Involtini vici me karcof

400 gr mish vici
4 Feta sallam mortadele
8 Feta djathe
Karcof
Kripe
Piper i zi
2 Luge gjelle miell
Vaj per skuqje
3 Thelpinj hudher
½ Gote vere e bardhe
1 Dege rozmarine
4 Kokerr domate
2 Luge gjelle majdanoz

Shtypini mishin me rrahese dhe ne secilen pjese te ndare vendosni nga nje fete sallam mortadele, nje fete djathe dhe karcof te prere ne feta te holla. Hidhni pak kripe e piper. Mbeshtillini fetat e mishit dhe fiksojini me shkop druri te vegjel, lyejini me miell dhe skuqini ne nje tigan me vaj, hudher e rozmarine per 5-10 minuta. Me pas i shuajme me vere dhe pasi te kete avulluar hiqini involtinit nga zjarri, duke i ruajtur te nxehta. Shtoni domatet dhe lerini ne zjarr per 15 minuta, duke i rregulluar me kripe dhe piper. Ne fund vendosini involtinit ne tigan dhe lerini ne zjarr edhe per 5 minuta te tjera, sherbejini te nxehta, sperkatini me majdanoz.

Burimi: Balkanweb