Shenjat e Horoskopit

Karakteristikat per shenjat e horoskopit sipas astrologjise:

DASHI

20 Mars dhe 20 Prill. Planet dominues eshte Marsi,elementi eshte zjarri dhe cilesia eshte kardinale.Dashi eshte shenja e pare e horoskopit.Ky element i dallueshem reflektohet pothuajse ne cdo sektor te ekzistences se tij.Ne fakt, ka dhunti nje force inovative te pabesueshme, shume te veshtire, ne mos te pamundur per tu kontrolluar.Eshte gjithmone i gatshem per te vepruar edhe kur nje levizje eshte e papritur per te.Fale natyres se tij si shenje kardinale, deshira e tij per risi eshte e pandalueshme. Megjithate ndonjehere kjo deshire e tij kthehet ne impulsivitet.Dashi e ka shume te veshtire qe te rrije pa bere asgje.Shpesh, rrezikon te beje levizje te pamenduara.Dashi i adhuron garat.Influenca e Marsit e shtyn ate te kerkoje konkurence edhe kur kjo e fundit eshte e kote apo nuk i leverdis.Kjo e ben te duket person i dhene pas zenkave.Ne fakt nuk eshte keshtu.Interesi i tij per nje numer te madh lendesh, aktivitetesh, dhe sportesh mund te beje qe ai te mos coje dot deri ne fund asnje nga iniciativat qe ka marre persiper.Duhet ditur ta adresosh ne menyre qe te mos cohen dem energjte e tij te pabesueshme.Nga ana anatomike shenja e Dashit perfaqeson koken, ose me mire te themi, pjesen e kafkes. I linduri ne shenjen e Dashit mund te vuaje nga migrena.Megjithate ne pergjithesi ka nje shendet te mire.Ne dashuri, ashtu si mund te merret me mend nga natyra e tij,Dashi mund te lodhet shume shpejt nga i njejti partner. Kriza te renda motivimi mund te kapin Dashin qe sapo ka bere per vete dike. Dhe eshte per kete qe kush deshiron qe te mbaje prane nje person te shenjes se Dashit duhet ta ngacmoje, duke patur perhere te papritura.Monotonia mund te prishe marredhenien me nje Dashe aq shpejt sa nuk ia keni idene.Ne sferen seksuale, nuk ka shume fantazi dhe nuk konsiderohet si nje dashnor i mire, sepse ne kete fushe di te jete egoist dhe eshte shume i interesuar ne kenaqesine e tij personale se sa te arrije nje harmoni ne cift.

DEMI

21 Prill dhe 21 Maj. Planeti dominues eshte Venusi, elementi eshte toka, dhe cilesia eshte fiks.Demi ka si dhunti nje rezistence dhe nje durim qe e shtyjne te arrije qellime te pamundura per cdo shenje tjeter.Duke qene se i perket shenjave te tokes, eshte pak moderator dhe tradicional. Ka tendencen qe t’i beje gjerat me ngadale, por shume mire.Shpesh Demi konsiderohet dembel. Por kjo eshte nje konceptim i gabuar i natyres se tij. Demi eshte thjesht i disiplinuar dhe i kontrolluar dhe do gjithmone te dije se ku po shkon.Karakteristikat e tij i lejojne te kete nje raport shume te mire me parate. Demi eshte i predispozuar te mbledhe pasuri. Por nuk eshte person koprac, ai ka vetem nje instikt te forte konservues dhe aftesia e tij per te trajtuar parate eshte shume e mire. Demi nuk i ben gjerat me te keq, madje ndonjehere miresia e tij ben qe ai te besoje shume tek personat e tjere dhe ndonjehere ngelet i zhgenjyer.Ngadalesia dhe veshtiresia me te cilat Demi i arrin qellimet e tij mund ta bejne Demin te jete shume posesiv ndaj gjerave qe i perkasin, qofte per te mirat materiale apo qofte per ato afektive. Ky difekt i Demit, kompensohet, te pakten persa i perket raporteve sentimentale, nga sensualiteti fantastik qe ai posedon, dhe qe i mbush marredheniet e tij me entuziazem dhe pasion.Shenja e Demit i korespondon nga ana anatomike, pjeses se poshtme te kokes, qafes dhe fytit ne vecanti.Dhe per kete arsye kjo shenje duhet te jete e kujdesshme ndaj dhimbjeve te qafes, dhimbjes se fytit.Ne ndienjat e tij edhe pse ka nje sensualitet jashte te zakonshmes qe i lejon te kete shume aventura,Demi ka interesa dhe qellime shume tradicionale.Ai e do shume familjen.Per shkak te Venusit Demi eshte i terhequr vecanerisht nga gjithcka e bukur. Partneri i tij ideal duhet te bjere ne sy fale nje pamje fizike shume te kuruar dhe mundesisht terheqese. Pas nje afrimi te pare te bazuar ne pamjen e jashtme, Demi do te vazhdoje ta vleresoje partnerin me intensitet gjate kalimit te viteve , sidomos nese ky partner do te ndaje me Demin te njejten deshire seksuale.

