E Bija e Henes dhe e Diellit

fb1tw1go1

Ish nje nene, kish nje djale. Te vetem e kish. E donte me pergjerate. Djali dilte per gjah. Nena e porositi : – Bir, bir. Gjithe maleve te gjuash, veç ne mal te kuçedres mos gjuaj. Se kuçedra eshte shume e keqe bir, te ha te perpin. Atje kane shkuar shume trima e nuk jane kthyer prape… Djali nuk e degjoi nenen por e degjoi vashen e zemres. Ajo i tha: – Trim, ne me do mua, ne asnje mal te mos gjuash, vetem ne mal te kuçedres te gjuash! Trimi e donte shume vashen e bukur e nuk ia shkelte kurre fjalen. Pra, u ngrit e shkoi te gjuante ne mal te kuçedres. Sapo u ngjit atje lart, zuri te lekundet dheu, me gjithe gure e drure.

Na i doli perpara kuçedra e madhe me shtate krere dhe shtate brire, me syte si pishtare te ndezur, me gojen sa nje shpelle, me flatra ne kurriz si krahet e lakuriqit te nates, po shume te medha. Nxirrte tym e flake te verdha nga goja. Kjo flake digjte e pervelote barin, lulet, shkurret. Perpoqi tri here bishtin dhe u be termet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjeten ne hark. Shigjeta u nis, fershelleu po nuk i beri asgje kuçedres. I ra me shtize, por as shtiza nuk i beri gje. Nxori shpaten, po kucedra leshoi nje grahme kaq te forte sa shpata i ra nga dora. Keshtu trimi mbeti perballe kuçedres pa shigjeta, pa shtize, pa shpate. Kucedra qeshi me te shtate gojet, iu afrua, e percelloi me flake dhe i tha: – Tani une do te ha o djale se ti shkele malin tim. Nuk ke degjuar ti se ai qe shkel kete mal nuk mbetet i gjalle? Ketu kane ardhur shume trima te tjere perpara teje dhe te gjithe i kam ngrene. Edhe ty do te ha, behu gati. – Moj kuçeder sterkuceder, une e shoh se ti do me hash. Me te vertete qenke shume e forte. Te lutem vetem per nje gje: me ler te shkoj gjer ne shtepi qe ti kerkoj nenes uraten e vdekjes. Pastaj do te kthehem ketu qe te me hash. – Çdo te me japesh ti mua po te te le te shkosh? – Do te te jap besen time! – Mire, nema besen e shko. Djali i dha besen kucedres, zbriti malin, shkoi drejt e ne shtepi e i tha nenes: – Zonja meme, mua me zuri kuçedra ne malin e saj tek po gjuaja e tani do me haje. Une i dhashe besen se do te kthehem dhe ajo me leshoi. Tani falme uraten e vdekjes se do shkoj te me haje. Nena leshoi kujen: qau, bubutiu: – Bir, o bir! C’tu desh te shkoje ne mal te kuçedres? Pse s’me degjove mua? Mos shko! – Jo nene do shkoj se i kam dhene besen kuçedres. Trimi buzeqeshi hidhur e u pergjunj qe nena t’i jape uraten e vdekjes: ai i puthi doren, ajo i fali uraten, u vesh me te zeza, u mbyll ne shtepi… Djali shkoi tek vasha e zemres e i tha: – Te falem moj e bukura ime! Kam ardhur te te le lamtumiren se une do te shkoj e nuk kthehem me. Do te me haje kuçedra se me zuri tek gjuaja ne malin e saj. Shigjeta nuk i beri gje, shtiza nuk e preku, shpata me ra nga dora kur u mata ta qelloj. I dhashe besen se do kthehem prape te me haje. Pra mbeç gezuar moj e bukur! Vasha vuri buzen ne gaz. – Te vjen keq qe do te te haje kuçedra? – Jo moj e bukur. Ti me ke falur kaq ngazellime me bukurine tende e me buzeqeshjen tende sa shkoj ne vdekje pa asnje pengese. Qofsh e lumtur e rri me shendet, se dua te arrij sa me shpejt, me pret kuçedra. – Prit djale se do te vij dhe une ne mal me ty.. Djali i vrenjt. – Mos eja moj e bukura ime se atje tunden guret dhe druret: kuçedra eshte shume e keqe, te ha te pervelon, te perpin. – Une nuk vij po te rrish dhe ti me mua perngahere. – Nuk mund moj vashe, i kam dhene besen kucedres dhe nuk e shkel dot… Me mire i vdekur se beseshkelur. – E bukura qeshi dhe i tha: -Do te vij me ty! Vasha i hipi nje kali te bardhe, trimi i hipi nje kali te zi e ia moren perpjete malit te kuçedres. Vasha dukej si e veshur me drite. Djali e shikonte dhe dritherohej. Thosh me vete: “Qysh t’a haje kete bukuri kuçedra? Ah sikur te kisha tre jete… Do t’ia falja te tria kucedres qe ta linte vashen te kthehej ne shtepi dhe te jetonte e lumtur”. E bukura e vuri re se ai diç bluante ne mendje dhe e pyeti: – Cmendon ti o trim? Ai tha cmendonte: – Te kisha pasur moj e bukur, tri jete, do t’ia falja te tria kuçedres qe ti te shpetoje e te ktheheshe perseri ne shtepi e te rroje e lumtur. Ajo e veshtroi tere gaz. – Edhe pa ty? – Qofte edhe pa mua… – Kaq shume me do? – Shume… Nderkaq bubulloi tere mali, u tunden guret dhe druret. Doli kuçedra me shtate krere dhe ia mori kenges: – Lumja une e lumja! Kisha nje mu bene dy! Po me vjen nje vashez e njome. Do ta ha t’a perpij” Vasha e bardhe qeshi e ia ktheu: – Mjere ti mjere moj kuçeder! Kishe nje e s’ke asnje. Dhe ti vete do hysh ne fund te dheut, se ky mal eshte i njerezve dhe do jete i njerezve. Vasha e trimi iu afruan kuçedres. Kjo zuri te mprehe dhembet e te leshoje zjarr nga goja. Po me nje te shikuar vasha e mbertheu ne vend. Kuçedra u tremb, u mundua te prapset. – Cila je ti moj vashe e bardhe, qe me kall te ngjethura ne shtat? C’eshte kjo drite qe te furfurin ne fytyre? C’eshte ky zjarr qe po me djeg keshtu? – Jam bija e henes dhe e diellit, jam pika e qiejve qe bie kudo, ne male e fusha, mbi kryet e te liqve per te miren e te mireve per shpetimin e njerezve. – C’e ke ti kete trim moj vashe e bardhe? – E kam shoqin e jeteve. – Vashe mbi vashezat e dheut, – i tha kucedra – kthehu e gezuar. Trashegofsh te rite tend me trimin e zgjedhur. Paski qene te dy te beses e me mundet. – Po ti moj kuçeder e sterkuçeder, çdo te besh tani ? – e pyeti bija e henes dhe e diellit, qe mbante ne dore nje shigjete drite: pike e qiellit. – Meqe ti me munde, une s’kam vend ne kete bote: do te hyj ne fund te dheut e nuk do te dal kurre me. Dhe kuçedra u zhduk e nuk doli me: ndofta u dogj u be hi, ndofta u fut ne fund te dheut. Ata te dy – vasha e bardhe dhe trimi i beses – rruan e trasheguan jete pas jete. Edhe ne mal te kuçedres gjahtaret zune te vene per gjah si ne gjithe malet e tjere. Atje zune te kumbojne kembore koperash dhe sepate druvaresh.

Artikuj te tjere