kontrollojne urine mund te shkaktojne obezitet me ane te mekanizmit te hiperfagise (ndjenje e shtuar e urise si pasoje e demtimit te mekanizmave frenues te saj). Faktori hormonal: ne baze te studimeve te ndryshme eshte vene re se aktiviteti i rritur endokrin i pankreasit, dhe hiperkortilozemia paraqesin rrezik dhe perbejne shkak per obezitet.

Rreziqet e obezitetit
Obeziteti shkakton nje game te gjere disfunksionesh dhe patologjish ne organizem, duke u bere shpesh here shkak per vdekje te papritur. Aparati kardiovaskular eshte ai qe preket dhe demtohet me shpesh. Rritja e mases dhjamore ne zemer behet shkak per shfaqjen e aritmive dhe arterosklerozes se eneve te gjakut. Kur arteroskleroza shkakton obstruksion te aa.coronare rezultati mund te jete infarkti akut i miokardit qe mund te jete me pasoja fatale.
Diabeti i sheqerit si pasoje e rezistences se indeve ne periferi ndaj insulines eshte teper i shpeshte. Shifrat e pacienteve dibetike, si pasoje e obezitetit jane bere teper alarmante. Dhe moshat e reja jane ato qe kane filluar te preken me shpesh. Insuficienca respiratore eshte komplikacion tjeter. Ajo karakterizohet nga veshtiresi ne frymemarrje dhe pergjumje qe mund te çoje deri ne koma. Ne aparatin gjenital te femrat shkaktohet me shpesh amenorrea, kurse te meshkujt fenomenet e impotences jane te shpeshta. Tek te dyja sekset obeziteti mund te behet shkak per sterilitet. Ne lekuren e obezeve shpesh here mund te shfaqen eritema ose dermatite te ndryshme. Ndersa ne traktin gastrointestinal fenomenet si konstipacioni dhe kolelitiaza dominojne.

Keshillat per femijet
Percaktoni qellime realiste per femijen tuaj
Femija juaj eshte ende duke u rritur dhe ndoshta eshte me mire ta ndihmoni ate ta mbaje peshen se sa ta humbase. Ne qofte se gjate zgjatjes, bebi nuk shton ne peshe, natyrisht ai do te dobesohet. Prandaj, nje renie ne peshe prej rreth 450 gram ne jave, per femijet obeze, do te ishte e kenaqshme, per te mos demtuar rritjen e femijes. Ajo qe ka rendesi eshte qe femija juaj te pershtatet me menyren e re te jeteses.
Inkurajoni aktivitetet fizike
Çdo lloj aktiviteti aerobik mund te ndihmoje femijen tuaj te harxhoje kalorite e teperta. Ecja sportive, marshimet, ecja me biçiklete, patina etj., jane menyra shume te mira per te djegur kalorite e teperta. Ju gjithashtu duhet ta inkurajoni femijen tuaj te beje nje jete aktive, si per shembull: te ngjitet nga shkallet dhe te mos perdore ashensorin, te ece ne kembe dhe jo me makine per te shtepite e miqve te tij, etj.
Zgjidhni ushqime te shendetshme dhe te ushqyeshme
Inkurajo femijen te haje tre vakte jo te bollshme dhe 2 vakte te ndermjetme te vogla, ne menyre qe ai te mos qendroje gjate pa ngrene qe te ndihet i uritur, çka do ta zemeronte ate. Siguroji sasi te bollshme frutash dhe perimesh dhe inkurajoje te pije uje ne sasi te bollshme. Nje portokall jo vetem qe ka me pak kalori se sa nje gote me leng portokalli, por duke pasur fibra, e ndihmon femijen tuaj te ndihet i ngopur dhe per rrjedhoje i kenaqur. Jepi ushqime me pak yndyre, si: qumesht i skremuar, jogurt apo djathera me pak yndyre. Kokoshkat ose gjevreket jane nje zgjedhje shume me e mire se patatinat, biskotat apo petullat.
Ndryshoni menyren e te ushqyerit te familjes
Inkurajo femijen qe te ushqehet vetem kur eshte i uritur dhe mos ta shohe ngrenien si aktivitet. Sherbeji vaktet e familjes vetem ne kuzhine ose ne dhomen e ndenjes, pa kryer asnje veprimtari tjeter, siç eshte te parit e televizorit. Ne qofte se femija juaj ha duke pare televizor, ai mund te haje aq shume sa te mbingopet.
Provoni te ndryshoni menyren e sjelljes
Nje “sistem shperblimi” mund ta ndihmoje femijen tuaj per te qene me i motivuar per te zbatuar dieten e tij. Per shembull: ne qofte se ai pi uje ne vend te koka-koles per nje jave, shperbleje ate duke e lejuar te beje diçka qe i pelqen apo duke i blere nje loder. Asnjehere mos e shperble me ushqime!
Kontrollojeni rregullisht te pediatri
Dergoje femijen çdo 2 jave tek mjeku per kontroll te peshes dhe, ne qofte se nevojitet, edhe per ekzaminim te gjakut. Nuk keshillohet peshimi i perditshem, pasi ndryshimet ose jo te peshes i shtojne stresin femijes.
Perkraheni dhe mbeshteteni
Eshte mjaft e rendesishme qe gjithe familja te ndryshoje menyren e ushqyerjes per ta ndihmuar ate. Sigurohu qe te mos mbani ushqime te mbetura ne shtepi. Mbaj ne frigorifer karota, selino, fruta. Gatuaj ushqime te shendetshme dhe me pak yndyre per te gjithe familjen. Dhe mbi te gjitha: mbeshtete dhe jepi kuraje.