logo

Ne Shqiperi vidhet nje makine ne cdo 13 ore

hajdut1Nje raport i Institutit per Demokraci dhe Ndermjetesim veren nje situate problematike ne lidhje me krimet kunder personit dhe pasurise ne Shqiperi. Sipas raportit qe analizon situaten e kriminalitetit ne vitin 2012 ne Shqiperi, problemet kryesore kane te bejne me numrin e larte te vrasjeve dhe me shpeshtesine e vjedhjeve ndaj banesave, makinave dhe bizneseve.

Studimi u referohet te dhenave zyrtare te marra nga Policia e Shtetit ne perfundim te vitit 2012 dhe thekson se krimi qe ndodh me shpesh ne Shqiperi eshte vjedhja e banesave. Gjate vitit 2012, ne vend ka ndodhur nje vjedhje banese çdo shtate ore, plagosje e lehte me dashje ne çdo 6 ore, vjedhje biznesi ne çdo 8 ore, kanosje ne çdo 8.5 ore, armembajtje pa leje ne çdo 9.5 ore, vjedhje automjeti ne çdo 13 ore, krime kunder jetes thuajse ne çdo 24 ore, vjedhje me dhune ose me arme ne çdo 27 ore, vrasje e mbetur ne tentative ne çdo 36 ore dhe vrasje ne çdo 72 ore. Raporti ka si redaktor pergjegjes Gjergji Vurmon dhe keshilltar Sotiraq Hronin.

Ne dokument thuhet se problematika kryesore ne krimet e vjedhjes dhe shkaterrimit te prones eshte se ato nuk zbulohen. Per keto vepra penale, raporti i IDN thekson se zbulueshmeria eshte e ulet, nga 26 deri ne 52 per qind. Krimet kunder prones dhe vjedhjet e ndryshme shenojne pikun e tyre ne tremujorin e pare te vitit (periudha janar – mars) veren raporti.

VRASJET
Raporti i IDN thekson se nje tjeter problematike eshte numri i larte i vrasjeve, ndonese zbulueshmeria e autoreve te tyre konsiderohet e larte. “Numri me i larte i krimeve kunder personit regjistrohet kryesisht ne tremujorin e trete te vitit (periudha korrik – shtator). Behet fjale per veprat penale te “vrasjes”, “vrasje nga pakujdesia”, “vrasje e mbetur ne tentative”, “krime kunder shendetit”, “kanosje”, “plagosje e lehte me dashje”, “demtime te tjera me dashje”. Ne raport thuhet se vepra penale e “vrasjes” ka mbetur pergjate vitit 2012 ne te njejtat ritme te larta si edhe nje vit me pare, mesatarisht 31 vepra penale per 3-mujor. Prej vitit 2010 e ne vazhdim Shqiperia shfaq shifrat me te larta te kesaj vepre penale ne rajon, duke arritur piken me te larte ne 2 vitet e fundit me rreth 4.4 vepra penale “vrasje” per 100 000 banore. Ne nje krahasim te shifrave te krimeve kunder jetes, nga viti 2008 deri ne 2012, theksohet se ky i fundit ka pasur numrin me te larte me 88 vepra penale, ndersa viti me me pak krime te kesaj natyre ka qene 2009, me vetem 79 raste.

ARMËT
IDN thekson ne raport se rastet e procedimit penal per armembajtje pa leje gjithashtu vazhdojne te shenojne rritje. Sipas te dhenave te Policise se Shtetit, zbulueshmeria e kesaj vepre penale eshte ne nivelet e 92% te rasteve, nderkohe qe per ndeshkueshmerine e kesaj vepre penale dhe efektet te parandalimi i krimit ne pergjithesi eshte e nevojshme qe keto te dhena te krahasohen me bazen e te dhenave te Gjyqesorit (vendimet e formes se prere per kete veper penale).

Burimi: Gazeta Panorama