Charles Baudelaire – Thesari im

Nese dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfare pretendon se do shikoje?
Cilin perbindesh mendon se fsheh?
Po te zhgenjej, por nuk me njeh.
Nuk ka nevoje per te trokitur.
Hyr, shih, kerko, mbet e habitur
Mure te zbrazet lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afer shtratit
Eshte nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plote eshte me kujtime.
Brenda gjithe historia ime.
Jane fjalet qe kam thene aty,
gjithkush qe njoha, perfshi ty.
Gjithcka qe bera, e ç’veç enderrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Jane zenkat tona dhe merite
Jane puthjet neteve pa drite
Veset e mia qe aq urreve
Mergimi i ngadalte i reve.
Denimet qe vuajta per ty
Heret kur s’te pash ne sy
Jetet qe pa ty jetova.
Te tjera femra qe dashurova
Jane dhe sekretet qe s’te kam thene
E amanetet qe kam lene
Femijet qe kurre nuk me linden
Epshet qe vrava se nuk mu binden
Ka letra, qe per ty i shkrova
Ne zarfet qe kurre nuk dergova
E nese gjithcka permbys do kthesh
Sekretin me te madh do gjesh
Se e kam fshehur ne fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gje fare.
Nxirre mes duarsh ne shtrengim.
K’te me te shtrenjtin sendin tim.
Balsamin qe plaget sheronte,
kur kjo djall jete me kafshonte.
Para fytyres ngadale afroje.
Dhe mbylli syte, pastaj zbuloje.
E kur ngadale ta kesh zbuluar.
Veç nje pasqyre do gjesh ne duar.
Do shohesh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.