Operacioni, kur duhet te hiqen bajamet dhe mishi ne hunde

fb1tw1go1

Operacioni i heqjes se bajameve dhe te mishit ne hunde, sipas doktoreve te rrugeve respiratore, renditet ne nderhyrjet me te shpeshta kirurgjikale. Por, familjet ndihen te shqetesuara ne momentin kur duhet te vendosin per operimin. Ne pergjithesi ekziston frika e rreziqeve te mundshme gjate operacionit, marrjes se narkozes dhe te vazhdimit te infeksioneve te perseritura. Per kete, mjeket shpjegojne se ne cilat raste operacioni paraqitet si zgjidhje e vetme dhe e detyrueshme. Sipas tyre, ne rastet kur femija juaj bllokohet ne frymemarrje, per shkak te bajameve apo te madhesise se mishit ne hunde, nese rreth bajameve krijohen shtresa infeksioni, nese ekziston frika e tumorit, nese mishi ne hunde prish formen e nofulles dhe nese shihet rritja e bajameve, nese ka problem ne te folur, nese gerhet gjate kohes kur eshte ne gjume, atehere operacioni eshte i domosdoshem.

Operacioni
Rreth 40 per qind e operacioneve te bajameve behen per shkak te infektimit te shpeshte te tyre. Nese femija juaj gjate vitit te fundit eshte semurur shtate here, ose nese gjate dy viteve eshte semurur pese here, ose nese gjate tre viteve te fundit eshte semurur tre here nga infeksionet e bajameve, nese eshte mbartes i mikrobit te difterise, nese ka probleme me kapaket e zemres, nese ka infeksione te shpeshta te veshit, atehere duhet ta vizitoni menjehere tek nje specialist. Perkundrazi, shenja si te gerhiturit, gjume jo i qete, te djersiturit gjate gjumit mund te paralajmerojne probleme te bajameve, ndersa rritja dhe zhvillimi i mishit ne hunde mund te behet shkak i ndryshimeve te personalitetit, mund ta bejne femijen agresiv, te paperqendruar dhe mund te kete probleme ne mesime. Koha me e pershtatshme per operacion tek femijet eshte gjate pushimeve verore dhe pushimeve te dimrit. Edhe pse semundja e bajameve dhe e mishit ne hunde njihet si semundje e grupmoshave te vogla, te njejtat rregulla vlejne edhe per te rriturit. Tek te rriturit, te cilet nuk paraqesin asnje problem shendetesor serioz qe te pengoje operacionin aplikohen operacionet e bajameve.

Femijet
Femijet, te cilet, per shkak te bajameve te rritura dhe te mishit ne hunde kane probleme ne frymemarrje, mund te operohen qe ne muajin e gjashte, mosha nuk perben asnje pengese. Pyetjes nese duhen operuar bajamet ende shkenca sot nuk i ka dhene nje pergjigje plotesisht te sakte. Duke pasur parasysh rolin e bajameve nga eksperienca eshte arritur ne disa standardizime per heqjen e tyre. Bajamet ne pergjithesi operohen pas moshes 3 vjeç me ndonje perjashtim te veçante dhe perpara kesaj moshe. Bajamet hiqen kur semuren shpesh, ose kur formojne vater infeksioni per semundje te ndryshme. Ndodh qe bajamet te jene te zmadhuara, por nuk do te thote se duhen hequr si te semura, prandaj keto lloj bajamesh hiqen vetem atehere kur ato japin shqetesime te tilla si, dhimbje veshesh apo ulje te degjimit, zmadhim te gjendrave limfatike te qafes, fytit, veshtiresi ne frymemarrje, ne gelltitje dhe te folurit e femijes. Duhet theksuar ketu qe disa prinder apo dhe personel shendetesor mendojne gabimisht se, duke qene bajamet e zmadhuara duhen operuar, ne menyre qe femija te shendoshet e t’i vije oreksi. Sipas mjekeve, nje qendrim i tille eshte ne dem te shendetit te femijes, ne qofte se do te heqin bajamet jo te semura. Prandaj nevojitet nje bashkepunim me i ngushte midis mjekeve patologe dhe pediater me specialistin otorinolog, per te vendosur kritere me te drejta per heqjen ose jo te bajameve.

