Rregullat e qarkullimit rrugor per kete vit

mak5Numri i personave qe zoterojne nje makine ne Shqiperi, eshte rritur vitet e fundit. Bashke me ta jane rritur edhe aksidentet dhe sidomos gjobat ndaj shofereve. Vetem ne muajt e fundit Policia Rrugore ka vendosur me mijera gjoba ne te gjithe vendin. Ne muajin dhjetor, numri i gjobave ne Tirane kapte shifren 21 mije. Ka pasur raste kur policia ka vendosur “denime” pa dijenine e shofereve dhe kur ata nuk e kane shkelur Kodin Rrugor. Duke iu referuar Kodit Rrugor, pjesa me e madhe e gjobave nuk jane gje tjeter, veçse zbatim i ligjit. Me poshte paraqiten disa nga rregullat e qarkullimit rrugor kur Policia jo vetem ka te drejte te vendose gjoba, por edhe te bllokoje patenten.

Shpejtesia

Per te siguruar qarkullimin dhe per te mbrojtur jeten e njerezve, shpejtesia maksimale nuk mund te kaloje 110 km/ore per autostradat, 90 km/ore per rruget interurbane kryesore, 80 km/ore per rruget interurbane dytesore e rruget lokale interurbane dhe 40 km/ore per rruget ne qendrat e banuara. Brenda kufijve maksimale te siperpermendur, entet pronare te rrugeve mund te caktojne, duke vendosur edhe sinjalizimin perkates, kufij minimale shpejtesie dhe kufij maksimale shpejtesie, ne rruge dhe pjese rrugesh te caktuara. Entet pronare te rrugeve kane per detyre te rivendosin menjehere kufijte e shpejtesise, ne rast se bien shkaqet qe kane detyruar vendosjen e kufijve te veçante. Ministria qe mbulon veprimtarine perkatese mund te ndryshoje masat e marra nga enti pronar i rruges, kur ato bien ne kundershtim me udhezimet e saj.

Perparesia

Drejtuesit e mjeteve, kur afrohen ne nje kryqezim, duhet te tregojne kujdesin maksimal per te shmangur aksidentet. Kur dy mjete jane duke u futur ne nje kryqezim ose kane trajektore qe po nderpriten, eshte e detyrueshme qe perparesia t’i jepet atij qe vjen nga e djathta, me perjashtim te rasteve kur sinjalizohet ndryshe. Ne kapercimin e linjave hekurudhore a te tramvajit drejtuesit e mjeteve jane te detyruar t’u japin perparesi mjeteve qe levizin mbi shina, me perjashtim te rasteve kur sinjalizohet ndryshe. Drejtuesit e mjeteve duhet t’u japin perparesi mjeteve te tjera ne kryqezime, ne te cilat eshte vendosur nga autoriteti kompetent dhe kur kjo perparesi behet e njohur me sinjale te caktuara. Drejtuesit e mjeteve jane te detyruar te ndalojne para vijes se ndalimit, perpara se te futen ne kryqezim, kur keshtu eshte vendosur nga autoriteti kompetent dhe kjo dispozite eshte bere e njohur me sinjale te caktuara. Kur hyhet ne rruge nga zona qe nuk jane per kalim publik, drejtuesit e mjeteve jane te detyruar te ndalojne dhe t’i japin perparesi atij qe qarkullon ne rruge. Ështe e ndaluar zenia e nje kryqezimi ose nje kapercimi te linjave hekurudhore a te tramvajit, kur drejtuesi i mjetit nuk ka mundesi te vazhdoje me tej dhe te liroje ne nje kohe te shkurter zonen e manovrimit, ne menyre qe te lejoje kalimin e mjeteve qe vijne nga drejtime te tjera. Kur hyhet ne rruge nga shtigje te udheve per kafshe dhe pista per biçikleta, drejtuesi i mjetit ose i kafshes eshte i detyruar te ndaloje dhe t’i jape perparesi atij qe qarkullon ne rruge. Detyrimi qendron edhe nese karakteristikat e ketyre udheve ndryshojne ne afersi te hyrjes ne rruge. Drejtuesit e mjeteve mbi shina duhet te respektojne sinjalet e perparesise.

