Streptokoku, femijet me te rrezikuar

child-tempStreptokoku eshte shkaktari kryesor i semundjes se bajameve, skarlatines, etheve reumatizmale, por dhe nderlikimeve me serioze si semundje te veshkave, zemres, etj. Streptokoku eshte nje mikroorganizem bakterial qe shkakton semundje infektive tek njerezit dhe kafshet. Streptokoku eshte disa llojesh dhe ne baze te perberjes strukturore dhe biokimike te qelizes ndahet ne 4 grupe; A, B, C dhe D. Streptokoku i grupit A ndahet dhe ai ne disa nengrupe si dhe streptokoku B-hemolitik. Streptokoku B-hemolitik i grupit A shkakton semundje si: angina (bajamet), skarlatina (semundje infektive), ethet reumatizmale, etj. Streptokoku B-hemolitik prek me shume femijet e grupmoshes 2-8 vjeç e sidomos grupmoshen 5-6 vjeç, ndersa mbi moshen 12-15 vjeç eshte shume i rralle. Streptokoku B-hemolitik perhapet nepermjet sperklave te kolles (ne rruge ajrore), duarve te palara (kontaktit direkt me femijen e semure) dhe eshte me shume i perhapur ne periudhen e dimrit dhe ne kolektiva si ne: shkolla, konvikte, kopshte etj.

Mbrojtja
Per t’u mbrojtur nga streptokoku duhet qe ne radhe te pare te mbahet nje higjiene personale shume e mire. Larja e duarve ka rendesi, per arsye se femija mund te kete prekur duart e nje femije qe ka qene i semure, ne kete menyre infektohet dhe ai vete. Duhet qe femijet qe jane te semure te mos shkojne ne shkolle apo ne institucione te tjere, ku ka grumbull femijesh se me sperklat qe dalin gjate kollitjes, mund te infektojne dhe femijet e tjere. Femijet e semure duhet te qendrojne ne shtepi (dhome e paster dhe e ajrosur) dhe ne ditet e para te fillimit te mjekimit, eshte mire te mos kontaktojne me njerez te tjere, sepse jane burim infektimi per te tjeret. Me fillimin e mjekimit, temperatura mund te ulet qe ne 24 oret e para dhe rrezikshmeria per te infektuar te tjeret bie ne maksimum.

Mjekimi
Mjekimi qe perdoret kundra streptokokut B-hemolitik jane ne radhe te pare antibiotiket e grupit ku futen: Bipenicillina, Amoksicillina, Amoksiklavi, Cephalosporinat (Ceporina), etj. Ne raste kur femijet kane reaksion nga keto antibiotike, efekte te mira kane dhene dhe: Erytromicina, Claritromicina, Azitromicina, etj. Mjekimi i streptokokut B-hemolitik behet me antibiotike per 7-10 dite. Ka rendesi te theksojme nese temperatura do te filloje te bjere qe brenda 24-48 oreshit te pare nga fillimi i mjekimit, kjo do te thote se antibiotiku po vepron me sukses dhe mjekimi duhet te vazhdoje deri dhe 7-8 dite te tjera. Nje antibiotik nuk duhet te vazhdoje me shume se 7-10 dite. Por nese temperatura nuk fillon te bjere brenda 24-48 oreshit te pare duhet t’i drejtohemi perseri mjekut (qe ju ka vizituar ne fillim). Sipas mjekeve, nuk duhet te vonohet per te rifilluar mjekimin me nje tjeter antibiotik. Nese nderpritet mjekimi ne mes, duke menduar se femija eshte mire eshte njelloj sikur te mos jesh mjekuar fare.

Riaktivizimi
Streptokoku i dobesuar mund te gjej forca dhe te riaktivizohet perseri, duke shkaktuar po te njejten semundje, por me te veshtire per t’u mjekuar per arsye se femija eshte ende i lodhur (ka renie te rezistences), ndersa streptokoku eshte me i forte dhe me rezistues ndaj antibiotikut. Ne kete situate mund te kalohet dhe ne komplikacione. Gjate mjekimit femija duhet te qendroje ne shtepi si e thame me siper ne nje dhome te paster dhe te ajrosur dhe te marre shume lengje per te evituar humbjet e lengjeve nga temperatura. Duhet te evitohen lengjet qe kane ne perberjen e tyre aciditet, sepse acarojne shume fytin si leng limoni, rrushi, molle, por te perdoren supera te ngrohta, çaj me sheqer, çokollate e ngrohte mund te lehtesojne femijen e semure.

Çfare nderlikimesh mund te shfaqen nga streptokoku

Prekje te muskulit te zemres (Miokardite) ne prekje te valvulave te zemres (Endokardite) ne prekje te veshkes (Glomerulonefrite) ne semundje reumatizmale etj. Mosmarrja e masave te duhura (kontrolli te mjeku) ben qe keto semundje te mund te kronicizohen (pra femija t’i vuaje per gjithe jeten), qe mos te themi qe dhe mund te mbetet invalid apo te paraqese rrezik dhe per jeten e femijes. Ne te vertete, keto fenomene ne kohet e sotme jane rralluar ne menyre te dukshme per shume arsye (antibiotiket) kultura dhe edukata shendetesore, informacion i shumte qe merret, por fenomene te tilla mund te ndodhin ne femijet e ushqyer jo mire, apo qe shfaqin semundje te tjera kronike.

Si vendoset diagnoza per pranine e streptokokut

Vertetimi i diagnozes per pranine e streptokokut, behet nepermjet kultures se fytit, por kjo nuk behet kur femija eshte i semure, sepse pergjigja e rezultatit merret pas 2-3 ditesh. Ne kete situate mjeku vlereson shenjat e semundjes dhe nese mendon per nje infeksion nga streptokoku fillon mjekimin, pa kerkuar kulturen e fytit, sepse nje femije i semure nga streptokoku, nuk mund te pritet pergjigja e analizes.

Shenjat
Nese femija preket nga streptokoku brenda 3-4 diteve do t’i shfaqen keto shenja:
Njolla te bardha dhe te kuqe ne gryke
Veshtiresi ne gelltitje
Gjendra limfatike ne qafe
Bajame te zmadhuara
Dhimbje koke
Dhimbje barku
Temperature e larte
Humbje oreksi
Njolla te kuqe shume te imta ne lekuren e fytyres dhe te trupit (RASH)