Bajamet
Ato qe njihen si bajamet kane nje rol mjaft te rendesishem per organizmin e njeriut, sepse mbrojne dhe luftojne mikrobet e ndryshme qe hyjne nga goja dhe rruget e frymemarrjes. Fyti eshte vendi ku kryqezohen sistemet e tretjes dhe te frymemarrjes, te cilet jane ne kontakt te vazhdueshem me mjedisin e jashtem. Pra, fyti eshte pjese e dy sistemeve dhe vendoset ne pjesen e prapme te hundes dhe gojes. Funksionet e ketij organi jane te shumta e te rendesishme. Ne te jane te vendosura disa grumbullimesh indesh, qe perngjajne me ato te gjendrave limfatike. Nje grumbull tjeter eshte i vendosur prapa hundes qe jane anedoidet, ne gjuhen popullore quhen “mish ne hunde”, dy grumbullime te tjera jane te vendosura ne dy anet e fytit, qe jane tonsilit palatine ose “bajamet”. Ne rrenjen e gjuhes eshte vendosur nje tjeter grumbull indesh te tilla, qe quhet “bajamja” e gjuhes. Te katert grumbullimet qe thame me lart luajne nje rol te rendesishem per organizmin e njeriut, sepse kontrollojne çdo gje qe kalon ne rrugen e ushqimit dhe te ajrit. Perveç funksionit qe permendem bajamet prodhojne dhe disa qeliza te gjakut qe quhen limfocide. Ato kane veti mbrojtese. Kur bajamet semuren keto kthehen ne qeliza gllaberuese per mikrobet, duke i shkaterruar ato. Tjeter rol i rendesishem i bajameve eshte se ketu prodhohen te ashtuquajturat trupeza mbrojtese (antikorpe), te cilat shkaterrojne mikrobet dhe helmet e tyre.

Shkaktaret
Pezmatimi i bajameve quhet “angine” dhe shkaktare te shfaqjes se ketij shqetesimi jane mikrobet e ndryshme, qe favorizohen nga i ftohti dhe nga ulja e rezistences se organizmit. Shenjat e para te semundjes jane dobesi e pergjithshme, tharje dhe dhimbje fyti, temperatura qe rritet deri ne 38-39 grade. Femijet e vegjel veç te tjerash refuzojne ushqimin dhe ankohen shpesh per dhimbje barku. Nderlikimet e anginave jane lokale dhe te pergjithshme. Kalimi ne formen kronike te semundjes eshte nderlikimi me i shpeshte lokal qe eshte quajtur tonsiliti kronik. Veç kesaj mund te kemi grumbullimin e qelbit perreth bajames qe quhet abces peritonsilar. Ne qofte se grumbullimi i qelbit behet ne thellesi te qafes quhet flegron dhe ky eshte nderlikimi me i rende qe shoqerohet me zmadhimin e gjendrave limfatike ne fyt. Nderlikimet e pergjithshme te anginave jane reumatizma, semundjet e veshkave dhe te zemres. Shenja kryesore e kesaj semundjeje eshte dhimbja, veshtiresi ne gelltitje dhe te folurit karakteristik sikur ka diçka ne goje. Tonsiliti kronik shpesh nuk ka shenja te qarta, por vetem nje shqetesim te papercaktuar ne gryke, nganjehere veshtiresi ne gelltitje, kur bajamet jane shume te zmadhuara, si dhe ere te keqe nga goja. Disa te semure kane ngritje te lehte te temperatures qe nganjehere mund te vazhdoje per shume kohe. Shenje me e sigurt per nje tonsilit kronik eshte shfaqja e anginave te shpeshta, te shoqeruara dhe me rritjen e gjendrave limfatike te fytit dhe te qafes.

Parandalimi i bajameve
Bajamet jane barriera e pare per mikrobet qe hyjne ne organizem dhe vendi ku asgjesohen pa kaluar me tej ne organizem. Kjo eshte arsyeja qe personat qe kane hequr bajamet preken shpesh dhe shpejt nga faringitet. Se pari, mjeket keshillojne qe per femijet e predispozuar per t’u prekur nga bajamet te tregohet nje kujdes maksimal ndaj veshjes, qendrimit ne ambientin e jashtem, sidomos ne ditet e ftohta, por edhe ne ato te nxehta, pasi femija nga levizja e teper mund te djersitet shume dhe kjo behet shkak per ftohje. Gjithashtu, duhet te perdoren ushqime dhe pije te ftohta, por te gjitha ne nje temperature normale. Ne te njejten kohe mund te keshilloja kufizimin ne maksimum nga femijet te pijeve te gazuara si: koka-kola, sidomos kur kane bajame te semura (te skuqura, te qelbezuara), sepse keto pije mund te perkeqesojne stadin e semundjes.

Shenjat
Veshtiresi ne gelltitje
Ere te keqe nga goja
Temperature
Dobesi e pergjithshme
Tharje dhe dhimbje fyti
Refuzim ushqimi
Dhimbje barku
Nderlikimet
Reumatizem
Semundje te veshkave
Semundje te zemres

Keshillat
Vizite tek mjeku specialist
Korrigjimi i perdes se hundes, kur ka probleme
Heqja e mishit te huaj, nese ai ekziston
Heqja e formacioneve te ndryshme
Te krijohet nje komoditet me jastekun
Pershtatje e vendit te fjetjes
Duhet te shikohet edhe perthyerja e qafes

Artikuj te tjere