Eskallop me zarzavate te furres

fb1tw1go1

600 gr tul mish vici
2 Patellxhane
2 Speca te kuq
2 Kokrra patate
6 Luge gjelle vaj ulliri
2 Luge gjelle miell
100 gr proshute
8 Gjethe sherebel
½ Gote vere te bardhe
1 Luge gjelle nenexhik te grire
Kripe
Piper i zi

Pergatitja
Fillimisht parangrohim furren ne temperaturen 200 grade Celsius. Lyejme nje tave me vaj ulliri dhe shtrojme patellxhanet, specat dhe patatet e prera ne kubike te vegjel mesatarisht 1 cm. I sperkasim perimet siper me 4 luge gjelle vaj ulliri dhe kripe, i vendosim ne furre per 15 minuta derisa te zbuten. Nderkohe mishin, pasi e kemi prere ne feta te holla dhe e kemi shtypur, i bejme gati ne eskallop mesatare. Nderkohe i kalojme copat e mishit ne miell dhe kripe duke fiksuar ne çdo eskallop nga nje cope proshute dhe gjethe sherebel me anen e nje kunji druri. Nxehim vajin e mbetur ne nje tenxhere, ne zjarr normal.Shtojme copat e mishit dhe i skuqim nga ana e proshutes per 2 minuta. I kthejme dhe vazhdojme skuqjen dhe per 2 minuta te tjera ne anen tjeter.E shuajme me vere te bardhe dhe vazhdojme gatimin derisa te avulloje vera. Keshtu vazhdojme per 4-5 minuta, derisa mishi te jete zbutur. Nderkohe heqim zarzavatet nga furra, i vendosim ne nje pjatance duke i shtuar pak nenexhik.Vendosim mbi zarzavate copat e eskallopit dhe e sherbejme te ngrohte.

Artikuj te tjere