Parakalimi

Parakalimi eshte manovra, gjate se ciles nje mjet kalon nje mjet tjeter, nje kafshe ose nje kembesor ne levizje ose i ndaluar, ne korsi a ne pjese te karrexhates te destinuara normalisht per qarkullim. Drejtuesi i mjetit qe ka ndermend te parakaloje duhet te sigurohet paraprakisht qe:

- ka fushepamje te tille qe i lejon kryerjen e manovres dhe kjo manover te mos paraqese rrezik ose pengese

- drejtuesi i mjetit qe ndodhet perpara ne te njejten korsi nuk ka sinjalizuar qe do te kryeje te njejten manover

- asnje drejtues mjeti qe ndodhet prapa ne te njejten karrexhate ose gjysmekarrexhate, si dhe ne korsine ne te majte te tij, kur karrexhata ose gjysmekarrexhata jane te ndara ne korsi, nuk ka filluar parakalimin

- qe rruga te kete nje hapesire te lire te tille qe te lejoje kryerjen e plote te parakalimit, duke pasur parasysh diferencen ndermjet shpejtesise se tij dhe asaj te mjetit qe do te parakalohet, si dhe te pranise se mjeteve qe vijne nga drejtimi i kundert a qe ndodhen perpara mjetit qe do te parakalohet.

Drejtuesi i mjetit duhet, gjithashtu, duke perdorur sinjalizimin perkates te vendosur ne mjet, te zhvendoset ne te majte te mjetit qe do te parakalohet, ta kaloje me shpejtesi, duke ruajtur nje largesi anesore te pershtatshme dhe pastaj te zhvendoset djathtas sapo kjo te jete e mundur, pa krijuar rrezik ose pengese. Ne qofte se karrexhata ose gjysmekarrexhata eshte e ndare ne shume korsi, parakalimi duhet te kryhet ne korsine menjehere ne te majte te mjetit qe do te parakalohet. Mjeti qe parakalohet duhet te lehtesoje manovren dhe te mos e rrise shpejtesine. Ne rruget me nje korsi per sens levizjeje mjeti qe parakalohet duhet te qendroje sa me afer qe te jete e mundur me kufirin e djathte te karrexhates.

Kur gjeresia, profili ose gjendja e karexhates, duke pasur parasysh edhe densitetin e qarkullimit ne sens te kundert, nuk lejojne te parakalohet lehtesisht dhe pa rrezik nje mjet i ngadalshem, i madh ose i detyruar te respektoje nje kufi te caktuar shpejtesie, drejtuesi i ketij mjeti duhet ta ule shpejtesine dhe, nese eshte e nevojshme, te menjanohet sa te jete e mundur, per te lejuar kalimin e mjeteve qe vijne pas tij. Ne qendrat e banuara drejtuesit e mjeteve te sherbimit publik te linjes per transportin e pasagjereve nuk jane te detyruar te zbatojne dispoziten e fundit. Ne karrexhata me te pakten 2 korsi per sens levizjeje drejtuesi i mjetit qe, pasi ka kryer nje parakalim, ka ndermend te parakaloje nje mjet tjeter ose kafshe, mund te qendroje ne korsine e perdorur per parakalimin e pare, me kusht qe manovra te mos jete pengese per mjetet me te shpejta qe arrijne nga prapa.

Parakalimi duhet te kryhet ne te djathte, kur drejtuesi i mjetit qe do te parakalohet ka sinjalizuar se ka ndermend te kthehet ne te majte ose, ne nje karrexhate me nje sens, qe ka ndermend te ndaloje ne te majte dhe ka filluar keto manovra. Parakalimi i tramvajeve, kur ato nuk qarkullojne ne pjese rrugesh te rezervuara, duhet te kryhet nga e djathta, kur e lejon gjeresia e karrexhates nga e djathta e binarit. Ne rastin e karrexhatave me nje sens levizjeje, parakalimi mund te kryhet nga te dy anet. Kur tramvaji ka ndaluar ne mes te karrexhates per hipjen dhe zbritjen e pasagjereve dhe nuk ka nje shpetuese, parakalimi nga e djathta eshte i ndaluar. Parakalimi, kur autobusi ose trolejbusi ka ndaluar per hipjen dhe zbritjen e pasagjereve, behet me kujdesin me te madh. Ndalohet parakalimi ne afersi ose pergjate kthesave a ne kurrize rrugore dhe ne çdo rast tjeter me fushepamje te pamjaftueshme. Ne raste te tilla parakalimi lejohet kur rruga eshte me dy karrexhata, te ndara ose me karrexhata me nje sens a me te pakten dy korsi me te njejtin sens levizjeje dhe eshte vendosur sinjalizimi horizontal perkates.

