Alketa Vejsiu, ne biznes me “Class”

alketa4Ështe i gjithi nje ajer tjeter brenda ateliese se Alketa Vejsiut, ku shqisat i kap pashmangshmerisht nje nga ato dehjet e embla. Gjeja e pare qe te vjen nder mend pas kesaj eshte emri mbi porten ku sapo ke kaluar dhe pse vetja te duket pafundesisht larg prej andej. “Class” ne fakt eshte e vetmja gje nga ato qe le jashte dhe e gjen edhe brenda. Ështe gjithçka aq perfekte sa duket sikur po te hedhesh dhe nje hap e do shembet gjithe ajo harmoni qe varet ne ajer. Mirepo nuk eshte aspak vendi ku duhet te ecesh ne maje te gishtave e te belbezosh me droje. Alketa e para, e qeshur dhe mikpritese, te fton qe ne sallonin e saj te fustaneve te nuseve te vish verdalle si ne sallonin e shtepise tende. Shume klas rreth e rrotull? Shume luks dhe elegance? Shume atmosfere mbreterore? E ç’te keqe ka, kur Alketa vete eshte e bindur, tej klisheve, qe klienti eshte mbret, …ose princeshe, per te qene me afer natyres se ketij biznesi qe kujdeset per nuset e ardhshme qe dita me e veçante e jetes, te jete fiks siç e kane enderruar. Prandaj asgje nuk eshte e tepert: as fustanet e markave te njohura perfshire “Jenny Packham” qe vesh princeshen Kate Middelton, te varura nje zgjatje dore larg, as dhomat e zhveshjes te arreduara ne menyre luksoze, ku vajzat mund te veshin penjuar sateni e te pine çaj ne mes te seancave te proves, as ajo komo e bardhe viktoriane qe ka brenda lingerie-te e dantellta te dites speciale…Aty nje nuse mund te gjeje vertet gjithçka, por nuk eshte vetem kaq, eshte e sigurt qe ne çdo moment qe do kaloje brenda sallonit do ndihet e ledhatuar jo vetem nga copat cilesore mbi lekure, por dhe nga aroma dhe muzika qe vallezojne ne ajri, nga sherbimi llastues, nga gjithçka qe do e shnderrojne viziten e saj ne atelie “Class” ne nje eksperience te mrekullueshme! Po sigurisht nuk duhet te fluturojme pa kthim nga realiteti ku ekzistojne dhe konkurrentet: shume atelie dhe agjenci dasmash, disa prej te cilave kane krijuar tashme emrin e tyre ne treg. Mirepo Alketa Vejsiu, jo vetem e ka enderruar me detaje te gjithen, por edhe e ka menduar mire.

Pse pikerisht nje biznes i tille mes shume mundesive?

Sepse gjithmone ka vend ne treg per diçka te re. Ka me dhjetera kompani mode qe nisin, mbyllen apo ekzistojne prej vitesh ne bote… Sepse eshte nje pune qe me apasionon e ben qe te jem, si te thuash, nje stampe qe vulos momente dhe ngjarje te lumtura ne jetet e njerezve. Sepse mendoj qe eshte nje aktivitet qe mund ta ushtroj mire per formimin akademik dhe praktik qe kam ne fushen e medias, e marketingut dhe biznesit. Sepse me pelqen te ndertoj nje portofol biznesi qe ka lidhje me te bukuren, median e marketingun. Sepse mendoj qe Class mungonte. Sepse eshte nje industri me risqe te uleta dhe shanse te larta per te qene sukses kur behet siç duhet.

Si te lindi ideja e hapjes se sallonit?

Ka qene shtysa e nje mikes time shume te dashur duke udhetuar me tren qe me nxiti drejt materializimit te ketij projekti. Ka qene edhe mungesa e shpeshte e fustaneve te duhur ne evente te ndryshme televizive… Mikja ime me tha: “Ti komunikon shume mire me njerezit… Fokusohu tek kjo aftesi e spikatur, eshte brenda teje shpirti i sipermarrjes. Vendos nje standard te ri per sherbimet ne Shqiperi. Do te jete sukses!”. Ndodh qe nje blic drite ne nje moment te caktuar te ndriçon nje projekt, nje ide. E kam njeri shume te mbare ne jete ndaj si supersticioze qe jam besoj qe ky bekim do te me prije mbare.

