Historia e Trojes, qytetit legjendar

Sot, gadishulli qe mbetet mes detit Marmara, Grykes se Çanakkales dhe Korfuzit – Edremit, nje kohe njihej si qyteti i Trojes. Troja ishte nje qytet i gjalle i kultures dhe qender e mbreterise ne mijevjeçarin e dyte dhe te trete p.e.s. Ne shekullin e 13-te p.e.s, u perhap nje zjarr i madh i cili thone se eshte shkaku i fillimit te luftes se Trojes. Legjenda thote se, qyteti Troja, 3200 vjet me pare ishte nen drejtimin e mbretit Priamos. Qytetaret ishin njerez te lumtur dhe trima, por perendive iu duke e tepert kjo lumturi dhe vendosen t’jua prishnin. Nje dite e shoqja e mbretit Priamos, pa nje enderr te keqe, ku nga barku i saj po i dilte zjarr dhe nga ai zjarr Troja po digjej e tera. Mbreti i cili i besonte shume ketyre porosive, thirri nje fallxhor qe t’ia shpjegoje endrren. Sipas fallxhorit, mbreteresha ishte shtatzene dhe femija qe do lindte duhej vrare sepse do ti hapte shume probleme qytetit. Pasi lindi femija, mbreti ate ia dha nje qytetari me urdhrin per ta vrare. Por trojani shpirtmire nuk mundi ta vriste dhe e la ne pylle, me mendimin qe foshnja do vdiste. Por foshnjen e gjeti nje bari dhe ai e rriti. Ky femije u quajt Parisi, njeriu qe do t’i hap shume probleme ne te ardhmen Trojes. Ne ate kohe ne malin Olimp, ku jetonin perendite, perendesha Eris, kishte vendosur te hamirej ngase nuk e kishin ftuar ne dasme. Ajo mori nje molle te arte dhe ne te shkruajti: “me te bukures”, dhe pastaj e hodhi ne mes te sallonit te dasmes ku te gjithe u hodhen per ta kapur ate kokerr molle. Me ne fund, kjo molle mbeti ne duart e tre perendeshave; Heres, Afrodites dhe Athenes, te cilat shkuan te Zeusi per ta ndare, por ai u tha qe nuk merrte vesh nga keto pune dhe ju keshilloi te shkonin ne malin Ida, sepse atje ndodhet nje princ i Trojes me emrin Paris, dhe ai do te percaktonte se kuj duhet t’i takoj molla. Te tre perendeshat largohen ne drejtim te Malit Ida, ku ne te njejten kohe Parisi po kulloste delet pa ditur asgje. Hera i afrohet Parisit dhe i shpjegon ngjarjen, ia jep mollen qe t’ia jepte me te bukures por kjo nuk ishte pune e lehte. Te tre perendeshat i propozuan gjera te ndryshme Parisit. Hera i ofroi qe ta bej mbret me te forte te Evropes dhe Azise nese do t’ia jepte asaj mollen. Athena i propozoi ta bente mbret me te zgjuar ne bote si dhe te fitonte ne luften me Greqine. Afrodita i propozoi femren me te bukur ne bote. Parisi pasi qe ishte bari i thjeshte, nuk deshi mbreteri e zgjuarsi, prandaj pranoi oferten e Afrodites – per nje femer te bukur. Mollen e arte ia dha Afrodites. Athena dhe Hera, te pikelluara, vendosen ta shkaterrojne Troje. Afrodita per te mbajtur fjalen, e nisi Parisin per ne Greqi, pasi femra me e bukur ne ate kohe ishte mbreteresha Helena, gruaja e mbretit Menelaos. Mbreti e priti shume mire Parisin dhe i tha te qendronte sa te deshironte ne sarajet e tij, pasi qe vet u nis per ne lufte duke e lene ate vetem me te shoqen, pa dyshuar ne besnikerine e tij. Ne kete rast Parisi e rremben Helenen dhe e sjell ne Troje. Kur mbreti Menelaos kthehet ne shtepi dhe nuk e gjen te gruan e vet, e kupton gabimin qe kishte bere dhe i shpalle lufte Trojes. Ne kohen kur u martua mbreti Menelaos, te gjithe mbreterit e botes ishin betuar se, po t’i ndodhte gje Helenes do merrnin pjese ne lufte per te dhe te gjithe kaluan deterat per ta mbajtur fjalen. Mbreti Odiseu i cili ishte shume i zgjuar dhe hileqar, nuk donte te lente shtepine dhe u be si i çmendur, kur e lajmeruan per lufte. Por lajmetari qe e dinte kete gje ia mori te birin peng dhe e hodhi ne pus. Odiseu menjehere kerceu dhe e shpetoi te birin, ashtu qe u zbulua se nuk ishte i çmendur dhe u detyrua edhe ai te marre pjese ne lufte. Lufta zgjati 10 vjet, dhe vdiqen shume njerez ne te. Vajzat rrembeheshin nga luftetaret. Mbreti Priamos, se bashku me te moshuarit e tjere te Trojes, e ndiqnin luften nga kulla. Me ne fund, Parisi perballet me Menelaosin. Ata mirren vesh te bejne dyluftim, dhe kush fiton do ta merr Helenen, ndersa lufta do te mbaronte. Gjate dyluftimit, Afrodita e ndihmon Parisin te arratiset dhe Menelaosi i inatosur fillon ta kerkoje ne gjithe Trojen. Parisi u shpall i mundur dhe Trojanet vendosen ta japin Helenen. Por perendeshat Hera dhe Athena nuk ishin te kenaqura me kete dhe donin qe Troja te shkaterrohej e tera. Ato e plagosin Menalaosin, çka dhe u be shkak te fillonte lufta perseri dhe te vdisnin me qindra njerez, gje qe e inatosi perendine Zeusin dhe vendosi te ndihmoje Trojen.

