Shkolla e Policise, 26 udhezimet per testin me shkrim

policia21Ministria e Brendshme sqaroi dje procedurat per t’u regjistruar si kandidat per Shkollen e Policise, duke shpjeguar se, eshte zgjidhur edhe problemi i deshmive te penalitetit. Gjithashtu ministria ka sqaruar edhe detaje te tjera ne lidhje hapa te tjere qe duhet te ndjekin te rinjte per regjistrim ne Shkollen e Policise.

“Lidhur me deshmine e penalitetit, sqarojme se kandidatet mund te dorezojne te plotesuar formularin e vetedeklarimit te gjendjes gjyqesore se bashku me autorizimin per kontrollin e vertetesise se te dhenave te deklaruara ne kete formular.

Te dhenat e tyre do te kontrollohen me pas nga Policia dhe nese rezulton se aplikanti ka paraqitur te dhena jo te sakta, atehere ai do te perjashtohet nga procesi”, bene te ditur burime zyrtare te Ministrise se Brendshme.

Sipas ketij institucioni, çelja e procesit te aplikimit per te ndjekur studimet ne Shkollen e Policise ka ngjallur nje interes mjaft te madh tek te rinjte dhe te rejat qe deshirojne te behen pjese e skuadres se Policise se Shtetit.

Ministria e  Puneve te Brendshme dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, qe prej fundit te muajit dhjetor kur u çel procesi, kane informuar ne vijimesi lidhur me menyren e aplikimit dhe konkurrimit.

Pergjigjet per aplikimin

Nisur nga interesimi i madh si dhe nje numer pyetjesh qe kane ardhur nga qytetaret ne adresat e internetit te MPB dhe Policise se Shtetit, dikasteri beri edhe nje permbledhje te informacionit te nevojshem lidhur me kete proces, te organizuar sipas pyetjeve te publikut.

1. Kur perfundojne aplikimet per konkurrim? Aplikimet perfundojne ne date 20 janar 2014.

2. Ku behen aplikimet? Aplikimet behen prane Drejtorive te Policise ne Qarqe.

3. Çfare dokumentesh duhen per te aplikuar per ne Shkollen e Policise? Dokumentet qe duhen paraqitur jane: • Formulari i plotesuar i aplikimit; • Fotokopje e pasaportes ose leternjoftimit ID; • Kopje origjinale ose fotokopje te noterizuar te diplomes se shkolles se mesme; • Deshmi penaliteti (Formular vetedeklarimi i gjendjes gjyqesore); • Fotokopje te deshmise se aftesise se drejtimit te automjetit te tipit B e cila, per gjinine me pak te perfaqesuar, mund te paraqitet ne nje afat kohor deri ne 12 muaj pas fillimit te shkolles baze te policise. Nese aplikantet nuk e paraqesin kete dokument brenda 12 muajve, lirohen nga Policia e Shtetit.

4. Si zgjidhet çeshtja e Deshmise se Penalitetit, e cila do kohe te merret? Lidhur me deshmine e penalitetit, sqarojme se kandidatet mund te dorezojne te plotesuar formularin e vetedeklarimit te gjendjes gjyqesore se bashku me autorizimin per kontrollin e vertetesise se te dhenave te deklaruara ne kete formular.

Te dhenat e tyre do te kontrollohen me pas nga Policia dhe nese rezulton se aplikanti ka paraqitur te dhena jo te sakta, atehere ai do te perjashtohet nga procesi. (Bashkelidhur ketij materiali do te gjeni formularin e vetedeklarimit te gjendjes gjyqesore dhe autorizimin perkates)

5. Kur do te zhvillohet testimi? Testi me shkrim eshte faza e pare e konkurrimit te kandidateve te interesuar dhe do te zhvillohet ne date 3 Shkurt.

6. Ku do te zhvillohet testimi?  Vendi se ku do te zhvillohet testimi do te percaktohet ne perfundim te procesit te aplikimit. Pasi te mesohet saktesisht numri i pjesemarresve te konkurs, ne varesi te ketij numri do te caktohen edhe mjediset se ku do te zhvillohet testimi.

7. Çfare do te permbaje testi me shkrim? Testi do te hartohet nga Ministria e Arsimit dhe synon te testoje njohurite e pergjithshme te marra nga kandidatet  gjate studimeve ne shkollen e mesme.

8. Si do te jete i organizuar materiali i testimit? Pyetjet e testit do te jene me alternativa, nga ta cilat kandidatet duhet te zgjedhin alternativen e drejte. Testi do te jete ne formen e nje formulari me disa faqe, ku konkurrentet duhet te plotesojne vetem kuadratet e alternativave sipas pyetjeve dhe asgje tjeter. (Bashkelidhur ketij materiali do te gjeni udhezime te plota lidhur me menyren si do zhvillohet testimi, rregullat qe duhen patur parasysh nga kandidatet, si dhe mbi menyren e plotesimit te testimit me shkrim, shoqeruar me demonstrim praktik te plotesimit te saj)

9. Kush do ti shqyrtoje testet pas konkurrimit per te nxjerre rezultatet perfundimtare? Korrigjimi i testimit do te behet ne menyre te automatizuar permes skanerit dhe kandidatet do te njihen brenda dites me rezultatin e testimit me shkrim.

