Bulimia

Bulimia nervosa (apo ne shqip: neuroza bulimike) eshte nje çregullim psikologjik i te ngrenit, qe karakterizohet me intervale te te ngrenit te pakontrolluar te percjellur me metoda joadekuate per kontrollim te peshes (te vjellur). Brengosja e tepruar per formen dhe peshen jane poashtu karakteristika te bulimise.

Faza e kenaqesise eshte intervali kur nje individ ha sasi shume me te medha te ushqimit se shumica e njerezve ne situate te ngjashme. Te ngrenit me kenaqesi nuk eshte pergjigje ndaj urise intenzive. Zakonisht eshte rezultat i depresionit, stresit apo çeshtjes se vetbesimit. Gjate ketij intervali, individi perjeton humbjen e kontrollit. Sidoçofte ndjenja e humbjes se kontrollit poashtu percillet edhe me intervale te shkurtera te qetesise.e cila shpesh percillet me neveri ndaj vetes.

Njerezit me bulimi mund te duken plotesisht normal. Shumica prej tyre kane peshe normale e disa mund te kene peshe te shtuar. Femrat me bulimia kane tendenca te arrijne larte. Shpesh eshte e veshtire te percaktohet se a vuan nje person nga bulimia. Kjo ngjet per shkak se te ngrenit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Poashtu individet qe vuajne nga bulimia shpesh e mohojne gjendjen e tyre.. Ata qe vuajne konzumojne sasi te medha te ushqimit. Nganjehere gjer ne 20,000 kalori pernjehere. Artikujt qe i kenaqin jane zakonisht ato te etiketuara si “artikuj qetesues” embelsirat, me vlere te larte kalorike, apo ato te buta si akulloret, keku dhe tortat. Individi mund t’i dorezohet kenaqesise kudo prej dy e gjer me disa here ne dite.

Nese keni nje anetare te familjes qe ka çrregullim te te ngrenit, nje mjek apo keshillues mund t’ju ndihmoje ne beteje me ç’rregullimin e tyre.

Burimi: Wikipedia