Pse ke zgjedhur kete emer per biznesin tend?

Kam pasur gjithmone nje ndjeshmeri te veçante ndaj detajeve dekorative, gastronomise se sofistikuar, ndriçimit special me te cilin merrem ne çdo mjedis ku shkoj (perfshire dhe restorantet e Tiranes, ku ne disa vende besnike ku shkoj, e dine tashme qe kur une hyj, gradienti i dritave duhet te ulet :-) ), deri tek muzika qe duhet te jete speciale…Te gjitha keto i sintetizova ne nje emer “CLASS”. Class do te thote per mua te realizosh nje ngjarje te bukur me shije dhe elegance pa kapercyer asnje element qe te ben ta jetosh jeten ne atmosfere e frymezim.

Tek “Class”do te jete nje sallon vetem per fustane nusesh, apo do te ofroje dhe sherbime te tjera?

Class eshte nje atelier multi brand fustane mbremjesh dhe nuserie dhe nje strukture qe ofron dhjetera sherbime per te kenaqur nevojat e klientit ne nje dite te rendesishme Fustanet perrallore dhe dekorimi i mjediseve jane dy sherbimet baze. Ti thjesht do i japesh emrin, apo do jesh dhe vete e angazhuar ne veprimtarine e tij te perditshme? Projektet e suksesit duan skuadra njerezish te apasionuar. Jam me fat qe i kam gjetur keta njerez. Kam nje vit e gjysme qe punoj vete personalisht sigurisht. Nuk eshte rasti im qe t’i ve emrin dhe te pretendoj suksesin.Energjizoj çdo qelize te “Class” dhe i jap çdo dite pak nga vetja dhe jeta ime ne menyre sistematike. Kam punuar mbi nje vit e gjysme duke kontaktuar e takuar kompani nder me prestigjiozet ne Europe e pertej Kontinentit. Jam gezuar shume kur mberriten ne Tirane drejtoret e shitjeve te dy kompanive dhe me thane qe Atelier Class mund te qendronte shkelqyeshem edhe ne Milano edhe ne Paris per menyren se si eshte konceptuar dhe arreduar. Ne te vertete “Class” ka dhe ekskluzivitetin e disa markave te njohura te fustaneve, per Shqiperine.

Si eshte arritur kjo kur behet fjale per shtepi boterore mode, shume te vleresuara gjithandej?

Ishte nje tratative e veshtire, por e fituar, marrja e ekskluzivitetit te Jenny Packham (Nr. 1 ne Britanine e Madhe per fustanet e nuserise dhe te mbremjes qe vesh princeshen Kate Middleton apo Vera Wang, lider ne USA apo Aimme Montenapoleone, marka me prestigjioze e modes italiane (100% Made in Italy). E veshtire te sjellesh ne konsideraten e disa kompanive te medha e prestigjioze tregun shqiptar, por me ca sekrete ne negociata ja dolem.

Je vazhdimisht duke folur si nje bizneswoman dhe dukesh ne petkat e tua. Keto plane duan te thone qe ne te ardhmen do i kushtohesh biznesit?

Me apasionon pafund biznesi. Ne moshen 18-vjeçare kam themeluar e kam qene drejtuese ne Agjencine e Marketingut “On Time Concept” se bashku me nje kolege tjeter duke vijuar paralel edhe studimet e larta per Menaxhim Biznesi. Ne Fakultetin Ekonomik kam spikatur veçanerisht ne marketing e menaxhim. Dy vitet e fundit ngadalesova pak ritmin e punes e iu perkushtova shkolles per t’i marre me te miren asaj periudhe ku njeriu formohet e lexon… Menaxhimi Strategjik ishte 10 absolute. Me te veshtire kam pasur Kontabilitetin e Financen, por me pune edhe aty arrihen rezultate pavaresisht prirjeve natyrale. Te gjitha i kam bere sepse kam pasur nje vizion: te ndertoj nje marke. Marka ime sot eshte Class By Alketa Vejsiu dhe, meqe permenda kohen e shkolles po flas me termat e saj: kjo marke do te diversifikohet si portofol ne disa drejtime.

