Funksionet trigonometrike

fb1tw1go1

Funksionet trigonometrike (jane funksione te nje kendi. Ato jane te rendesishme per studimin ose zgjidhjen e trekendeshit dhe modelimin e dukurive periodike. Funksionet trigonometrike perkufizohen si heres i dy brinjeve te trekendeshit kenddrejte. Ato gjithashtu perkufizohen edhe si gjatesia e segmenteve te caktuara ne rrethin trigonometrik (rrethi njesi). Sipas perkufizimit me modern ato mund te merren edhe si seri te pafundme ose si zgjidhje te disa ekuacioneve diferenciale. ??? ato lejojne nje zgjerim dhe mund te perkufizohen edhe per vlera nga bashkesia e numrave kompleks.

Ekzistojne 6 funksione trigonometrike, ne fillim do ti perkufizojme ato ne nje trekendesh kendrejt
Trekendeshi kenddrejt permban nje kend te drejte 90° ose (π/2 radian) te cilin e shenojme me C. Kendet A dhe B mund te ndryshojne. Funksionet trigonometrike te nje kendi i percaktojme si heres i brinjeve te trekendeshit kendrejt.

Le te jete A, kendi i nje trekendeshi te çfaredoshem kendrejt per brinjet e te cilit i marrim keto emerime

Hipotenuza eshte brinja qe eshte perball kendit te drejte (brinja me e madhe) ne kete rast e kemi shenuar me h.
Kateti perballe kendit eshte ne kete rast brinja a.
dhe Kateti ku shtrihet kendi ne rastin tone eshte brinja b.

Te gjithe trekendeshat ne planin Euklidian shumen e kendeve te brendshme e kane 180 ° (π radian); prandaj shuma e dy kendeve tjera te trekendeshit kendrejt eshte 90°. Perkufizimet qe do ti japim me poshte vlejne per nje kend i cili ka nje vlere e cila shtrihet mes 0 dhe 90°. Kete perkufizim ne me vone me ane te rrethit trigonometrik do ta zgjerojme edhe per kende tjera.

Burimi: Wikipedia

Artikuj te tjere