Turli me mish vici

fb1tw1go1

500g mish vici
1kg bamje
2 patllixhana mesatar
1 qepe mesatare
salce
vaj dhe kripe

Pastrojme bamjet duke i hequr bishyat dhe majat.I lajme dhe i hedhim ne nje tigan te mbushur me vaj dhe i skuqim.Grijme qepen dhe e hedhim ne tenxheren qe do te gatuajme ne te cilen kemi hedhur pak vaj.E skuqim qepen derisa te zverdhet dhe pastaj hedhim mishin e vicit te cilin e kemi ndare ne copa dhe i leme te skuqen se bashku me qepen. Nderkohe qerojm patllixhanat dhe i presim ne copa te vogla.Kur qepa dhe mishi te jene skuqur mire shtoje patllixhanat dhe i leme te skuqen se bashku. Heqim bamjet e skuqura nga tigani, i kullojme dhe i vendosim ne nje pjate. Duhet te bejme kujdes qe bamjet mos ta prishin formen D.M.TH mos ti nxjerri farat. Nderkohe shikojme ne tenxhere dhe N.Q.S patllixhanat kane shkrire pak dhe jane bere te bute hedhim gjashte luge gjelle salce dhe i leme te skuqen se bashku. Pastaj hedhim bamjet dhe i leme vetem DY minita (perndryshe po i lame me shume prishet forma e bamjeve) dhe pastaj shtojme uje derisa te mbulohen perberesit dhe i hedhim dhe kripen. I leme derisa te ziejne.

Artikuj te tjere