BINJAKET

22 Maj deri ne 21 Qershor. Planeti dominus eshte Merkuri, elementi eshte ajri, cilesia eshte i ndryshueshem.Binjaket eshte shenja e pare e ndryshueshme e Horoskopit. I drejtuar nga Merkuri, perfaqeson nje shenje terheqese, po aq sa edhe te paarritshme. Binjaket interesohen per cdo lloj gjeje dhe kane nje deshire per te njohur te pandalshmen.Por ne te njejten kohe nuk e kane te lehte te perqendrohen ne nje aktivitet te vetem. Eshte per kete arsye ndoshta qe ka famen e ekzagjeruar te nje shenje siperfaqesore, tek i cili nuk mund te besohet. Problemi eshte qe koha eshte shume e shkurter per tu lejuar Binjakeve qe te fusin hundet ne te gjitha gjerat qe ata do te deshironin.Merkuri i ben Binjaket oratore te medhenj. Njohin ne perfeksion artin e retorikes dhe nuk eshte e veshtire te fitosh kundra tyre ne nje debat. Prandaj nuk ju leverdis te viheni kunder tyre, pasi mund t’ju beje te flisni me vete!Si miq Binjaket mund te jene shume pak te besueshem, pasi ata shperqendrohen kollaj dhe mjafton nje gje e vogel qe t’i beje te harrojne nje takim.Por ai e merr shume lehte faljen e te tjereve, fale menyres se tij te komunikimit qe inspiron cdo gje pervec hakmarrjes.Nga ana anatomike Binjaket i korespondojne kraharorit dhe aparatit te frymemarrjes, vecanerisht bronkeve. Kush i perket kesaj shenje duhet te beje kujdes per semundjet e ftohjes duke u veshur mire, sidomos gjate muajve te ftohte.Binjaket kane nevoje per nje partner qe te mund ta kete edhe mik njekohesisht. Nuk e ka te lehte qe te jete besnik. Por nese gjene nje person qe di te jete bashkepunetore, qe do te mund te kuptoje natyren e tij ndryshues te pakten pjeserisht, dhe mund te toleroje, Binjaket mund te kalojne me te edhe te gjithe jeten e tyre.Binjaket nuk jane patjeter te terhequr nga persona me pamje te bukur. Por eshte shume kurioz nga cdo gje qe eshte e re. Per kete arsye, nje person origjinal, edhe pse jo shume i kuruar per pamjen e jashtme, mund te terheqe vemendjen e Binjakeve dhe t’i beje te dashurohen shume shpejt.

