logo

57 mije femije shqiptare punojne

femTe drejtat e femijeve ne Shqiperi nuk respektohen dhe shkelja qe u behet atyre vleresohet ne nivele alarmante. Avokati i Popullit ka deklaruar dje se rreth 57 mije femije te moshes nga 5 ne 17 vjeç ne vendin tone punojne, edhe pse ne moshe te mitur. Nje problem edhe me i madh eshte punesimi i femijeve ne sektore te veshtire. Sipas Igli Totozanit, rreth 19 per qind e tyre nga 7-14 vjeç punojne ne pune te veshtira.

UNICEF dhe organizma te tjere nderkombetare vleresojne se shkelja e te drejtave te femijeve ne Shqiperi eshte alarmante.

Shefi i UNICEF-it ne Tirane, Detlef Palm, thekson ngritjen e ketij seksioni ne menyre qe femijet te mund te kene nje vend ku te marrin ekspertizen e nevojshme.

“Nuk kam perse ta fsheh kur per ne mbetet shqetesues fakti se femijet shfrytezohen per trafikim te brendshem, per lypje apo per pune informale. Femijet e rruges dhe femijet qe punojne jane nje plage e shoqerise shqiptare, e cila nuk po arrin te permiresohet. Perfshirja ne ligj e nje seksioni te veçante dhe te specializuar per te drejtat e femijeve eshte pergjigjja per nje zgjidhje optimale per çeshtjet kryesore ku ka probleme me femijet, me te drejtat e tyre”, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Nje strukture e veçante, mbrojtese e te drejtave te femijeve duhet te hapet brenda institucionit te Avokatit te Popullit.

Ky seksion ka per qellim te kujdeset per te drejtat e femijeve dhe pikepamjet e tyre, si dhe te hartoje nje plan konkret, per te plotesuar nevojat e femijeve.

Struktura duhet te merret posaçerisht me ankesat e qytetareve per menyren se si shteti u sherben femijeve si dhe te ofroje kujdes lidhur me sherbimin e mbrojtjes, kujdestarise dhe adoptimit.

Sipas rekomandimeve te Komitetit te te Drejtave te Femijeve (tetor 2012) ne Shqiperi, niveli i ndergjegjesimit te femijeve dhe te rriturve per sherbimet e Zyres se Avokatit te Popullit eshte i kufizuar.

Seksioni i Femijeve duhet te siguroje mbrojtjen e te drejtave te femijeve, duke inkurajuar ndryshimet ne ligje dhe çeshtje procedurale ne favor te femijeve. Ky seksion duhet te merret me trajtimin dhe shqyrtimin e ankesave te femijeve, qytetareve dhe familjeve qe kane te bejne me menyren sesi shteti u sherben femijeve dhe familjeve. Midis te tjerave, perfshihen sherbimet e mbrojtjes se femijeve, kujdestarise, adoptimit dhe te drejtesise per femijet.

Seksioni i te Drejtave te Femijeve do te jete nje organ i pavarur dhe funksionet e tij do te konsistojne edhe ne pergatitjen raporteve alternative per zbatimin e Konventes se te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi, inspektimin e mjediseve dhe institucioneve shteterore; monitorimin e te gjitha organizatave qe punojne per te drejtat e femijeve dhe investigimin ne raste specifike te shkeljes se te drejtave te femijeve.

Seksioni i te Drejtave te Femijeve eshte i nevojshem jo vetem per te perballuar ngarkesen e madhe te parashikuar, por edhe per te dhene ekspertize te veçante, duke perfshire rastet se si duhet ndervepruar me femijet dhe te rinjte.

Komiteti i Konventes per te Drejtat e Femijeve e nxit qeverine edhe per te ndermarre te gjitha masat e nevojshme, per te krijuar programe te rritjes se ndergjegjesimit, sidomos te femijeve, duke perfshire edhe ata qe jetojne ne zona te largeta, per mundesine e ankimimit ne Seksionin e te Drejtave te Femijeve.

Pergatiti: Lorina Mixha
Burimi: Gazeta Shqip