Sokol Olldashi: Dallimi im nga Berisha

fb1tw1go1

Deputeti demokrat Sokol Olldashi ka filluar t’i beje llogarite e humbjes, edhe pse thote se ne 23 qershor nuk kishte vota kunder PD-se, por vetem lodhje. Ne dallim nga kryeministri Berisha, Olldashi tha se do te jete me kolegjial, ndersa Berishen e quajti pasionant.

Sokol Olldashi, nje prej dy kandidateve per kreun e Partise Demokratike, tregon se gjate fushates nuk i kane kushtuar vemendjen e duhur LSI-se, ndersa deklaron se kjo parti ka marre votat e elektoratit te djathte.

“Ndoshta per force zakoni fushaten tone e ndertuam ne goditje te PS-se por lajme jashte vemendjes LSI-ne”, thote Olldashi.

Sa i perket humbjes se PD-se, Olldashi tha se nuk pati vote kunder qeverises se PD-se.

“Nuk pati vote kunder, ndoshta kishte nje lodhje me qeverisjen por jo nje vote kunder, per shkak se bilanci i qeverise ishte i jashtezakonshem. Nuk ka bashki apo komune ku nuk eshte investuar”, tha Olldashi ne emisionin ‘Opinion’.

Deputeti demokrat gjithashtu ka bere publik sloganin per kreun e PD-se, “Se bashku kthehemi me shpejt”.

Olldashi do te jete perball Bashes ne 22 korrik, date kur do te vendoset kush do te jete pasardhesi i Sali Berishes dhe lideri i opozites.

Burimi: Gazeta Shekulli

Artikuj te tjere