Sallate me lulelaker

Per 500 g lulelaker duhen :
vaj 3-4 luge gjelle,
limon 1 kokerr mesatare,
piper, kripe.

Pergatitja:
Per kete sallate zgjidhen lulelakra te bardha dhe te dendura. Lulelakra pastrohet nga gjethet jeshile e koçanet, lahet dhe vihet per t’u zier ne uje te vluar me kripe. Qe te ziejne ne te njejten kohe, koçanet qe jane te medhenj, ndahen ne 2-3 pjese. Pasi te jene zier, ndahen ne lule te veçanta, vendosen ne pjate dhe sperkaten me vaj, leng limoni ose limontoz te shkrire ne uje. I shtohet kripe e piper i zi.

Wikipedia