Protesta ne Puke, Tirane dhe Elbasan per ujin

fb1tw1go1

Mungesa e ujit te pijshem ne stinen e veres, por edhe e ujit per vaditje, ka detyruar banoret e tri zonave te ndryshme, pikerisht ne Puke, ne Tirane dhe ne Elbasan, te kercenojne me protesta, me qellim zgjidhjen e problemit te tyre.

Te paret qe kane dale dje ne proteste per çeshtjen e ujit te pijshem kane qene banoret e fshatit Trun ne Puke. Sipas tyre, uji ne fshatin e tyre mungon, pasi nje kompani, qe po nderton nje HEC ne nje fshat tjeter, eshte duke shfrytezuar pikerisht ujin e fshatit Trun. Banoret deklarojne se ne kete ngjarje jane te perfshira edhe hallkat e shtetit, ndersa nuk ngurrojne te hedhin akuza per korrupsion. Ata shtojne se nuk kane per qellim te krijojne incidente, por nderkaq nuk mund ta pranojne kete padrejtesi. Nderkohe, protesta eshte monitoruar edhe nga forcat e policise, por banoret shprehen se protestat do te pershkallezohen nese nuk i jepet nje zgjidhje problemit te tyre.

Po ashtu, per ujin e pijshem kane dale ne proteste edhe banoret e Yzberishtit, ne periferi te kryeqytetit, te cileve, veç te nxehtit te kesaj stine, prej dy javesh u eshte dashur te perballen edhe me mungesen e ujit. Prej me shume se dy javesh, ata vuajne mungesen e ujit te pijshem, per shkak te nderprerjes nga Ujesjelles-Kanalizimi i Tiranes. Nje situate e tille, sipas tyre, eshte e ngjashme me periudhen e Mesjetes. Ne rast se problemi i tyre nuk gjen zgjidhje, banoret e Yzberishtit paralajmerojne se do te protestojne, duke bllokuar edhe rruge nacionale, derisa t’u sigurohet furnizimi me uje.

Nderkaq, ne Elbasan, me dhjetera familje te Komunes Bradashesh, te vendosur ne disa fshatra prane perroit te Kushes, ne territorin ku kalon edhe autostrada Tirane-Elbasan, jane perballur keto dite me shume veshtiresi per vaditjen e tokave te tyre. Sipas tyre, shkak eshte bere prishja e sistemit te vaditjes nga ana e firmes greke, qe eshte duke ndertuar rrugen Tirane-Elbasan. Banoret shpjegojne se jane me dhjetera hektare toke me te mbjella, qe kane mbetur pa uje, per shkak se firma e rruges nuk ka respektuar sistemin e vaditjes dhe ka marre inerte pa kriter. Ata shpjegojne se i jane drejtuar firmes dhe kryetarit te komunes per te nderhyre, por me gjithe kerkesat e tyre, nga ana e firmes nuk ka pasur asnje reagim per te riparuar sistemin e demtuar. Jane banoret e fshatrave, Shijon, Karakullak, Kusarth qe kane vendosur qe mengjesin e se premtes te bllokojne punen e mjeteve te firmes, deri ne riparimin e sistemit te vaditjes per tokat e tyre. “Kemi kerkuar disa here qe kjo gje te riparohet dhe u desh te vinte vera me kete periudhe thatesire, qe te mbjellat tona te rrezikoheshin, per shkak se firma me gjithe paralajmerimet nuk nderhyri ne kohe. Ne i kerkuam disa here te gjitheve te bejne diçka. Vete komuna s’mund te beje gje, pasi duhen shume para. Kurse firma, e cila kishte premtuar se do ta kthente kanalin ne gjendjen e meparshme, nuk e ka bere dhe ne po humbim gjithçka. Prandaj vendosem te bllokojme punimet dhe te jeni te sigurt se do te luftojme te gjithe bashke, qe mundi yne te mos shkoje dem, pasi toka dhe te mbjelljet tona jane ato çfare kemi. Nuk jemi kunder rruges, por ajo nuk duhet te behet ne kurrizin tone”, thote nje perfaqesi e fshatrave qe po organizon protesten.

Burimi: Gazeta Shqip

Artikuj te tjere