Supe me kunguj

fb1tw1go1

Duhen:
2 Qepe te njoma
4 Luge gjelle vaj ulliri
3 Kunguj te vegjel
Kripe
Piper te zi
½ liter leng mishi
2 Kokrra veze
1 Luge gjelle majdanoz te grire
40 gr djathe parmixhano
4 Feta buke te thekura

Pergatitja:
Skuqim qepen ne nje tigan me vaj per 2-3 minuta, derisa te zverdhet. Shtojme kungujt dhe i skuqim edhe per 5 minuta te tjera. Hedhim kripen dhe piperin. Shtojme lengun e mishit dhe e leme te zieje ne zjarr mesatar per 10 minuta, ose derisa kungujt te kene marre ngjyre. Hedhim vezet me majdanozin e borzilokun dhe i perziejme. Shtojme djathin parmixhano te grire. Supen e sherbejme te ngrohte sebashku me buken e thekur te prere ne kubike.

Burimi: Balkanweb

Artikuj te tjere