logo

Komposto dardhe

Per 4-5 persona duhen :
dardha : 500 g,
sheqer : 1 gote uji,
vere : 1 filxhan kafeje,
lende aromatike,
uje : 1 liter,
limontoz : nje maje luge kafeje.

Pergatitja:
Dardhat pasi lahen mire, qerohen ose lihen te paqeruara, priten pergjysme, u hiqen farezat dhe çdo gjysme pritet ne feta portokalli. Gjate pastrimit qe te mos nxihen dardhat hidhen ne ene me uje te ftohte e limontoz. Lekurat dhe farezat bashke me zemren hidhen ne tenxhere me uje te vluar dhe zihen 10-12 minuta. Pastaj lengu kullohet, i hidhet sheqer, vihet ne zjarr dhe lihet derisa te marre vale, pastaj hidhen dardhat e pergatitura. Lihen te ziejne 5-10 minuta sipas llojit te dardhave, ne qofte se jane te llojit qe zbuten shpejt, atehere ato hiqen nga zjarri menjehere sapo te marrin vale. Per arome, kompostos mund t’i shtohet pak kanelle ose karafil. Ndersa per te permiresuar shijen, kur kompostoja te jete ftohur, i hidhet vere e kuqe e embel.

Wikipedia