Aplikimi per vize amerikane, rregullorja

fb1tw1go1

Ne nje kohe kur kane mbetur vetem pese dite nga fillimi i aplikimeve per Lotarine Amerikane, Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes publikon detajet e aplikimit per te qene fitues i Lotarise Amerikane. Kjo e fundit apelon te gjithe shtetasit shqiptare qe te kene kujdes nga mesazhet e mashtrimeve qe u dergohen fituesve. “Nese ju keni marre nje poste elektronike (e-mail) qe ju njofton se aplikimi juaj per programin e Lotarise Amerikane ishte fitues dhe ne menyre qe te vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet te dergoni nje shume te hollash (para) ne emer te nje personi, ju jeni viktime e nje mashtrimi”, theksohet ne njoftimin e ambasades.

Udhezimet

Ambasada shpalli nje pasqyre me udhezime per te gjithe aplikantet qe do te provojne te perfshihen ne Lotarine Amerikane te programit “DV-2015”. Regjistrimi elektronik per Programin e DV-2015 do te filloje te marten, me 1 tetor 2013 ne 12:00 ne mesdite dhe do te perfundonte te shtunen, me 2 nentor 2013 ne 12:00 ne mesdite. Per te plotesuar regjistrin elektronik per Programin e Lotarise “DV-15” aplikantet duhet te dergojne ne faqen zyrtare: www.dvlottery.state.gov formen elektronike te regjistrimit. Pasi te keni dorezuar elektronikisht regjistrimin e plote, do t’ju shfaqet nje faqe konfirmimi, e cila permban emrin tuaj dhe numrin unik te konfirmimit. Printojeni kete faqe dhe ruajeni. Duke filluar nga 1 Maji 2014, ju do te mund te kontrolloni statusin e regjistrimit tuaj ne faqen zyrtare eee.dvlottery.state.gov, duke klikuar mbi Kontrollin e Statusit te t? Regjistruarit dhe duke futur numrin unik te konfirmimit dhe informacionin personal. Kontrolli i Statusit te t? Regjistuarit do te jete e vetmja menyre informimi mbi perzgjedhjen tuaj per Lotarine DV-2015, duke ju dhene udhezime se si te vazhdoni me tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin per vize emigrimi. Nese aplikimi juaj perzgjidhet, ju do te drejtoheni tek nje faqe konfirmimi qe do te jape udhezime te metejshme, perfshire informacione per pagesat lidhur me emigracionin ne Shtetet e Bashkuara.

Aplikimi eshte falas

Disa adresa interneti mund te tentojne t’ju çorientojne duke ju bere te mendoni qe ato jane adresat zyrtare te internetit per Lotarine e Vizave te Shumellojshmerise. Ato mund te tentojne t’ju kerkojne te paguani per sherbime si formulari dhe informacionet, te cilat jane falas ne adresat e internetit te Departamentit te Shtetit dhe te Ambasadave. Disa shoqeri kerkojne pagesa per te plotesuar formularin e aplikimit per Lotarine e Vizave te Shumellojshmerise. Nuk ka asnje pagese per te plotesuar formularin e aplikimit elektronik per Vizen e Shumellojshmerise. Fituesit do te njoftohen vetem nepermjet Kontrollit te Statusit te Aplikimit duke filluar nga data 1 maj 2014, ne faqen e Internetit te Departamentit Amerikan te Shtetit, Byrose se Çeshtjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik per Vizat e Shumellojshmerise” dhe nuk eshte e nevojshme perdorimi i ndihmesve per te aplikuar per Vizen e Lotarise. Per ata qe kane aplikuar per DV-2015, njoftimi zyrtar i perzgjedhjes do te kryhet drejtperdrejt nepermjet Kontrollit te Statusit te Aplikimit, i cili do te jete ne perdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, ne faqen e Internetit te Departamentit Amerikan te Shtetit, Byrose se Çeshtjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik per Vizat e Shumellojshmerise”.

Kriteret e perzgjedhjes

Te gjithe aplikantet e Lotarise se Vizave te Shumellojshmerise (DV) keshillohen te shqyrtojne udhezimet mbi kriteret e kualifikimit te arsimimit dhe punesimit para se te aplikojne. Aplikanti kryesor (ai qe eshte perzgjedhur ne baze te numrit te aplikimit) duhet te kete arsimim apo punesim te kualifikueshem me qellim qe te kualifikohet per nje vize te programit te lotarise se DV-se. Kerkohet medoemos qe aplikantet te kene mbaruar arsimin e mesem me kohe te plote qe eshte ekuivalent me arsimimin ne te pakten nje shkolle te mesme amerikane (4-vjeçare, me kohe te plote, arsim i pergjithshem). Jo te gjitha diplomat e shkolles se mesme ne Shqiperi kualifikohen per programin. Diplomat e shkolles se mesme me kohe te pjesshme – pa shkeputje nga puna, shkollat e nates ose ato me korrespondence, perfshire programet pese vjeçare ose programet e gjata (me kohe te pjesshme, pa shkeputje nga puna, shkollat e nates ose me korrespondence) nuk kualifikohen per programin e lotarise. Per me teper, diplomat e shkollave te mesme profesionale rrallehere kualifikohen per lotarine. Diplomat universitare kualifikohen per programin e lotarise se DV-se. Sa i takon punesimit, aplikantet qe nuk permbushin kriterin e arsimimit, duhet te permbushin kriterin e pervojes ne pune per dy vjet ne nje profesion qe kerkon minimalisht po kaq vjet trajnim apo pervoje brenda nje periudhe 5-vjeçare menjehere para aplikimit. Vetem disa profesione specifike kualifikohen per programin e Vizave te Shumellojshmerise. Per t’u kualifikuar per nje vize te lotarise mbi bazen e eksperiences se punes, ju duhet te keni brenda pese viteve te fundit dy vjet pervoje ne nje profesion qe eshte percaktuar si “Zone Pune” 4 ose 5, e klasifikuar ne Pergatitjen Profesionale Specifike (SVP) te vleres 7.0 ose me lart. Profesionet kualifikuese te DV-se jane te renditura ne Bazen e te dhenave te Departamentit te Punes.

Duhen ditur

-Aplikimi per Lotarine Amerikane eshte nje proces qe kryhet falas dhe vetem ne forme elektronike.

- Keshillohet te plotesoni vete formen e regjistrimit, pa ndihmen e nje “Keshilltari per Vizat”,

“Agjenti te Vizave” ose personave te tjere qe ju ofrojne ndihme

- Pajisuni me faqen e konfirmimit dhe numrin unik te konfirmimit. Pa kete informacion, nuk do te jeni ne gjendje te hyni ne sistemin online qe do t’ju informoje mbi statusin e regjistrimit tuaj.

- Duhet te jeni te kujdesshem ne rastin kur dikush ofrohet te ruaje faqen e konfirmimit dhe numrin tuaj te konfirmimit.

-Lexoni pyetje te shtruara shpesh per me shume informacion rreth mashtrimeve te Vizave te Shumellojshmerise

Burimi: Gazeta Shekulli

Artikuj te tjere