GAFORRJA

22 Qershor dhe 22 Korrik. Planeti dominues eshte Hena, elementi eshte uji, cilesia eshte kardinale.Gaforrja ka nje sensibilitet te jashtezakonshem. Nje sensibilitet i tille e ka prejardhjen fillimisht nga fakti qe eshte nje shenje uji. Ne rradhe te dyte, eshte i dominuar nga Hena, qe e ben jashtezakonisht emotiv. Eshte shume i lidhur me bazat e tij. Me veshtiresi mund te largohet nga familja e origjine apo nga miqte e tij. Shpesh akuzohet qe eshte nje person kapricoz, por ne fakt sjellja e tij ka lidhje me faktin qe nuk ka shume besim tek e tashmja.Ne fakt, Gaforrja eshte shume i lidhur me te kaluaren. Nuk e ka te lehte te jetoje me kenaqesi te tashmen, ne te cilen shpesh ndihet i humbur.Sensibiliteti i madh i Gaforres reflektohet ne nje jete te qete e cila i jep nje fare sigurie. Nuk ka ambicie shume te medha, as ne pune e as ne studime. Ai e permbush detyren e tij me perpikmeri por nuk e ben asnjehere gabimin qe te beje me shume nga sa ka per detyre. Ai arrin ne kete menyre qe te ndaje sferen professionale nga ajo afektive, gje qe favorizon stabilitetin e familjes se tij.Gaforrja ka nje kujtese te jashtezakonshme, e ndihmuar edhe nga kujdesi qe i kushton kohes se humbur. Shpesh ai konsiderohet si shenje me shume ankime pasi nuk ndihet mire ne te tashmen dhe e ben shpesh te ditur. Ne te vertete thjesht ka nevoje per me shume kohe se shenjat e tjera per te kuptuar dhe vleresuar ato cfare i paraqet jeta.Shenja e Gaforres i korespondon pjeses se siperme te barkut dhe sistemit te tretjes, pervec se syrit te majte.Mund te vuaje nga probleme gastrike ose edhe nga intoksikime prej ushqimit.Duhet te beje shume kojdes me ushqimin.Pasiguria e Gaforres mund te influencoje dhe menyren e tij per te dashuruar.Eshte besnik ne cift, por vendos familjen para gjithshkaje.Ai ka nevoje te kete konfirmimin e vazhdueshem nga personi i dashur. Dhe per kete arsye ka tendencen per ta vene vazhdimisht ne prove partnerin. Per te shkuar mire me nje te shenjes se Gaforres duhet t’i japesh te gjitha sigurite qe i mungojne. Megjithate duhet te kete gjithmone nje fije dyshimi qe te mbaje interesin e tyre.

LUANI

23 Korrik deri ne 22 Gusht. Planeti dominus eshte Dielli, elementi eshte zjarri, dhe cilesia eshte fikse.Ashtu sic mund te kuptohet nga simboli i tij Luani eshte me krenari i Horoskopit. Menyra e qendrimit te tij eshte princerore.Eshte natyrshem elegant dhe terheqja e tij e ben ate te jete ne pozicione komandimi. Luanit i pelqen te ndihet ne qender te vemendjes dhe mund te arrije deri atje sa te vuaje nese nuk i jepet vemendja qe ai mendon se meriton. Eshte aq i mesuar me te qenurit karizmatik sa do te bente gjithshka qe te mbante ate karizem.Luani di ta organizoje punen ashtu si pak te tjere dine, ne krahasim me te cilet nuk eshte se eshte me i informuar, por thjesht me karizmatik.Ka tendencen tu lere te tjereve pjesen me operative te cdo aktiviteti apo projekti, duke pare vete gjithcka nga lart.Luani perballet me sfidat me nje kurajo te pabesueshme, qe nuk ka rivale. I ndergjegjshem per faktin qe eshte ndryshe nga te tjeret, ai leshohet neper prova qe do te trembnin kedo.Madhesia e Luanit matet edhe nga zemergjeresia e tij. Do te ndahej ne kater pjese vetem per te ndihmuar ata qe jane me pak me fat se ai.Nder te tjera ai nuk eshte nje person qe pranon provokime nga ata qe ai i konsideron me inferiore.Nga ana anatomike shenja e Luanit i korespondon syrit te djathte, sistemit te qarkullimit, me rendesi te vecante per zemren, nuk mund te ishte ndryshe duke pare natyren e tij te guximshme. Duhet te beje kujdes te haje ne menyre te ekuilibruar, duke evituar yndyrnat dhe gjithshka qe mund te demtoje arteriet, sidomos ne moshe te thyer.Ne ndienjat e tij Luani di te jete besnik dhe i dashur.Ai nuk e leshon veten ne marredhenie qe duhet te mbeten te fshehta.Per kete arsye ai zakonisht nuk tradheton.Nese e tradhetojne, egoja e tij plagoset gati per vdekje, por di ta marre veten me shpejtesi fale forces se tij jetesore dhe fale aftesise se tij per te falur.