Ndalohet parakalimi i nje mjeti qe eshte duke parakaluar nje tjeter, si dhe parakalimi i mjeteve te ndaluara ose me levizje te ngadalte ne kalimet ne nivel, ne semafore ose ne raste te tjera te bllokimit te trafikut, kur per kete qellim eshte e nevojshme zhvendosja ne pjesen e karrexhates te destinuar per sensin e kundert te levizjes.

Largesia e sigurise ndermjet mjeteve

Gjate levizjes mjetet duhet te mbajne, kundrejt mjetit qe ndodhet perpara, nje largesi sigurie te tille qe te garantohet ne çdo rast ndalimi i menjehershem dhe te menjanohet perplasja me mjetin qe ndodhet perpara. Distanca minimale eshte 6 meter Jashte qendrave te banuara, kur eshte vendosur nje ndalim parakalimi vetem per disa kategori mjetesh, ndermjet ketyre mjeteve duhet te mbahet nje largesi jo me e vogel se 100 m. Kjo dispozite nuk eshte e detyrueshme ne pjeset e rruges me dy ose me shume korsi per sens levizjeje. Kur jane ne veprim makina per pastrimin ose shperndarjen e bores, mjetet duhet te veprojne me kujdes te veçante Largesia e sigurise kundrejt makinave te tilla nuk duhet te jete me e vogel se 20 m. Mjetet qe kalojne ne sens te kundert duhet, nese eshte e nevojshme, te ndalojne me qellim qe te mos pengojne punen.

Kur si pasoje e mosrespektimit te dispozitave te ketij neni ndodh nje perplasje me demtime te renda per mjetin, ndeshkimi eshte me mase administrative me gjobe nga pese mije deri ne njezet mije leke. Kur i njejti subjekt, brenda dymbedhjete muajve kryen te pakten dy here te njejten shkelje sipas kesaj pike, ne shkeljen e fundit zbatohet masa plotesuese administrative me pezullimin e lejedrejtimit nga nje deri ne dy vjet. Ne qofte se nga perplasja rezultojne plage te renda te njerezve, ndaj drejtuesit te mjetit zbatohen sanksionet penale per krimet e plagosjeve pa dashje ose te vrasjeve pa dashje.

Perdorimi i rripave te sigurimit dhe sistemeve te fiksimit

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeret qe zene vendet e perparme te mjeteve jane te detyruar te vendosin rripat e sigurise ne çdo lloj levizjeje me mjet. Ky detyrim qendron edhe per pasagjeret qe rrine ne vendet e pasme, per mjetet e prodhuara nga maji 1990. Drejtuesi i mjetit eshte i detyruar te kontrolloje vazhdimisht funksionimin normal te rripave te sigurise dhe, ne rast mosfunksionimi siç duhet, t’i zevendesoje ato me rripa te tjere te homologuar per tipin e mjetit ku do te vendosen.

SJELLJET GJATË QARKULLIMIT NË AUTOSTRADA DHE NË RRUGËT INTERURBANE KRYESORE

Ne karrexhata, rampa dhe ne kalimet ne disnivel te rrugeve, eshte e ndaluar:

– kthimi i sensit te levizjes dhe kapercimi i trafikndaresit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi ne karrexhate ose pjese te saj ne sens levizjeje te kundert me ate te lejuar

– kryerja e levizjes prapa, edhe ne korsite e emergjences, duke bere perjashtim per manovrat e nevojshme ne zonat e sherbimit ose te parkimit

– qarkullimi ne korsite e emergjences, perveçse kur ndalohet ose rifillohet levizja;

– qarkullimi ne korsite e ndryshimit te shpejtesise, perveçse kur hyhet ose dilet nga karrexhata.

Ështe e detyrueshme:

– kalimi ne korsine e shpejtimit per t’u futur ne korsine e levizjes, si dhe dhenia e perparesise mjeteve qe qarkullojne ne korsine e levizjes

– kalimi i menjehershem per te dale nga karrexhata ne korsine e djathte, duke u futur keshtu ne korsine e caktuar te ngadalesimit qe nga fillimi i saj

