Turizmi ne Shqiperi

fb1tw1go1

Turizmi ne Shqiperi ndahet ne diusa llojesh bregdetar, rural dhe malor.

Turizmi bregdetar:
Fillon nga grykederdhja e Bunes ne qytetin e Shkodres. Dikur ka qene nje breg i tipit Dalmat, me baze te thelle e me ishuj te shumte. Sot eshte transformuar ne tipin e nje bregdeti te ulet, te ceket dhe e tipit grumbullues. Ai eshte pjesa e fundit e grykderdhjes (deltes) se lumenjve kryesore te vendit.

Pas kesaj vije jane formuar fushat. Formimi i shtreterve nenujore, gjarperimi i tyre kane cuar ne formimin e plazheve me rere dhe ne transformimin e gjireve detare ne laguna. Deltat e lumenjve vijne duke u zgjeruar disa metra cdo vit. Ky progres i tokes eshte me i madh ne brigjet e Myzeqese dhe me i vogel ne zonen e Lezhes.

Sistemi artificial i kullimit ne vitet 70 te shekullit 20, ne qytetin e Durresit e pershpejtoi procesin e mesiperm. Burimet e panumurta turistike dhe ato cfare natyra ofron lidhen me nje evolucion te tille qe rrit kuriozitetin per turistet, ato plazhe me rere me te pershtatshme per pushimet tuaja jane Velipoja, Shengjini, Kune, Gjiri Lalzit, Durresi, Golemi, Mali Robit, Spille, Divjaka, Darezeza dhe Plazhi i Ri Vlore.

Aty do te gjeni ujin e paster te detit, sherbim dhe cilesi te larte, kuzhine tradicionale e moderne, laguna, liqene lumenj etj. Aty ofrohen shume mundesi per te gjithe ata qe terhiqen nga natyra, eko-turizmi, nje numer i pafund zogjsh, mes tyre dhe zogj te ralle, si Pelikani Dalmat etj. Gjithashtu ka zogj e kafshe te tjera te cilat ofrojne mundesine e praktikimit te gjuetise, ne eko-sistemin e pasur te zones.

Ne territorin e Shqiperise ka disa rajone ne te cilat eshte mjaft mire i zhvilluar turizmi rural dhe ai malor. Nder to me te rendesishmit jane:

Bregdeti Jonian ose “Riviera Shqiptare”: Dhermi, Himare, Qeparo, Vuno, Borsh etj.

Zonat Malore te Korçes: Voskopoja, Dardha, Vithkuqi

Bregu liqenit te Ohrit

Bregu Liqenit te Prespes: Ne keto vitet e fundit nepermjet promocionit dhe politikave te tij jane zhvilluar mjaft zona dhe vende te cilat jane mjaft te pershtatshme per kete lloj turizmi te tilla si: Pusteci, Gorica e Vogel dhe e Madhe, Gollomboçi.

Alpet Shqiptare: Thethi, Nderlysa, Lugina e Valbones ( Dragobia) , Selimaj etj.

Keto zona te ofrojne mundesi pa fund per turizem rural dhe malor qe vetem duke i prekur mund ti shijosh dhe perjetosh nga afer eksperienca te paharueshme.