Ke thene qe je duke punuar dhe per revisten “Class”. Me çfare do arrish ta besh ndryshe nga gjithe revistat e tjera ne treg?

Ështe nje reviste shume origjinale ajo qe po projektohet. Format qe nuk eshte pare asnjehere ne treg. Do te quhet “Class” per te sjelle tek njerezit Class 360 grade te konsultuar nga une dhe koleget e mi te specializuar ne fusha te ndryshme te jetes. Ju drejtohet te gjitheve dhe s’ka te beje me njerezit qe kane mundesi e standard te caktuar ekonomik. “Class” eshte kushdo me pak dije, Class je ti! Je e prirur ndaj zgjedhjeve elegante dhe mesazhit pozitiv, por, a je e bindur qe keto “shesin”?

Ke vendosur qe ne fillim te mos besh kompromis me komercializmin? Mendon se ekziston nje publik i terhequr ndaj ketij stili mondan e elitar te themi, qe eshte dhe nje bleres i mire?

Do kete ndonje element komercial patjeter se s’do te doja te kisha nje stok revistash ne redaksi, por do te kete nje mesazh ne fund, nje pune informuese, kulturuese, orientuese, frymezuese…Pas numrit te pare pres verejtjet. Them qe kam gjetur nje formule interesante…

Ta leme pak biznesin, per te folur per nje fushe po aq intriguese: politiken. Ke qene e angazhuar gjate fushates se PS-se, ke mbajtur nje fjalim ku ke thene qe nuk je socialiste, por qe do e votosh kete parti pasi beson ne Rilindjen qe ajo premton. Cila eshte e verteta e ketij angazhimi?

S’ka asnje te vertete tjeter perveç asaj qe dukej e qe u degjua me ze te larte. Une isha aty me nje qellim te vetem: te jepja nje model te qytetares dhe profesionistes se lire te medias qe s’ka asnje barriere perpara lirise se fjales, sepse kjo eshte demokracia, si dhe te vija fjalen time ne funksion te nje ndryshimi te domosdoshem te vendit tim, meqe kam fatin te degjohem.

Vetem kaq? Po tashme qe PS fitoi, parashikohet nje perfshirje ne strukturat drejtuese apo administrative?

Absolutisht jo. Une jam shume e lumtur dhe e qete ne jeten dhe rrugen time. Ajo dalje do te me mbetet historike ne jete dhe e di qe sa here do t’i rikthehem per ta pare do te ndjehem krenare qe thashe timen, duke mposhtur ate frike qe ligeshton njerezit qe duan te thone gjera me ze te larte, por mpaken se mos pushteti u hakerrehet e paguajne kosto per kete. Kjo bie ndesh me mendesine time prej qytetareje te lire europiane. Ka humbje me te madhe per secilin nga ne sesa te humbasesh lirine? Pastaj doja edhe te frymezoja ata qytetare qe kishin disa pikepyetje nese duhet t’ia jepnin voten Rilindjes Kombetare. Ne ate fjalim qe secili mund ta gjeje ne youtube, e motivova bindjen time.

Po meqe po flasim per angazhim dhe shpresa qytetare, cila eshte “rilindja” konkrete qe pret ne jeten tende si qytetare tani?

Ai mesazh i thjeshte kishte vlere atehere kur Partia Socialiste ishte ne opozite, sepse sot nje pjese e mire e njerezve jane te prirur te behen pale me poziten, por une deshiroj ta them serish me ze te larte: besoj fort tek lidershipi i Edi Rames, tek vizioni dhe projekti i tij per nje Shqiperi europiane, tek rekrutimi i njerezve te afte ne radhet e administrates ne nje shoqeri shansesh te barabarta dhe mosperjashtimi i te djathteve te afte nga vendet e punes pavaresisht bindjeve politike, tek Shqiperia e ndertimeve me leje dhe tek mbyllja e kapitullit “Kam nje cope toke e po bej nje kat shtepi, po le dhe ca kunja gati per katin tjeter”, tek zhvillimi i turizmit dhe vendosja e disa standardeve te domosdoshem per pushuesit shqiptare dhe thithje e turisteve dhe investitoreve te huaj, besoj tek infrastruktura moderne, tek permiresimi i sistemit shendetesor e sherbimeve ne spitale qe jane ne kushte mjerane, tek Shqiperia jeshile me natyre dhe bujqesi te begate, tek nje Shqiperi me rend, ku njerezit nuk vriten ne mes te plazhit, tek Shqiperia me nje sistem drejtesie funksional.