VIRGJERESHA

23 Gusht deri ne 22 Shtator.Planeti domimant eshte Merkuri, elementi eshte toka,dhe cilesia eshte e ndryshueshme.Shenja e Virgjereshes eshte nje nga shenjat me serioze te Horoskopit. Elementi i kesaj shenje, toka, e shtyn qe te kerkoje rezultate konkrete ne te gjitha aktivitetet qe ben.Planeti dominant, Merkuri, i dhuron nje inteligjence te vecante.Virgjeresha deshiron te perfundoje detyrat e saj ne menyren me te sakte dhe te besueshme te mundur.Eshte shume e kujdesshme ndaj detajeve. Kjo karakteristike mund te shtyje te tjeret te mendojne qe karakteri i virgjereshes eshte ngacmues apo shume kritik.Ne te vertete, Virgjeresha mendon qe respetimi i rregullave eshte i nevojshem per te arritur te miren e te gjitheve, e jo vetem te tyren.Kritikat qe Virgjeresha hedh ndonjehere ndaj miqve, te afermve, apo mbi te gjitha ndaj partnerit te tyre, jane te lidhura me ndjenjen e madhe te pergjegjesise, nga e cila Virgjeresha nuk mundet te heqe dore.Cdo veprim, cdo levizje e Virgjereshes duhet te mendohet mire prej saj.Rralle reagon me ane te instiktit.Aftesite e saj analitike e shtyjne qe te zgjedhe profesione ku vendosmeria dhe ndershmeria intelektuale jane te nevojshme.Aktiviteti mjekesor i pershtatet ne vecanti, doktoret me te mire i perkasin kesaj shenje.Ne korespondencat ndermjet shenjave dhe trupit njerezor, Virgjereshes i takon pjesa me e poshtme e barkut njerezor se bashku me funksionet e saj tretese. Prandaj mund te vuaje nga koliti dhe semundje te tjera qe lidhen me kete pjese te trupit. Ka nevoje qe te hidratohet me shume se shenjat e tjera dhe te ushqehet me njefare kujdesi, mundesisht me nje diete specifike.Ne lidhjet personale, natyra analitike e Virgjereshes, shpesh nuk jep rezultate ne lartesine e fushave te tjera te ekzistences se tij. Ne fakt Virgjeresha mund te jete pak romantike, pasi e jeton marredhenien dashurore me shume ne menyre cerebrale se sa pasionale.Nuk ka tendencen te tradhetoje, vetem nese do te mund te marre favore te vecanta nga personi me te cilin do te tradhetonte.Nuk vuan nga xhelozi e vecante. Por, nese tradhetohet,Virgjeresha merr nje pozicion hakmarres qe do te bente te pendohej partnerin tradhetar.

PESHORJA

23 Shtator dhe 22 Tetor. Planeti dominant eshte Venusi, elementi eshte ajri, dhe cilesia kardinale.Peshorja ashtu si simboli i saj sugjeron , kerkon ekuiliber ne ativitetet e saj dhe ne cdo gje me te cilen ajo lidhet. Te gjitha veprimet apo fjalet e saj kane si qellim qe te vene paqe ne boten qe i rrethon. Jo rastesisht i njihen aftesi diplomatike.Harmonia qe e karakterizon karakterin e Peshores e pengon ate te kete paragjykime. Ne cfaredo lloj situate, te re apo te njohur me pare, do te jape kontributin e saj ne menyre te dizinteresuar, te perpikte.Venusi, planeti dominus ne shenje, i jep asaj nje sens te forte estetik. Peshorja e kerkon terheqjen dhe harmonine ne veten e saj dhe tek te tjeret.Ritet e saj te bukurise jane shume te perpikte dhe sjellin nje rafinim qe shume pak mund ta arrijne.Diplomacia e Peshores merret shpesh si menyre per te arritur qellimet e saj dhe konsiderohet si nje shenje qe u lepihet te tjereve. Ky eshte nje vizion i zmadhuar. Peshorja ka nje interes te vertete per barazine.Ne raportet dashurore, Peshorja per shkak te nderhyrjes se Venusit, i jep shume rendesi trupit. Eshte e terhequr nga persona qe dine te vleresojne si duhet pamjen e jashtme, dhe nga ana e saj Peshorja mundohet te jete gjithmone shume e rregullt.Duke qene se dashuron te bukuren, mund te kete tendencen te tradhetoje nje lidhje stabel, nese dallon interesimin e dikujt qe eshte interesant. Kush deshiron qe lidhja me nje Peshore te jete e gjate, duhet t’i dedikoje nje pjese te kohes se tij kurimit te pamjes se jashtme.