10. Si do te vijoje ecuria e procesit te konkurrimit per ne Shkollen e Policise? Kandidatet qe do te shpallen fitues te testimit me shkrim do t’i nenshtrohen fazave te tjera te testimit. Per çdo faze te konkurrimit kandidatet do te njoftohen ne vazhdimesi per daten, oren dhe vendin e zhvillimit te tyre.

 Paqartesite e kandidateve, sqarime online

Per çdo paqartesi lidhur me kete proces, kandidatet mund te drejtohen prane strukturave te Burimeve Njerezore ne Drejtorite e Policise ne Qarqe ose prane Sektorit te Pranimit dhe Menaxhimit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, si dhe mund te shkruajne email ne adresen policiaeshtetit@asp.gov.al.

 26 udhezimet per testin me shkrim

1.Testi me shkrim perbehet prej 100 pyetjeve te hartuara per te testuar aftesite e kandidateve ne disa fusha. Koha ne dispozicion per te perfunduar testin eshte 2 ore.

Per t’ju pergjigjur pyetjeve duhet te perdorni lapes me gome. Nese keni nevoje te ndryshoni pergjigjen, mund te fshini pergjigjen e pare dhe te jepni pergjigjen e re.

Fillimisht do te plotesoni emrin dhe mbiemrin ne fleten e pare qe keni pyetjet e testit Mbasi te keni shkruar emrin dhe mbiemrin do te shikoni se tek fleta roze keni nje kuti qe shenon “Test Form” (Formulari i testit), mbushni me lapes ate shkronje qe i korrespondon shkronjes ne cepin e djathte siper, te faqes se pare te testit, pra do te plotesoni variantin e testit.

Mos e plotesoni kutine qe shenon “Subj Score” (Rezultati per lende). Per disa pyetje ju jepen kater mundesi zgjedhjeje A, B, C, D dhe per disa te tjera dy mundesi A, B. .Zgjidhni nje pergjigje per çdo pyetje dhe mbushni ate ne fleten me ngjyre roze.

Duhet ta mbushni me lapes te gjithe rrethin e pergjigjes qe do te jepni. Ne rast se ajo nuk mbushet plotesisht mund te mos lexohet nga lexuesi optik (skaneri), ndaj te behet kujdes gjate mbushjes se rrethit.

Çdo pergjigje tjeter e mbushur nga ana juaj ne fleten roze do te jete gabim dhe nuk lexohet nga skaneri Shenoni pergjigjen tuaj ne shkronjen korresponduese ne fleten e pergjigjeve me ngjyre roze qe keni.

Duhet t’u jepni pergjigje te gjitha pyetjeve, pra duhet te mbushni me laps ato edhe nese per pergjigjen qe jepni ju nuk jeni te sigurt se ajo eshte e sakte. Mos beni asnje shenje tjeter ne fleten e pergjigjeve me ngjyre roze. Sigurohuni qe te plotesoni kutine ne pergjigjen e duhur. Nese jeni te pasigurt per pergjigjen e nje pyetjeje, mos e plotesoni dhe kthejuni me vone nese do te keni kohe.

Tek fleta roze keni shkronjen E , kjo nuk plotesohet nga ana juaj. Perveç fletes se bardhe qe jepet per te bere llogaritjet mund te beni ndonje shenim ose llogaritje edhe ne testin tuaj prej 100 pyetjesh.

Nuk do te perdorni makina llogaritese, telefona celulare apo ndonje mjet tjeter qe mund t’ju ndihmoje per testin. Telefonat celulare nuk do te lejohen ne sallen e testimit deri ne momentin e perfundimit te provimit. Perdorimi i mjeteve te tilla do t’ju s’kualifikoje automatikisht. Nuk duhet te komunikoni ne asnje menyre me njeri-tjetrin gjate testimit.

Nese do te komunikoni, do te skualifikoheni menjehere nga procesi, pra do te dilni nga salla. Nese keni pyetje, ngrini doren dhe prisni qe mbikqyresi qe ndodhet prane jush t’ju pergjigjet dhe t’ju sqaroje ne lidhje me pyetjen tuaj.

Pas perfundimit te testit, te gjitha materialet (materiali i testit, fletet e pergjigjeve, shenimet, etj) duhet te dorezohen. Nuk mund te merrni asgje me vete nga ambienti ku zhvillohet testi.

Testi do te korrigjohet ne menyre elektronike dhe brenda dites do te shpallen rezultatet. Mos u largoni nga ambienti i testimit pa pare rezultatet. Ne momentin e dhenies se pergjigjeve duhet te jeni te vemendshem, pasi do t’u komunikohen oraret e Testimit te Aftesive Fizike per kandidatet qe e kane kaluar testin me shkrim.

Burimi: Gazeta Shekulli