Ky interes ndaj politikes do te thote qe ne mos sot me qeverine ‘Rama’, nje dite, e shihni veten brenda saj?

E kane bere kete edhe J Lo dhe Beyonce per Obamen…asnjera nuk eshte pjese e politikes, apo jo? Vitet e fundit kam qene vertet e interesuar per zhvillimet ne vend sepse nuk mund te mos jem kur politika prek çdo dite jeten time dhe te shoqerise sone. Çdo gje qe shkon kundra asaj qe eshte perparimtare, paguhet nder breza….Dhe gjeja qe kushton me shume eshte koha e jetes sone. Çdo gje e paguajme shtrenjte me kohen qe iken e na ben te jetojme cilesisht keq. Te jesh indiferent ndaj politikes do te thote te mos duash veten, femijet e tu, jeten tende!

Nderrojme teme, sepse bashke me krijimin e qeverise po afron sezoni i ri i ‘X-Factor’. Çfare mund te thuash per edicionin e ri, per njerezit e perfshire ne te?

Kemi perfunduar xhirimet e audicioneve dhe vilave. Live Show-t nisin ne tetor. Kemi vokale dhe personazhe qe godasin kete vit. Ne tetor nisin netet Live. E dua shume kete format. Ka te rinj, ka endrra, ka gare, ka muzike, ka ngjyra dhe drita, ka gezim… Ne Tv Klan punohet shume qete dhe mire. Teknologjia ka ekzaltuar punen kreative. Do jete nje sezon fantastik. Kenaqesia me e madhe eshte kur shoh ne ngjarje te ndryshme artistike dhe muzikore kengetaret qe promovon ky format. Them “jane krijesat e ‘X Factor” dhe kenaqem per ndihmesen qe u eshte dhene per t’u evidentuar talentin…

Nje pyetje klishe, por ne rastin tend qe pak flet per jeten private, ndoshta i shpeton pak asaj: Sa kohe te ngelet per familjen?

Ç’marredhenie ke ndertuar me vajzen qe po rritet ngadalengadale dhe me djalin, i cili ndryshe nga vajza, ka lindur ne nje periudhe me aktive per ty?

Ka gjithmone kohen e vet ekskluzive familja. Udhetojme shume dhe eshte pjesa me e bukur e jetes e shpenzuar me mire se çdo sekonde tjeter per emocionin dhe permbushjen qe fal. Argetuese jane koncertet qe bejme me karaoken qe kemi ne shtepi. Nicol i pelqen shume lapsat dhe ngjyrat, ben pune shume te bukura me balte dhe e adhuroj kur e shoh te zhytet ne boten e saj si skulptore e vogel. Çdo dite kthehet nga kopshti dhe vjen tek puna e me thote “dua te te ngjaj, por s’do behem si ty. Do behem ose arkitekte, ose stiliste…”. Po punoj qe te nise mesimet e pianos, siç jam e pergatitur qe, nese s’do kete deshire ose talent, s’do ta detyroj te beje ate qe dua une e qe ajo nuk e do. Shoppingu na pelqen te dyjave shume J. Lionel eshte i vogel ende. Ështe nje eksplorator qe nuk ndalet. I kam rritur e shpenguar, te gezojne lirine e te jetojne natyren. Jane te qete e s’me kane lodhur shume. Kam qene dhe vijoj te jem prezente ne jeten e tyre dhe kam bindjen qe femijet nuk behen vete, jane produkt i nje edukimi te vazhdueshem dhe kryesori eshte modeli i familjes qe shohin dhe jetojne çdo dite.

Burimi: Gazeta Mapo