Qofte me perime

fb1tw1go1

130 gr miell
1 Luge supe sode buke
2 Kokrra veze
1 Kokerr patate
1/2 Konserve kerpudhe
1-2 Karrota
½ Gote qumesht
10 Feta bacon te prera ne copeza
2 Qepe te njoma
50 gr djathe te bardhe
1 Luge kafeje piper te kuq
3 Luge gjelle vaj ulliri
Kripe
Piper i zi

Ne nje tas hedhim miellin, vezet, kripen dhe qumeshtin. I perziejme mire dhe shtojme ereza sipas deshires si dhe perimet te grire holle.
Ne nje tigan hedhim 3 luge gjelle vaj ulliri, me pas hedhim ne forme qoftesh brumin e pergatitur. I kthejme petullat qofte nga te dyja anet me shpatull qe te marrin ngjyre.

Salce per shoqerimin e qofteve

1 Kastravec
200-250 gr kos
2 Qepe te njoma
Vaj ulliri
Kumino
Kripe
Piper

Ne nje tas hedhim kastravecin e grire, qepen e grire, kosin, vajin e ullirit, kripe dhe piper. E trazojme mire dhe e servirim me qoftet – petulla me perime.

Burimi: Balkanweb

Artikuj te tjere