logo

Sallate me prodhime deti

Per 4 persona nevojiten:
200 g mish karkalecash deti dhe gaforresh
½ filxhan midhje te qeruara
½ kastravec
1 molle majhoshe
1 spec i kuq
½ tufe majdanoz
½ filxhani miser te zier
1 dege selino
2 qepe te njoma
leng dhe lekure te grire te 1 limoni
1/3 filxhan vaj ulliri
1 luge te vogel mustarde pikante
1/3 luge te vogel bahar te bluar (ose piper te zi)
1 luge te vogel estragon
kripe

Pergatitja:
Ziejme mishin e karkalecave te detit per 3-4 minuta ne uje me kripe dhe e kullojme mire. Pergatitim marinaden duke perzier se bashku vajin e ullirit, mustarden, estragonin, baharin, lengun dhe lekuren e grire te limonit dhe nje maje gishti kripe e piper. E hedhim masen mbi mishin e zier te karkalecave te detit dhe midhjet. Nderkohe grijme mollen majhoshe me gjithe lekure, i heqim farezat kastravecit dhe e ndajme ne copa te vogla kubike, dhe presim gjithashtu qepet, selinon, specin dhe majdanozin. Perziejme perimet me misrin e zier dhe karkalecat ne marinade dhe servirim.

Wikipedia