AKREPI

23 Tetor deri ne 22 Nentor. Marsi eshte dominus ne shenje, elementi eshte uji, dhe cilesia eshte fikse.Ne shenjen e Akrepit dallohet nje re misteri dhe terheqje e pandalshme. Akrepi tregon rralle se cfare eshte duke menduar. Karakteri i tij eshte i veshtire te interpretohet, dhe gjithcka qe eshte arratisese, krijon rreth tij nje sharm te parezistueshem.Duke i perkitur elementit te ujit, Akrepi eshte gjithcka pervec se siperfaqesor. Ai mendon gjate per gjithcka qe i thuhet. Karakteristike e tij eshte se nese mendon qe e kane ofenduar, reagon me te gjithe shpejtesine e tij. Shpesh here vetmbrojtja e tij eshte e tepruar dhe arrin te beje shume keq edhe kur ofendimi eshte shume i vogel.Ne kete nderhyn edhe planeti i tij dominus, Marsi i zjarrte.Levizjet e Akrepit reflektojne pergjegjshmerine qe kjo shenje ka per veten e saj. Nese ka dicka qe Akrepi nuk e duron dhe e ka bere te ditur jane njerezit qe atij nuk i duken inteligjente.Akrepi konsiderohet shenja me sensuale e Horoskopit.Ai arrin te beje viktima edhe pa i joshur ato ne menyre te studiuar.Ai ka nje sens humori shume te zhvilluar qe bazohet ne te shumten e rasteve ne cinike.Akrepi e dashuron rrezikun. Dhe per kete arsye pelqen sporte te bazar ne shpejtesi, si automobilizem apo motociklizem, ose edhe sporte ekstreme.Persa i perket anatomise, shenja e Akrepit i korespondon organeve gjenitale, mashkullore apo femerore, dhe fshikezes.Per pasoje Akrepi perballet shpesh me probleme urinare apo te kategorive gjenitale. Nuk eshte e perjashtuar qe mund te kete probleme seksuale.Ne dashuri Akrepi jep emocione shume te forta. Pasionaliteti dhe xhelozia e kesaj shenje jane te pakufishem.Ata qe vendosin te kene nje partner Akrep duhet te marrin parasysh skena ankuese dhe skena te thella xhelozie, por megjithate qe do te ndiqen nga pajtime qe do te japin kenaqesi te medha.

SHIGJETARI

23 Nentor dhe 21 Dhjetor. Jupiteri e drejton shenjen, elementi eshte zjarri, dhe cilesia eshte e ndryshueshme.Shenja e Shigjetarit eshte e influencuar nga shenja e planetit dominues, Jupiterit. Eshte shpesh shume euforik dhe gjithmone i sjellshem. Ne raportet me te tjeret eshte i pakrahasueshem. Shigjetari deshiron te aventurohet ne zona te pa eksploruara me pare, ne cdo kuptim te fjales. Ne fakt ai adhuron te udhetoje, por ne te njejten kohe e terheqin eksperienca intelektuale jo shume te zakonshme.Pelqen cdo lloj lende, por nuk i largohet edhe aktivitetit fizik. Ai mund te konsiderohet edhe nje tip sportiv. Per kete arsye zakonisht pamja a tij eshte shume e shendetshme, gjithmone ne forme shume te mire.Dashuria e tij per te zbuluar mund ta coje shume larg shtepise. Shigjetari mund te rezultoje pak i besueshem ne miqesi sepse edhe pse i sinqerte dhe i disponueshem per komunikim, mund te zhduket nga momenti ne moment, i zhytur ne nje eksperience te re nga e cila asgje nuk mund ta largoje.Nga pikpamja e trupit njerezor, Shigjetari eshte i lidhur me legenin dhe kocken e shenjte. Per kete arsye Shigjetari mund te vuaje nga nervi shiatik, ose nga celuliti tek kofshet.Edhe ne dashuri tendenca per eksperimentet e Shigjetarit behet thelbesore. Eshte e veshtire qe te leje t’i iki nje rast, kurioziteti i tij ben qe te ndryshoje partner pak me shpesh se sa shenjat e tjera. Akti seksual, per Shigjetarin nuk eshte i veshur me shume pasion, kuptohet si nje moment perballje ku te dy partneret japin me te miren nga vetja e tyre nga pikpamja fizike.Megjithese nuk i pelqejne lojerat tipike te cifteve me fantazi, tradhetia nuk eshte nje drame per Shigjetarin, as nese e provokon vete, e as nese e tradhetojne te tjeret. Me keto te dhena, eshte e veshtire qe Shigjetari te kete nje partner per te gjithe jeten. Ne te shumten e rasteve rri single ose martohet shpesh.