– sinjalizimi i menjehershem i ndryshimit te korsise

Ne rast ndalimi te qarkullimit per arsye bllokimi ose sidoqofte per formime rreshtash, kur korsia per pushime emergjence mungon ose eshte e zene nga mjete ne pushim apo nuk eshte e mjaftueshme per qarkullimin e mjeteve te policise dhe te ndihmes, mjetet qe zene korsine e pare ne te djathte duhet te vendosen sa me afer qe te jete e mundur me vijen e majte. Ne raste bllokimi lejohet kalimi ne korsine per qendrime emergjence me te vetmin qellim per te dale nga autostrada, duke u nisur nga tabela e paralajmerimit te daljes e vendosur 500 metra nga kalimi ne disnivel. Ne karrexhata, rampa dhe ne kalimet ne disnivel ndalohet pushimi ose vetem qendrimi, me perjashtim te situatave te emergjences, te shkaktuara nga gjendja e keqe shendetesore e perdoruesve te mjetit ose nga mosfunksionimi i ketij mjeti. Ne te tilla raste mjeti duhet te çohet sa me shpejt qe te jete e mundur ne korsine per pushime emergjence ose, kur kjo mungon, ne sheshpushimin e pare ne sensin e levizjes, duke shmangur sidoqofte çfaredo bllokimi te korsise se levizjes. Pushimi i emergjences nuk duhet te zgjatet mbi kohen minimale te nevojshme per kalimin e kesaj emergjence dhe nuk duhet sidoqofte te zgjate me shume se 3 ore. Pa ndryshuar dispozitat e nenit 160, gjate pushimit dhe qendrimit naten, ne rast pamjeje te kufizuar, duhet gjithmone te mbahen te ndezura dritat e pozicionit. Kur natyra e defektit e ben te pamundur zhvendosjen e mjetit ne korsine e emergjences, ose kur mjeti eshte i detyruar te qendroje ne vende ku nuk ekzistojne hapesira te tilla te caktuara, duhet te vendoset, nga ana e prapme e mjetit dhe ne largesi te pakten 100 metra nga ai, sinjali i caktuar i levizshem. i njejti detyrim bie mbi drejtuesin e mjetit gjate pushimit ne bankinen e emergjences, naten ose ne çdo rast tjeter te pamjes se kufizuar, kur jane te pamjaftueshme dritat e pozicionit.

Kodi Rrugor, dritat e makines ndizen jashte qendrave te banuara, jo brenda qyteteve

Listes se ankesave per gjobat abuzive i jane shtuar edhe shoferet qe kane marre gjobe per shkak te mosndezjes se dritave ne qendrat e banuara. Kjo gjobe jo vetem qe eshte e jashteligjshme, por duhet te denohet efektivi qe e ka vendosur. “Feneret joverbues ndizen: ne qendrat e banuara, kur ndriçimi publik mungon ose eshte i pamjaftueshem. Jashte qendrave te banuara edhe kur ndriçimi publik eshte i mjaftueshem. Brenda dhe jashte qendrave te banuara ne raste mjegulle, tymi, gjate renies se bores dhe shiut te dendur. Ne qendrat e banuara keta fenere duhet te perdoren edhe kur ndriçimi publik nuk eshte i vazhdueshem dhe kur burime te tjera drite mund te ngaterrojne shikimin e drejtuesit te mjetit ose dukshmerine e mjetit nga te tjeret. Feneret e largesise jashte qendrave te banuara, kur drita e jashtme mungon ose eshte e pamjaftueshme”, – percakton Kodi Rrugor.

Gjobat per shpejtesine

Cilido, qe nuk respekton kufijte minimale te shpejtesise ose kalon kufijte maksimale te shpejtesise me jo me shume se 10 km/ore, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga nje mije deri ne tre mije leke. Cilido, qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 10 km/ore dhe jo me me shume se 20 km/ore, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga dy mije deri ne gjashte mije leke. Cilido, qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 20 km/ore, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga pese mije deri ne pesembedhjete mije leke. Si pasoje e kesaj shkeljeje merret masa administrative plotesuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 deri ne 3 muaj. Ne qofte se shkelja eshte kryer nga nje drejtues mjeti, qe e zoteron lejedrejtimin prej me pak se 3 vjetesh, pezullimi i lejedrejtimit behet per 3 deri ne 6 muaj. Cilido, qe nuk sillet ne menyren e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave perkatese te akteve ne zbatim, si dhe sipas orientimit te policit te trafikut, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga nje mije deri ne tre mije leke. Cilido, qe nuk perdor rripat e sigurise dhe sistemet e fiksimit, te parashikuara per pasagjeret deri ne 12 vjeç, ndeshkohet me mase administrative, me gjobe nga peseqind deri ne nje mije e peseqind leke. Kur shkelja i takon nje femije ne moshe jomadhore, pergjegjesia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet ne çastin e kryerjes se shkeljes, mbi ate qe eshte ngarkuar me mbikeqyrjen e kesaj femije.