Afrodita

Atehere çdo gje ndryshoi dhe trojanet filluan te fitonin luften. Nderkohe djali i Akilit e vret Parisin, por kjo nuk ishte humbje per Trojen ngase e kishte vrare shkaktarin e gjitha lufterave. Nderkohe Troja po u mbronte mire dhe qendronte akoma e forte. Atehere Odiseu hileqar vendosi te bente nje kale prej druri, i cili brenda do ishte boshe dhe do e mbushnin me ushtare. Kjo do te ishte rruga me e mire per te hyre dhe pushtuar Trojen. Ata nisen perpara nje ushtar i cili do t’i bind trojanet qe te fusnin kalin gjigant te drunjte ne qytet. Nje mengjes te qete, Trojanet shohin te habitur nje kale te madh prej druri ne hyrje te qytetit. Kapin ushtarin grek dhe ja sjellin mbretit per te dhene sqarim. Ai nuk ishte ushtar i thjeshte por nje aktor i talentuar dhe duke qare filloi te tregonte sikur ishte arratisur nga greket se i urrente ata, kurse per kalin e drunjte tha se eshte i shenjte dhe eshte bere per perendine Athena. Kete storie e besuan te gjithe perveç priftit, i cili u tha qe ta digjnin kalin, po askush nuk e besoi. Trojanet e vendosen kalin ne mes te qytetit duke menduar se lufta mbaroi por nje nate kur te gjithe flinin, Odiseu dhe ushtaret e tij dolen nga kali ku ishin fshehur dhe vrane ushtaret trojane, dogjen kampet, i vune zjarrin gjithe Trojes dhe qytetaret qe dolen ne mbrojtje te qytetit te gjithe i kaluan ne shpate. Djali i Akilit vrau edhe mbretin Priamos, te shoqen e tij dhe vajzen. Helena ate nate iu kthye Meneleosit i cili e prite me gezim dhe u nisen drejt Greqise duke lene prapa rrenojat e nje qyteti te djegur. Troja eshte nje qytet ku prej mijera vjetesh kane jetuar shtate kultura te ndryshme. Thesaret e mbretit Priamos ndodhen ne muze ne Moske. Kali i Trojes i cili eshte nje perfaqesues i historise ndodhet ne kembe dhe pret vizitore te ndryshem, ai tashme sherben vetem per fotografi.

Te fshehtat e disqeve fluturuese

Para se termat “pjata fluturuese” dhe “UFO” te shpikeshin, ka pasur nje numer te madh raportimesh per fenomene te çuditshme dhe te paidentifikuara. Keto raportime datojne qe nga mesi i shekullit te 19-te dhe deri ne fillim te shekullit te 20-te. Ato perfshijne: Ne qershor te vitit 1868, hetuesit e ketij fenomeni perkufizojne pamjen e pare moderne te dokumentuar dhe ajo ka ndodhur ne qytetin Copiago, Kil. Ne 25 janar te vitit 1878, “Denison Daily Nees” shkroi se nje fermer nga vendi, John Martin, kishte raportuar se kishte pare nje objekt fluturues te madh, te erret dhe rrethor, qe i ngjante nje tullumbaceje fluturuese “me nje shpejtesi te mahnitshme”. Ai e krahasoi masen e saj kur i qendroi mbi koke me ate te “nje pjate filxhani te madhe”. Raportime te “anijeve kozmike te mistershme” jane shfaqur ne vitet 1887 dhe vitet 1896-‘97, dhe nje tjeter vale ngjarjesh te tilla kane ndodhur ne vitet 1909-‘12 ne Nee England, Evrope dhe ne Zelanden e Re. Ne 28 shkurt te vitit 1904, tre anetare ekuipazhi te “USS Supply”, 300 milje ne perendim te San Franciskos, te raportuar nga lejtnant Frank Schofield, qe me vone eshte bere kryekomandanti i Flotes se Betejes se Paqesorit. Schofield shkroi per tre objekte te kuq te shndritshem dhe rrethore te cilet fluturonin ne nje formacion skalioni qe eshte afruar prane reve, me vone ka nderruar kurs dhe eshte “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjehere larg tokes pas 2 ose 3 minutash. Me i madhi kishte nje pamje te dukshme, sa per gjashte diej.

