Semundjet e syrit

Syri i takon grupit te organeve shqisore, qe ka te bej me shqisen e te shikuarit. Syri eshte nje organ shume ndjeshem qe detekton driten (syri i thjeshte) dhe ngjyren (syri i komplikuar). Syri eshte i vendosur ne koke te gjallesave, me saktesisht ne zgavrat e ashtit te kokes tek njerezit dhe kafshet. Gjallesat e ndryshme kane struktura te ndryshme ty syrit, dhe aftesi te ndryshme te te shikuarit.

Semundjet e syrit

Trakoma
Trakomen e shkakton virusi qe e sulmon mukozen e kapakeve te syrit. Trakoma bartet shume lehte prej nje personi tek tjetri. Kjo semundje perhapet shume shpejt ne kushte jetesore johigjienike, duke perdorur shume persona nje rize apo objekte tjera. Nese semundja nuk sherohet me kohe paraqiten deformime te renda te kapakeve te syrit, ashtuqe me vone mund te shkaktohet edhe verbesia. Katarakti Shfaqet kur thjerreza behet e bardhe dhe e patejdukshme. Ne keto raste thjerreza e humb kthjelltesine e vet. Ne te shumten e rasteve kjo semundje shfaqet per shkak te pleqerise apo ndonje semundje dhe rralle trashegohet. Kjo semundje shkakton humbjen teresisht apo pjeserisht te te shikuarit. Gjate kesaj semundje duhet te largohet thjerreza e patejdukshme me ane te operacionit dhe personi mund te shohe me ndihmen syzave. Bartja e syzave zevendeson funksionin e thjerrezes se syrit. Te metat e syrit Kur syri eshte normal, ka aftesi per grumbullimin e rrezeve te drites ne retine dhe pastaj formohet fytyra e objektit te verejtur. Mirepo, ne disa raste te tjera, kur objekti i verejtur nuk duket plotesisht i qarte, kemi te bejme me disa te meta te syrit. Te metat e syrit jane : shkurtpamesia, largpamesia, largpamesia e pleqerise, astigmatizmi dhe verbesia per ngjyra.

Shkurtpamesia
Shkurtpamesia (miopia) eshte e mete e shpeshte, shkaktohet ne rastet kur boshti i syrit (kerdhokulla e syrit) eshte me i gjate sesa te syri normal. Ne kete rast shohim qartazi vetem objektet qe jane afer, kurse ato qe i kane larg nuk i shohin qarte meqe rrezet e drites priten perpara retines (e jo ne te). Njerezit e tille duhet te bartin syza me thjerreza shperndarese-konkave.

Largpamesia
Largpamesia (Hipermetropia) eshte e kundert me shkurtpamesine. Shfaqet ne rastet kur boshti i syrit eshte i shkurter, prandaj rrezet e drites priten pertej retines, kurse ne lidhje me kete edhe fytyra e objektit formohet pertej retines. Njerezit e tille nuk i shohin qarte objektet e aferta por, perkundrazi ato te largeta. Njerezit me kete te mete duhet te bartin syza me thjerreza permbledhese-konvekse.

Largpamesia e pleqerise
Largpamesia e pleqerise eshte pasoje e humbjes se elasticitetit te thjerrezes se syrit per akomodim. Kjo e mete shfaqet tek njerezit e moshes 45-50 vjeçare. Kjo e mete e syrit manifestohet me humbjen e aftesise se syrit per te pare mire ne afersi. Eliminohet me bartjen e syzave me thjerreza te forta permbledhese gjate leximit.

Astigmatizimi
Astigmatizimi shfaqet kur kemi gungezim te kornese, gungezim te pabarabarte te thjerrezes se syrit. Ne keto raste objektet duken te paqarta. Kjo e mete menjanohet me bartjen e syzeve me thjerreza speciale.

Verbesia per ngjyra
Verbesia per ngjyra (Daltonizmi) eshte vertetuar se ekzistojne njerez te cilet dallojne vetem erresiren dhe driten, kurse ngjyrat nuk i dallojne. Kete te mete te syrit me te cilen ka lindur njeriu e quajme verbesi e plote per ngjyra.Mirepo, ka persona qe nuk i dallojne vetem disa ngjyra, me se shpeshti te kuqen dhe te gjelbren. Njerezit me kete te mete jane pjeserisht te verber per ngjyra. Kete dukuri e ka zbuluar fizikani anglez Daltoni, prandaj kjo dukuri quhet daltonizem.

Burimi: Wikipedia