Drejtorite Rajonale, shkarkohen 12 drejtore

lindita-nPermes nje deklarate per shtyp, ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Lindita Nikolla, ke bere te ditur procedurat per emerimet ne institucionet arsimore te vendit, duke vene theksin se militantizmi dhe korruptimi i shkollave do te marre fund. “Nga deshmi prinderish, histori mesuesish e ngjarje te treguara nga nxenesit, e dinim qe situata ne sistemin tone arsimor ishte e rende. Por, as ne makthin tone me te keq, nuk e imagjinonim dot qe gjerat ishin aq keq sa i gjetem permes inspektimit qe u realizua ne Drejtorite Arsimore Rajonale” – thekson Nikolla ne letren e saj publike. Sipas saj, gjetjet jane tejet shqetesuese dhe qytetaret shqiptare nuk e meritojne kete situate. Nga ana tjeter, ministrja shprehet se Drejtorite Arsimore ne vend, deri me sot kane qene çerdhe te paaftesise ku politika dhe korrupsioni vendosnin ne emer te gjithçkaje dhe ku mungonin procedurat menaxhuese dhe dokumentet themelore per mbarevajtjen e punes. “Ne shumicen e rasteve, vendimet dhe urdhrat e Drejtorive Arsimore Rajonale jane te paargumentuara. Nuk ka urdhra per ngritje te komisioneve te vleresimit te punonjesve, nuk ka vleresime mbi baze te dosjes personale; nuk ka proces-verbale te mbajtura per kete qellim, duke shkelur keshtu parimin e barazise per kandidatet, sepse kriteri i vetem perzgjedhes ka qene militantizmi dhe jo profesionalizmi” – thekson Nikolla. Sipas saj, jane gjetur raste ku mesuesi i Letersise emerohet ne detyren e pergjegjesit te IT-se, apo diku tjeter dhe nje specialist me diplome per Gjuhe–Letersi emerohet inxhinier ndertimi.

Masat disiplinore

Ne vetem 26 shkolla te monitoruara, Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka konstatuar se 119 mesues ishin te emeruar mbi normen e percaktuar. Ky fakt behet i ditur permes deklarates publike te titullares se institucionit te dijes, nderkohe qe ajo thekson se brezi i ri i shqiptareve nuk meritojne nje sistem arsimor qe menaxhohet nga persona pa arsimin e nevojshem. “Ne te gjitha DAR-et nuk ka raporte monitorimi apo vleresimi, relacione apo studime per zevendesim e ndryshim te numrit te punonjesve ne institucione te ndryshme” – theksohet ne deklarate. Nderkohe, nga inspektimi figuron se ne shume raste, specialistet nuk kane pershkim pune, ose jane jashte funksioneve apo sektorit te tyre. Nikolla theksoi se shume drejtues kane arritur majat e arsimit parauniversitar prej nga dhe ”jane shnderruar ne antenat e percjelljes se valeve te partise”. Duke shprehur vendosmerine per t’i dhene fund situates ne fjale, Nikolla thekson se jane marre masat disiplinore si: “zgjidhje e menjehershme e kontrates per 59 persona te implikuar ne shkelje te hapur te ligjit”, perfshi 12 drejtues te DAR-ve, “verejtje me paralajmerim” per 13 punonjes; “verejte” per 5 punonjes.

Punesimi

Ministria e Arsimit dhe Sporteve thekson se qe prej dites se djeshme kane nisur procedurat per konkurrim, sipas dispozitave ligjore per pozicionet e drejtoreve te Drejtorive Arsimore Rajonale” ne te gjitha qarqet e vendit. Dokumentacioni dhe procedurat jane afishuar ne faqen zyrtare te institucionit ne fjale, eee.mash. gov.al ndersa theksohet se seleksionimi do behet duke u bazuar ne kritere te qarta te shpallura publikisht dhe ne transparence publike. “Do kete 13 finale publike me 3 deri ne 5 kandidate, perballe nje jurie prestigjioze te perbere nga personalitete te arsimit. Si nje ish-mesuese dhe si nene, u drejtohem mesuesve, prinderve e nxenesve duke theksuar se jam e vendosur dhe e palekundur per te çliruar njehere e pergjithmone arsimin shqiptar nga mediokriteti, paaftesia dhe propaganda politike” – tha dje ministrja.

Burimi: Gazeta Shekulli