Precedentet

Nje fenomen i pazakonte ka ndodhur me 17 nentor te vitit 1882, i cili eshte vezhguar nga astronomi Edeard Ealter Maunder, nga “Greeneich Royal Observatory” dhe nga disa astronome te tjere evropiane. Raporte te ndryshme per ngjarje te UFO-ve jane shkruar ne revisten “Nature” dhe ne gazeta te tjera shkencore. Maunder tek “The Observatory” raportoi nje “vizitor te çuditshem qiellor”, i cili kishte formen e diskut, forme siluri, formen e aksit apo ndoshta si nje aerostat zepelini. (Keshtu pershkruhej ne vitin 1916). Ishte me e shndritshme se shfaqjet e dukshme mengjesore, cepat i kishte te percaktuar mire dhe ishte i zbehte ne qender, ne ngjyre te bardhe ne te gjelber, rreth 30 grade i gjate dhe 3 grate i gjere. Ai levizte me vendosmeri ne qiellin e veriut, ne me pak se 2 minuta nga lindja drejt perendimit. Maunder tha se ishte shume i ndryshem ne karakteristika nga nje top meteori apo çdo auroral tjeter qe kishte pare. Megjithate, Maunder (dhe disa astronome te tjere) mendonin se me siguri kishte lidhje me stuhine magnetike te njollave diellore qe kane ndodhur ne te njejten kohe. Maunder i quajti ato “rrezja mengjesore”. Incidenti i quajtur “Fatima” apo “Mrekullia e diellit”, ka pasur deshmitare me dhjetera mijera njerez ne Fatima, Portugali, me 13 tetor te vitit 1917. Me 5 gusht te vitit 1926, ndersa udhetonte ne malet Humboldt te krahines Kokonor te Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anetaret e ekspedites se tij kane pare lart ne qiell nje shqiponje, te cilen po e vezhgonin, “diçka te madhe dhe te shndritshme qe pasqyronte diellin, si nje veze gjigante qe levizte me nje shpejtesi te madhe” (nga ditari i udhetimeve ne Altai-Himalaja, i publikuar ne vitin 1929). Edhe pse Roerich nuk e thote se çfare mendonte se do te kishte qene objekti, ne pasazhet me poshte diskutohen deshmimet teozofike te civilizimeve te lashta dhe teknologjine e tyre. Ne teatrot ajrore evropiane dhe japoneze gjate Luftes se Dyte Boterore, “Luftetaret-Fu” (topa me forma te shndritshme qe ndiqnin anijet hapesinore), jane raportuar nga pilote te Aleateve dhe Boshtit. Me 25 shkurt te vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi nje mjet hapesinor ne radar mbi Los Anxhelos, ne krahinen e Kalifornias. Anija qendroi lart edhe pse nderkohe kishin kaluar 20 minuta. Origjina e anijes nuk eshte identifikuar asnjehere. Incidenti me vone u be i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Perendimor. Ne vitin 1946, ka pasur me shume se 2 mije raporte te anijeve te paidentifikuara ne vendet skandinave, se bashku me raporte te izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, te cilat me vone jane quajtur “bresheria ruse”, dhe me vone si “raketa fantazme”, per shkak se mendohej se keto objekte misterioze ishin teste ruse te raketave te kapura gjermane Vi dhe V2. Me vone doli se nuk ishte ky shpjegimi i sakte dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar. Me shume se 200 te tilla jane gjurmuar ne radar dhe mendohet se jane “objekte reale fizike” nga ushtria suedeze. Nje fraksion i rendesishem i pjeses se mbetur mendohet se ka qene nje fenomen i keqidentifikuar natyror, si per shembull meteore.

Burimi: Gazeta Standard