logo

Banka e Shqiperise: “Ngrin” tregu i punes

Biznesi ne vend nuk po investon aq sa duhet ose ne raport me pritshmerite. Kjo duket nga ulja e kerkeses per kredi apo drenimi i ritmit rrites se importit per makineri dhe pajisje. Shqetesimi i kahershem i Bankes se Shqiperise se ekonomia po rritet nen potencial u referohet fakteve se shume resurse nuk po vihen ne funksion.

Ne raportin e fundit te politikes monetare per tremujorin e pare 2013, analistet e BSH konstatojne se tregu i punes eshte pothuajse ne stanjacion. “Shikojme se kemi nje renie te lehte te papunesise, sakaq nga te dhenat e marra nuk pritet te kemi permiresim te punesimit edhe per nje kohe tjeter afatmesme. Gjendja do te mbetet e tille edhe per nivelin e pagave, ku nuk priten ndryshime. Pra jemi ne piken e ‘ngrirjes’ se sektorit, nga ku nuk presim zhvillime”, thone ekspertet e bankes.

Sipas tyre, ne tre muajt e pare te vitit, konstatohet nje aktivitet i dobet investues, per shkak te dobesise ciklike te ekonomise, pasigurise se bizneseve ne lidhje me ecurine e ekonomise ne te ardhmen, sikurse konstatohet nje norme e ulet e shfrytezimit te kapaciteteve.

BSH ve re se kushtet e kreditimit ndaj bizneseve mbeten te shtrenguara. Norma e papunesise qendroi ne 12.8 per qind ne fund 2012, ku punesimi eshte rritur ne sektorin privat jobujqesor, eshte ulur ne sektorin shteteror dhe nuk ka ndryshuar ne sektorin bujqesor.

“Pritshmerite per zhvillimet ne tregun e punes per periudhen pasardhese nuk vleresohen pozitive per sektorin e industrise dhe ate te ndertimit, por shfaqen me optimiste per sektorin e sherbimeve”, thuhet ne raportin e stabilitetit financiar, 6-mujori i dyte 2012. Me konkretisht, sipas Indeksit te Besimit te Bizneseve per tremujorin e katert 2012, treguesi i pritshmerive per punesimin ka nje vlere prej -2.3 per industrine, -6.5 per ndertimin dhe 4.6 per sektorin e sherbimeve.

Burimi: Gazeta Shqip