Piramida ushqimore

Menyra e ushqyerjes konsiderohet si nje nga shkaqet e shfaqjes se semundjeve te zemres, diabetit, disa formave tumorale, semundje keto qe vitet e fundit po perhapen ne menyre mjaft shqetesuese. Organizata Boterore e Shendetesise ne udhezimet e veta, nenvizon rolin e nje ushqyerjeje te ekuilibruar per te qene te shendetshem dhe per te parandaluar apo dhe trajtuar mjaft semundje.
Ne vendin tone vitet e fundit semundje si: diabeti, semundjet e aparatit kardiovaskular, apo dhe kanceri, po perhapen mjaft dhe per specialistet mendohet se nje nder shkaqet kryesore eshte nje diete jo e pershtatshme. Sot ne perdorim nje diete jo te pershtatshme me nevojat e organizmit. Dieta permban shume yndyrna, sheqer, kripe dhe eshte e varfer me fibra, minerale dhe vitamina. Ushqimet jane te perpunuara deri ne ate pike qe nuk ngjajne aspak me ushqimin natyrale. Per dr.Shefqet Deliallisi, i cili eshte i pari qe studion ne librin e tij “Ushqyerja dhe shendeti. Shkenca e ushqyerjes”, duhet ditur se bazen e nje ushqyerjeje te shendetshme e perben sasia e moderuar dhe larmia e ushqimeve. Me fjale te thjeshta: shmangni sasite e teperta ose te pakta te çdo ushqimi. Nuk ekziston asnje ushqim qe i vetem te siguroje mjaftueshem te gjitha elementet e domosdoshem, per te garantuar shendet. Prandaj eshte e nevojshme qe dieta te permbaje larmi ushqimesh, por kjo duhet bere duke seleksionuar dhe njohur ushqimet e shendetshme.

Piramida ushqimore
Ne librin e tij ai keshillon nje diete te ekuilibruar, qe do te thote merrni elementet ushqimor te rendesishem, qe sigurojne energjine e nevojshme per organizmin, ne perputhje me nevojat e gjithsecilit. Ekzistojne disa udhezues qe sugjerojne dhe arrijne te plotesojne nje menyre ushqyerje te shendetshme. Me i njohuri eshte ajo qe njihet si dieta mesdhetare, qe ne baze te saj ka ushqimet me origjine bimore si: buka, makaronat, frutat, zarzavatet, vaji i ullirit dhe konsumimi i moderuar i ushqimeve me origjine shtazore. Per t’i vene ne praktike rekomandimet rreth sasise se elementeve ushqimore qe duhen konsumuar çdo dite perdoren tabela, te cilat percaktojne sasine e energjise dhe permbajtjen ne proteina, yndyrna, karbohidrate, per secilin ushqim.
Ekziston ajo qe njihet si piramida ushqimore, e cila i ndan ushqimet ne 7 grupe, ku ne grupin e pare futen: mishi, peshku dhe veza. Keto ushqime permbajne 18-20 % te proteinave. Ne grupin e dyte renditen: qumeshti dhe derivatet e tij, qe jane burim i mire proteinash te cilesise se larte, por dhe burime te kalciumit, fosforit, vitaminave A, B dhe D. Ne grupin e trete jane: dritherat, patatja dhe orizi, te pasura me vitamina dhe proteina. Me pas renditen legumet si fasulet, bizelet, bathet, thjerrezat, te cilat permbajne vitamina, kripera minerale dhe sasi yndyrnash “te mira”. Ne vend te peste renditen” yndyrnat qe perdoren per gatim. Keto ndihmojne per prodhimin e energjise dhe sigurojne acidet yndyrore esenciale. Ne dy grupet e fundit jane zarzavatet dhe frutat, te cilat jane burim vitaminash, kriperash minerale dhe fibrave ushqimore.

Dieta qe mbron shendetin
Ruajtja e nje balance mes karbohidrateve, yndyrnave, proteinave, vitaminave kriperave minerale garanton nje ushqyerje te shendetshme. Kjo duhet bere sipas nje skeme te percaktuar ose siç quhet nje piramide ushqimore e shendetshme.
Keshtu karbohidratet qe shpesh nenvleresohen ndikojne ne peshen trupore, nivelin e sheqerit ne gjak dhe luajne rol te rendesishem ne shfaqjen e obezitetit, diabetit dhe te semundjeve te zemres. Nderkohe, per sa i perket yndyrnave rekomandohet qe te mos abuzohet me to. Ato konsiderohen si “armik” i zemres dhe si nje nga shkaqet kryesore qe çojne ne obezitet, diabet tip 2, kancer te gjirit dhe te zorres se trashe. Perdorimi i tepert çon ne rritje te nivelit te kolesterolit ne gjak. Por duhet ditur se jo te gjitha yndyrnat jane te demshme, yndyrnat e pangopura, mbrojne organizmin nga semundjet e zemres. Proteinat, jane mjaft te rendesishme, sepse marrin pjese ne formimin e antitrupave, duke forcuar sistemin imunitar, jane burim energjie dhe ndikojne ne mjaft funksione jetesore te organizmit te njeriut. Tashme rolit te vitaminave, shkenca ka kohe qe i ka atribuuar edhe parandalimin dhe mjekimin e mjaft semundjeve kronike, por dhe te kancerit apo semundjeve te zemres. Nuk ka asnje ushqim ideal qe i permban dhe te jete burim i te gjitha vitaminave. Por sasia e domosdoshme e vitaminave mund te sigurohet nga çdo diete e zakonshme e ekuilibruar, e shumellojshme.