BRICJAPI

22 Dhjetor dhe 20 Janar. Planeti dominues i Bricjapit eshte Saturni, elementi eshte toka, cilesia eshte kardinale.I drejtuar nga Saturni Bricjapi eshte nje shenje qe i ka te vendosura mire ne koke objektivat e tij dhe rrugen qe duhet te ndjeke per t’i arritur.Besimi i forte qe ka ne arritjet e tij dhe mjetet qe perdor mund ta bejne Bricjapin te duket nje shenje introverse dhe imponuese. Ne fakt ai ka nje vleresim te larte per veten dhe ka nevoje per nje fare kohe per tu siguruar qe personat me te cilet ka te beje jane ne lartesi te konfidencave te tij.Qellimi eshte gjithcka per Bricjapin.Per ta arritur eshte i gatshem per te privuar veten nga cdo gje dhe ne disa raste, eshte i gatshem te beje edhe kompromise.Per kete arsye ndonjehere akuzohet se i shfrytezon njerezit, ose qe eshte shume i ngjitur kur i duhet dicka.Bricjapi jep me te miren nga vetja me kalimin e viteve. Karakteri e pamja e tij tentojne te behen perfekte me maturimin.Persa i perket anatomise , shenja e Bricjapit eshte e lidhur me kockat dhe me dhembet, si edhe me lekuren dhe me floket. Pra mund te vuaje nga semundje te lidhura me reumatizma, ose probleme te lekures. Duhet te ndjeke nje ushqim shume te pasur me lengje.Dashuria eshte nje nga aspektet e pakta ku Bricjapi mund te relaksohet dhe mund te harroje tendencen e vet per te sakrifikuar. Ne nje mbremje vertet romantike, mund te leshoje pasionalitetin e vet. Ka nje predispozicion te forte per familjen por megjithate eshte subjekt tradhetues. Kjo ndodh kur gjen nje person te veshtire per te bere per vete, ose qe mund t’i jape nje prestigj me te madh se aktuali.Per te mbajtur pas vetes nje Bricjap, nuk duhet te japesh komplet vetveten, por te lini gjithmone nje hapesire te vogel qe duhet ta beje per vete. Ne kete menyre nuk bie interesi i tij dhe nuk drejtohet tek te tjeret.