Alkooli

Ështe i ndaluar drejtimi i mjeteve ne gjendje te dehur, si pasoje e perdorimit te pijeve alkoolike. Ështe i ndaluar drejtimi i mjeteve pas perdorimit te pijeve alkoolike dhe nen ndikimin e alkoolit. Cilido qe drejton nje mjet nen ndikimin e alkoolit, ndeshkohet me gjobe nga pese mije deri ne pesembedhjete mije leke. Pas verifikimit te shkeljes zbatohet masa administrative e pezullimit te lejedrejtimit nga gjashte muaj deri ne nje vit dhe nga nje vit deri ne dy vjet, kur subjekti e perserit shkeljen brenda nje viti. Kur shkelja e mesiperme, e kryer ne perseritje nga drejtuesi i nje autobusi ose nga drejtuesi i nje mjeti, masa komplet e ngarkeses se te cilit eshte me e madhe se 3,5 tone (ose kompleks mjetesh), perveç masave te gjobes, per drejtuesit e mjeteve te sipercituara zbatohet masa plotesuese e heqjes se lejedrejtimit.

Piket qe hiqen nga patenta kur vendosen gjobat e meposhtme

Tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 20 km/ore
Lejedrejtimin mbi 3 vjet; qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 20 km/ore
Perserit brenda vitit tejkalimin e kufirit te shpejtesise me me shume se 20 km/ore
Kundervajtje ne kthesa
kundervajtje ne rakordimet konvekse
kundervajtje me fushepamje te kufizuar
Kundervajtje karexhate kur rruga eshte ndare ne disa karrexhata te veçanta
Perserites i shkeljes se dispozitave te nenit 140, pika 10 e Kodit Rrugor te ndryshuar, brenda vitit
Perserites brenda vitit ne mosdhenien e perparesise, se mjetit ne te djathte ne kryqezim
Mosdhenia perparesi e tramvajit
Perserites ne mosrespektimin e sinjalit te detyrimit te ndalimit para vijes se ndalimit ne kryqezim
Perserites ne mosdhenien perparesi qarkullimit ne rruge kur hyhet nga zona qe nuk jane per kalim publik
Ze kryqezimin apo edhe kapercimin e linjave hekurudhore a tramvajit
Nuk i jep perparesi atij qe qarkullon ne rruge, kur hyhet ne rruge nga shtigje te udheve per kafshe dhe pista biçikletash
Vazhdon levizjen, ndonese sinjalizimi i semaforit ose policit e ndalojne kete levizje
Ne kalimin ne nivel, nuk tregon kujdesin maksimal me qellim menjanimin e aksidentit
Ne kalimin ne nivel kalon kur barrierat jane duke u hapur
Ne kalimin ne nivel kalon kur nuk jane duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese
Ne kalimin ne nivel kalon kur nuk jane duke funksionuar objektet zevendesuese te barrierave ose gjysmebarrierave
Ne kalimin ne nivel, (detyrim ndalimi), nuk ben perpjekje per ta zhvendosur mjetin ose nuk shmang çdo rrezik per njerezit
Nuk zbaton ndalimet e parakalimit; pikat 9, 10, 11,12, 13 te nenit 146 te Kodit Rrugor dhe eshte perserites brenda 24 muajve
Nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikes 14 te nenit 146 te Kodit Rrugor dhe eshte perserites brenda 24 muajve
Mosrespektim i largesise se sigurise ndermjet mjeteve; perseritje brenda 10 muajve
Nuk zbaton detyrimin e ndalimit dhe perparesise ne kembim te mjeteve; pikat 1, 2, 3 neni 148 i Kodit Rrugor; Perserites ne 12 muaj
Qarkullim me nje nga mjetet jashte norme pa marre autorizimin perkates
Makina ngarkim-transporti per transportimin e mallrave te ndryshme nga ato te parashikuara ne nenin 54, pika 1, shkronja “n”
Perdor mjet kalimi, qe e kalon kufirin e ngarkeses se lejuar te percaktuar ne nenin 62 ne rruge dhe autostrada
Mjeti rrugor qarkullon me mjet qe transporton mallra te rrezikshme pa marre leje kur parashikohet
Transporton mallra te rrezikshme, pa respektuar kushtet e vena ne autorizim per ruajtjen e sigurise
Nuk respekton ndalimin e kthimit te sensit te levizjes dhe kapercimit te trafikndaresit edhe aty ku ai mungon


Burimi: Gazeta Standard