logo

Makarona me presh dhe proshute

Duhen:
250 gr presh
100 gr proshute
320 gr makarona
150 ml pana
4 luge gjelle vaj ulliri
30 gr arra
Arre moskat
Kripe
Piper

Pergatitja:
Fillimisht lajme dhe pastrojme preshin dhe e presim ne unaza, me pas presim proshuten ne shirita te holle. Vendosim makaronat te ziejne ne uje te vluar e te kripur. Ne nje tigan vendosim 4 luge gjelle vaj ulliri. Per 3-4 minuta kaverdisim lehte preshin e prere dhe me pas shtojme proshuten. E leme dhe 1 minute dhe me pas shtojme panen. Salcen e pergatitur e rregullojme me kripe, piper dhe arre moskat dhe ne te hedhim makaronat e ziera. I trazojme mire dhe me pas e servirim me arra te grira.

Burimi: Balkanweb