UJORI

21 Janar dhe 19 Shkurt. Planeti dominues eshte Urani, elementi eshte ajri, cilesia eshte fikse, lloji eshte mashkullor.Ujori eshte shenja me antikonformiste e Horoskopit. Ne vecantine e tij eshte i huaj ndaj tradites dhe eshte krenar qe eshte i tille.Influenca e Uranit ne shenje shfaqet nga njera ane ne aftesine per te rinovuar dhe per te ndertuar dhe nga ana tjeter, Ujori ka nje nevoje te madhe per liri. Ndalojini mundesine per tu shprehur apo per te levizur dhe do te ishte sikur ta kishit vrare.Ujori eshte shume i bindur ne gjithcka ben. Megjithate, ashtu si ndodh ne te gjitha shenjat e ajrit, nuk e pengon qe te nderroje papritur ide edhe per gjera vertet te rendesishme. Mund te thote qe eshte i dashuruar marrezisht me nje person nje dite, dhe te zbulohet i dashuruar marrezisht pas dikujt tjeter diten e ardhshme, pa gjetur ndonje kontradikte ndermejt dy ndjenjave.Nga idete e Ujorit mund te lindin edhe inovacione te epokes: ai beson vertet ne aftesite e veta dhe te te tjereve per te ndryshuar gjerat. Mbeshtetet tek miqesia, qe e konsideron si nje vlere thelbesore, ndoshta edhe me shume se dashuria. Rrallehere vuan nga vetmia.Nga pikpamja e anatomise, shenja e Ujorit i referohet kembeve, kaviljeve, dhe qarkullimit te gjakut. Per kete arsye mund te vuaje nga nxjerrje te kaviljeve, apo thjesht ndrydhje, ose edhe probleme me varicet.Edhe ndjenjat jane pre e te qenit ecentrik te Ujorit. Arrin te dashurohet me lehtesi, por ne te njejten kohe me lehtesi, i iken dashuria. Kjo mund te sjelle turbullira te medha per personin qe e ka zgjedhur per partner. Deshira e tij per ndryshime e shtyn shpesh te kerkoje ndryshime edhe ne fushen afektive.Ujori nuk eshte xheloz por edhe nuk lejon te jete objekt i xhelozive te te tjereve. Nese tradheton, nuk ndihet ne faj per nje periudhe te gjate. Por nese e tradhetojne, behet shume annue dhe mund te kete nevoje per nje periudhe vetmie per tu rikarikuar.Fatmiresisht nuk e ka problem te jete i drejtperdrejte ne ndjenjat e tij dhe nuk i fsheh qellimet e tij, sado te turpshme qofshin.

PESHQIT

20 Shkurt deri ne 19 Mars. Jupiteri dhe Neptuni jane planetet dominues, elementi eshte uji, cilesia e ndryshueshme.Shenja e Peshqve karakterizohen ne menyre te privilegjuar nga fakti qe mbyllin rrethin e Zodiakut. Konsiderohet si shenje jo stabel dhe e vullnetshme, por ne te vertete detyra e tij eshte qe te veje ne diskutim gjithcka qe eshte bere perpara tij.Per te bere kete shpesh izolohet ne nje bote te tijen, te bere prej nje emotiviteti dhe sensacionesh qe i perkasin vetem atij.Ka nje menyre kritike dhe artistike te sjelluri. Ka nje menyre kreative. Nder te tjera ka nje intuite te jashtezakonshme, qe ben te mendohet sikur ka nje shqise te gjashte.Ashtu si te gjithe personat qe jane te mire,Peshqit jane shume lehtesisht te influencueshem nga te tjeret, shpesh ne menyre negative. Jo rralle vuan pasi nuk kuptohet nga ambienti qe e rrethon. Por kur arrin te futet ne nje ambient pune apo social qe e kupton potencialin e tij te larte per inovacion dhe permiresim, mund te vleresohet me shume se kushdo tjeter, dhe madje te behet edhe lider.Persa i perket marredhenies me shendetin,shenja e Peshqve eshte e lidhur me sistemin imunitar dhe me kembet.Nje person i kesaj shenje mund te vuaje nga semundje virale, qe do te diagnostikohen menjehere dhe do te ndalohen perpara se te bjene deme.Gjithashtu mund te vuaje nga probleme te thonjve dhe kallove, sidomos ne periudhen verore.Sensibiliteti i Peshqve mund tu shkaktoje gjithashtu edhe semundje te natyres nervore.Ashtu si mund te imagjinohej, si nje person qe kalon shumicen e kohes ne boten e tij, Peshqit jane shume romantik, si asnje tjeter shenje.Problemi eshte qe te kuptohet se kur dashuria e kesaj shenje i drejtohet vertet nje personi apo idealizimit te ketij personi.Peshqit kane nje besim te pakufishem tek cifti dhe kalon ne krize nese dicka i ben te kuptone qe harmonia perfekte ndermjet dy personave eshte shume e veshtire te arrihet.Ndonjehere per shkak te ketyre zhgenjimeve, ka tendencen te tradhetoje partnerin.Por ndjenja e fajit e ben qe te kthehet pas.Per te evituar tradhetine e shenjes se Peshqve,duhet te mbahet iluzioni qe dashuria mund te jete e perjetshme dhe ideale.